Maryam Salim, përfaqësuesja e re e Bankës Botërore në Shqipëri
13/06/2017 - 13:27

Maryam Salim është përfaqësuesja e re e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, e cila zëvendëson në këtë post Tahseen Sayed pas përfundimit të misionit të saj 3- vjeçar në vendin tonë, më 1 shkurt 2017.

Salim zotëron rreth njëzet vjet eksperiencë pune në Bankën Botërore, kohë gjatë së cilës ka kryesuar në sërë iniciativash që lidhen me reforma programesh e politikash.

Para së të zgjidhej në këtë post,  Salim ka qenë këshilltare pranë Zyrës së Shefit Ekzekutiv të Bankës dhe Zëvendës Presidentit për Projektet. Ajo gjithashtu, ka punuar si këshilltare për projektet dhe ka qenë Drejtuese e Departamentit që financon Projektet Investuese.

Ajo ka filluar punë në Bankë në 1998 si pjesë e Programit të Profesionistëve të Rinj, ku ka punuar në programe që lidhen me sektorin e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale në Afrikë, Europë dhe Azi Qendrore, Azi Lindore dhe rajonin e Paqësorit.

Me kombësi nga Tanzania, Salim ka Master në Shkencat Ekonomike Ndërkombëtare nga Universiteti John Hopkins, dhe Studimet e Avancuara të Shkollës Paul H. Nitze, si dhe gradën Doktor në Shkencat e Jurisprudencës nga Universiteti i Georgetown-it.

Shqipëria është bërë anëtare e BB-së që prej 15 tetorit të vitit 1991. Prej vitit 1992 e në vijim Banka Botërore është donatori më i madh në Shqipëri që ka financuar projekte me vlerë të përgjithshme në miliarda dollarë, për zhvillimin e sektorëve të rëndësishëm ekonomiko-social të vendit, me ndikim në zbutjen e varfërisë dhe rritjen ekonomike./ATSH/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Vetting, Former President: Judges want to cover their irregularities

Close