Lajmet nga Vendi

Tiranë, 10 të arrestuar për vepra të ndryshme penale

Strukturat e Policisë së Kryeqytetit përgjatë 24 orëve të fundit kanë bërë të mundur arrestimin e 10 personave për konsumim të veprave të ndryshme penale. Kështu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr.4 në Tiranë, është bërë e mundur kapja …

Durrës, arrestohet arkitekti i bashkisë

Policia e Durreëit ka vënë në pranga arkitektin e bashkisë së këtij qyteti, 35 vjeçarin Adlei Likmeta. Arrestimi i tij është kryer brenda ambjenteve të bashkisq ku ai punonte në orët e mëngjesit të sotëm. Policia sqaroi se Likmeta është …

Ambasadori Rokans takon Gjoshën: Greqia mbështetje për integrimin

Ambasadori i Greqisë në Tiranë Leonidas C. Rokans ka shprehur angazhimin e vendit të tij për të përkrahur dhe nxitur zgjerimin e Bashkimit Europian drejt Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Në një takim me ministren e integrimit Klajda …

Vrasja e ish-shefit të Shijakut, shtyhet gjyqi ndaj Ilir Xhakjas

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sot seancën gjyqësore ndaj Ilir Xhakjas, të akuzuarit për vrasjen e ish-shefit të policisë së Shijakut Adem Tahiraj. Shtyrja e gjyqit është bërë pasi mungonte avokati mbrojtës i cili do të paraqeste sot …

Plagosja e 2 të rinjve nga plumbat qorrë, banorët e fshatit Derviçan në protestë

Banorët e fshatit Derviçan në qarkun e Gjirokastrës kanë protestuar sot pas plagosjes së dy të rinjve mbrëmjen e djeshme. Banorët theksojnë se ndihen të kërcënuar nga të shtënat me armë që vijnë nga fshati Lazarat dhe kanë kërkuar nga …

Elbasan, plagoset me thikë 21-vjeçari, në kërkim autorët

Një i ri është plagosur mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji” ku 21-vjeçari Klajdi Tollumi është qëlluar me thikë nga persona të cilët janë identifikuar nga policia. Menjëherë i plagosuri është dërguar …

Nishani nga SHBA: Rama të punojë, statusi i BE me meritë brenda 2013-ës

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani  gjatë një takimi me  shqiptarët e “Vatrës” në SHBA  vlerësoi se ky vit që nga takimi i mëparshëm, ka shënuar ngjarje historike për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sipas Nishanit, zgjedhjet e përgjithshme parlamentare ishin më të …

Terrorizohet fshati minoritar, plumbat e Lazaratit qëllojnë Derviçanin

Të shtënat me armë në fshatin Lazarat kanë lënë dy të plagosur mbrëmjen e sotme. Burime nga Gjirokastra bëjnë me dije se dy të rinj në fshatin Derviçan në Gjirokastër janë plagosur aksidentalisht nga plumbat qorrë që vinin prej të …

Festivali “Marubi”, filma dokumentarë për dhunën ndaj gruas

Mesazhi i luftes kunder dhunes ndaj grave dhe te drejtave te njeriut ne teresi , vjen nepermjet shfaqjes se disa filmave, ne diten e dyte te Festivalit Nderkombetar te Filmit per te Drejtat e Njeriut. Ishin dy filma me metrazh …

Mbretëria e Arabisë Saudite: Marrëdhëniet mes dy vendeve janë intensifikuar

Dita kombëtare e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka mbledhur në një pritje të veçantë diplomatë të shumtë të akredituar në Tiranë. Në pritjen e organizuar me rastin e 84-vjetorit të themelimit të Mbretërisë, kanë marrë pjesë drejtues të lartë të …

Gara për Korçën, PD zyrtarizon kandidaturën, Sotiraq Stratobërdha përballë Sotiraq Filos

Sotiraq Stratobërdha, është kandidati i Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj për Kryetar Bashkie në zgjedhjet vendore që do të zhvillohen në Bashkinë e Korçës, më 3 Nëntor 2013. Pavarësisht se ishin përfolur emra të ndryshëm, PD bëri të ditur …

MB plotëson vakancat në policinë rrugore, arsimi i lartë dhe mosha e re, kriteret bazë

Një ditë pas lirimit nga detyra të 88 efektivëve dhe oficerëve të policisë rrugore, Ministria e Brendshme ka sqaruar edhe proçedurat mbi punësimin e policëve të rinj rrugorë. Përmes një komunikate për mediat, MB sqaron se përzgjedhja e punonjësve të …

Ministri Gjiknuri takime me Ambasadorët e Turqisë e Italisë në Tiranë

Ministri i Energjisë dhe Industrisë ,Damian Gjiknuri, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Z. Hasan S. Asan. Gjiknuri e njohur ambasadorin me prioritetet e programit politik qeverisës në fushën e energjisë dhe minierave. Ministri vuri theksin …

Naço pret përfaqësues të BB: Vazhdim të projekteve të përbashkëta të LAMP

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, priti sot në një takim përfaqësues të Bankës Botërore, z. Gavin Adlington, znj. Kathrine Kelm dhe znj. Drita Dade. Në fokus të diskutimeve ishte bashkëpunimi për vazhdimin e projekteve të përbashkëta të LAMP, projekt që …

Klinton “bashkon” Nishanin e Ramën, në një tryezë në konferencën “Inisiativa Globale”

Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton është shquar për ndihmën dhe përkrahjen që u ka dhënë shqiptarëve në dy shtetet e tyre në Ballkan, ndërsa kësaj here ja ka dalë “të bashkojë” presidentin Bujar Nishani dhe kryeministrin Edi Rama. Pas 3 ditësh …

Berisha ironizon Ramën: Zyrat e tij dhe kulla me Fidelin, dy rilindjet e Kryeministrit

Zyrat e Kryeministrise dhe kulla e kryeministrit Rama me Fidel Yllin ishin dy çeshtjet me te rendesishme te javes se pare te axhendes se Rames brenda dhe jashte vendit. Kështu shprehet në komentin e tij në facebook ish-kryeministri i vendit …

Rama takon çiftin Klinton: Dy miq të mëdhenj të Shqipërisë

Gjatë qëndrimit në New York, Kryeministri Rama, zhvilloi një takim me çiftin Hilari dhe Bill Klinton. Në rrjetin social facebook, Rama i vlerëson ish-Presidentin dhe ish sekretaren e shtetit te SHBA-së, si dy miq të medhenj te Shqiperise. “Mengjez i …

Ulen eksportet dhe importet, INSTAT: Gjatë gushtit është rritur defiçiti

INSTAT publikoi sot të dhënat e tregtisë me jashtë për muajin Gusht, ku vihet re ulje e eksporteve dhe importeve, si edhe rritje e defiçitit tregtar krahasur me korrikun e këtij viti. Sipas INSTAT, në periudhën janar-gusht të këtij viti, …

Meta pret ambasadorin Al-Saai: Të angazhuar për realizimin e projekteve të Katarit

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti ambasadorin e Katarit, Yousuf Hassen Al-Saai. Ambasadori i Katarit i uroi suksese kryetarit të Kuvendit, z. Meta në përmbushjen e detyrës së tij të re. Duke i uruar mirëseardhjen ambasadorit z. Yousuf Hassen Al-Saai, …

S’ka para për Ministritë e reja, Malaj: Vetëm borxhi mban në këmbë qeverinë

E vetmja mundësi e qeverisë për tu mbajtur në këmbë është rritja e nivelit të borxhit publik. Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, e përcakton situatën e buxhetit në vend si mjaft kritike. Malaj shpjegon se shpenzimet e shumta këto 9 …

Qeveria: Luftë informalitetit; Gjiknuri: S’ka transparencë për konçensionet

Bursa është shumë e rëndësishme për biznesin shqiptar në mënyrë që të mos varet vetëm nga kreditë e sistemit bankar. Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, ka deklaruar se e vetmja mënyrë për të te luftuar korrupsionin ne proceset e privatizimit …

Rama me Thaçin në Nju Jork: Axhendë të përbashkët për shtimin e njohjeve të Kosovës

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Nju Jork, zhvilloi një takim me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Në këtë takim pune u diskutua për shumë çështje të interesit të përbashkët për të dy vendet, veçanërisht për axhendën e …

Ambasadori Gaiani, Panaritit: Sipërmarrësit italianë, interes për të investuar në agrikulturë

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, u takua sot me ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tonë, Massimo Gaiani Gaiani theksoi se dikasteri i Bujqësisë e Zhvillimit Rural konsiderohet një nga sektorët më të …

PD: Militantë në administratë, larg duart nga 3 ligjet

Opozita i ka bërë thirrje sot kryeministrit Rama të mbajë duart larg tre ligjeve të miratuar me konsensus nga palët politike. Përmes një deklarate për mediat, nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Eduart Halimi, denoncoi atë të cilin e …

Beteja e fotove zbret në Ministrinë e Brendshme, Rama: Ka edhe më keq

Thellohet “beteja” mes mazhorancës dhe opozitës mbi gjendjen e marrjes në dorëzim të institucioneve shtetërore. Pas Kryeministrisë, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur tu paraqesë ndjekësve të tij në “facebook” ambjentet e Ministrisë së Brendshme. Albumi me pamjet e Ministrisë së …

Naço: Të reformojmë KLD; Sequi: Sistemi i drejtësisë të jetë efikas

Së shpejti korrupsioni do të cilësohet si një nga veprat më të rënda penale dhe dhe do të gjykohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Kështu është shprehur Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, pas takimit me ambasadorin e BE-së në …

Meta “shpërfill”çështjen SHQUP-i: Selia e re e PD nuk është prioritet i shumicës

Për kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, godina e SHQUP nuk është prioritet edhe pse kryeminsitri Edi Rama ka deklaruar se një qendrim të qartë per këtë çështje do të mbaje vetëm pasi të jetë konsultuar me aleatin e tij më …

Biznesi “pret” premtimet e Ramës, Dhoma e Industrisë i kërkon tryezë qeverisë

Biznesi kërkon tryezë të përbashkët me qeverinë e re për të diskutuar problemet emergjente. Kreu i Dhomës së tregëtisë dhe industrisë Nikolin Jakaj kërkoi edhe krijimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar i premtuar më herët nga kryeministri Edi Rama. “I kërkojmë …

Elbasan, prokuroria çon për gjykim ish-kryeinspektorin e Bashkisë

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka dërguar kërkesën për gjykim pranë Gjykatës ndaj ish-Kryeinspektorit të Bashkisë së këtij qyteti Neritan Zotaj, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre” . Sipas Prokurorisë, Zotaj pasi me veprime dhe mosveprime nuk ka marrë masat …

Vijojnë sukseset e Spitalit Amerikan në kirurgjinë e zemrës

Vijojnë sukseset e Spitalit Amerikan në kirurgjinë e zemrës. Mjekët kardiokirurg ka realizuar një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, atë të ndërrimit të valvolës aortale që për herë të parë zëvendësohet me një valvol biologjike pa unazë. Në këtë mënyrë, falë …

Meta: Kuvendi, bashkëpunim mes mazhorancës e opozitës

Kuvendi do të kontribuojë pozitivisht në drejtim të rritjes së klimës bashkëpunuese mes mazhorancës dhe opozitës. Kështu është shprehur Kryetari i Kuvendit,  Ilir Meta gjatë takimit që ka zhvilluar me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Cannon. Sipas Metës, opozita …

Shkodër, vranë babë e bir 1 vit më parë, policia identifikon 5 autorët

Policia e Shkodrës ka identifikuar 5 autorët e vrasjes së Frederik dhe Jurgen Markut,  më datën 30 gusht të vitit të kaluar. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se të dyshuarit e vrasjes së babë e bir janë  shtetasit …

Gjendja e QSUT e vështirë, Beqaj: Për shkak të borxheve, do t’i shlyejmë

Ka nisur sot zbatimi i planit për largimin e objekteve jospitalore nga ambjentet e QSUT-së. Në një prononcim për mediat, ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj theksoi se ministria do të nisë zbatimin e planit të masave për rikthimin e QSUT-së …

Tritol makinës së kryetarit të komunës Golem, Kryekomunari i shpëton atentatit

Një sasi eksplozivi që fatmirësisht nuk shpërtheu ishte vendosur mjetit të kryetarit të Komunës Golem, Agron Agalliu. Lënda plasëse, e mbështetjellë me një qese ishte vendosur nga poshtë mjetit dhe ka rënë në tokë ndërsa makina ka nisur lëvizjen. Kanë …

Nju Jork, Bushati zhvillon një sërë takimesh me homologë

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i cili ndodhet në Nju Jork ku po merr pjesë në sesionin e 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka zhvilluar një sërë takimesh me homologë. Ai është takuar me Ministren e Jashtme të …

Tiranë, makina përplas një çift të moshuarish pranë stadiumit “Dinamo”

Një aksident me pasojë plagosjen e dy kalimtarëve të moshuar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sulejman Delvina”, pranë stadiumit “Dinamo”, ky një automjet ka përplasur çiftin e të moshuarve të cilët po kalonin …

Nishani- institucioneve fetare nё Detroit: Nderim pёr mbёshtetjen e çёshtjes kombёtare

Në ditën e dytё tё qёndrimit nё Detroit, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, zhvilloi vizita  tё veçanta nё Teqenё Shqiptare tё Bektashinjve, nё Qendrёn Islame Shqiptare, nё Kishёn Katolike Shqiptare “Zoja Pajtore e Shqiptarёve” si dhe nё Kishёn Katolike Shqiptare …

Tiranë, përdhunoi anglezen në tualetin e lokalit, arrestohet

Dashuria e ka sjellë në Tiranë me idenë për të ndërtuar një jetë me djaloshin shqiptar që i kishte rrëmbyer zemrën në Londër. Por jeta në metropolin shqiptar i ka ofruar një surprizë të dhimbshme. Gjithçka ka ndodhur në një …

“Shija e kafesë”, panairi në Tiranë me shije dhe ngjyra të ndryshme

Holli kryesor i hotel Rogner në Tiranë do të servirë për rreth një jave shijet e të gjitha llojeve të kafesë në vendin tonë. Në panairin, i cili do të zgjasë nga data 23 deri me datën 29 shtator, që …

PD, Imami: Rama mesazh spastrimi, politikë konfkliktuale me opozitën

Të qënurit në opozitë duket një fillim pak i vështirë për deputetin e Partisë Demokratike, Arben Imami. Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, Imami deklaroi se e majta në qeverisje po ndjek …

Tiranë, shpërthen makina e biznesmenit, dëmtohen dhe 2 të tjera

Shpërthimi i një automjeti ka vënë në alarm mbrëmjen e sotme blutë e kryeqytetit. Ngjarja u regjistrua rreth orës 21:30 në hyrje të Liqenit Artificial, pranë një lavazhi, ku automjeti tip BMW X 6 e biznesmenit Andrea D ka shpërthyer, …

Zhvendosen shtyllat e linjës së tensionit të lartë, Basha: Tjetër premtim i mbajtur

Shtyllat dhe linjat e tensionit të lartë që prej 15 vitesh shtriheshin përgjatë bulevardit  “Zogu i Parë”, nga sot do ti përkasin të shkuarës. Pas zhvendosjes nën tokë të linjës së tensionit të lartë, Bashkia e Tiranës  ka nisur sot …

Rama takime me Blair dhe Presidentin e BB: Njësi speciale për prioritetet

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në New York ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe me Presidentin e Bankes Boterore Jim Kim. Në takimin e zhvilluar mes Presidentit të Bankës Botërore, Kryeministrit të Shqipërisë dhe …

“Shqipëria e gjeneratës tjetër”, Harito prezanton strategjinë e re të TIK

Me iniciativën e Ministres për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, u zhvillua në mjediset e Qendrës Burimore PROTIK, një takim prezantues me temë “Shqipëria e gjeneratës tjetër, strategjia e re e TIK”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Institucioneve kyçe …

Çështjet pezull me Greqinë? Bushati: Zgjidhje ndërkombëtare

Ashtu siç eshte kishte premtuar gjatë fushatës së zgjedhjeve, qeveria e majtë shumë shpejt do të nisë strukturimin e shërbimit diplomatik. Një fakt i tillë është konfirmuar edhe nga numri 1 i diplomacisë në vend, Ditmir Bushati, i cili në …

Vlorë, sekuestrohet 350 kg drogë në gomonen e braktisur në breg të detit (fotot)

Një sasi prej 350 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar pasditen e sotme në vendin e quajtur Kodra e Radarit në fshatin Zvërnec në Vlorë. Burime nga policia kufitare në Vlorë, bëjnë me dije se droga u …

Gjiknuri pret Amb. gjerman: Do bëjmë realitet interkonjeksionin me Kosovën

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Hellmut Hoffmann. Z.Gjiknuri e njohu ambasadorin me prioritetet e programit të qeverisë në kuadër të fushës së energjisë dhe industrisë. …

Berisha uron Merkel: Fitore për mbarë Europën, gjermanët refuzuan premtimet antiglobaliste

Edhe pse vetë nuk pati të njëjtin fat në zgjedhjet e 23 qershorit që lamë pas, ish-kryeministri Berisha ka uruar kancelaren gjermane për marrjen e një tjetër mandati në krye të qeverisë gjermane në zgjedhjet e një dite më parë. …

Fermerët në Korçë, prodhimet shiten nën kosto, nuk ka fuqi blerëse

Dalja ne treg e shume produkteve bujqesore pergjate ketij sezoni, por nga ana tjeter edhe shtimi i prodhimit vendas, ka sjelle edhe veshtiresi ne gjetjen e tregut nga ana e fermereve korçare. Kjo mbetet nje nder problematikat kryesore per ta …

Librazhd, 150 nxënës pa mësim, rikonstruksioni i shkollës ka kaluar afatet

Rreth 150 nxenes ne arsimin 9-vjeçar ne fshatin Gurshpat te komunes se Polisit ne rrethin e Librazhdit prej disa ditesh nuk e realizojne proçesin mesimor. Shkak eshte bere mosperfundimi i rikonstruksionit te shkolles me te madhe te kesaj zone. Sipas …

Festa e vjeljes së rrushit, prezantimi i produkteve “ Made in Albania”

Festa e vjeljes e rrushit është kthyer tashmë në një traditë në rrethin e Beratit, pasi me anë të këtij resursi synohet zhvillimi i zonës. Prej vitesh ky qark ka nisur kultivimin dhe prodhimin e verës, ndërsa kohët fundit ka …

Nishani dekreton datën 3 nëntor për zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Korçë

Presidenti i Republikës Bujar Nishani dekretoi datën 3 nentor 2013 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetarin e Bashkisë Korçë pas dorëheqjes së Niko Peleshit, i emëruar tashmë si zëvendëskryeministër në kabinetin “Rama”. Lajmi është konfirmuar nga Komisioni Qendror …

Naço pret Ambasadorin turk: Forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit në drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, priti sot në një takim kortezie Ambasadorin e Turqisë, Hasan Aşan. Ambasadori turk shprehu urimet e rastit për emërimin e z. Naço në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë, nga ana e tij, …

Sequi garanton Peleshin: Mbështesim vizionin europian të qeverisë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Ettore Sequi, ka shprehur edhe njëherë mbështetjen për qeverinë e re të kryeministrit Edi Rama dhe hapat që Shqipëria duhet të ndjekë për anëtarësim të plotë në BE. Pas një takimi që zhvilloi …

“Shkrihet” policia rrugore, SHKB largon 88 policë e oficerë

Reforma në policinë rrugore dhe ndryshimi i perceptimit për të është një nga prioritet e Ministrisë së Brendshme. Për këtë arsye ministri Sajmir Tahiri mesditën e së hënës ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me drejtues te policisë …

Rikonstruksioni i Kryeministrisë, PD: Mbi çfarë aktesh ligjore është mbështetur

Pas betejës së fotove për godinën e kryeministrisë PD kërkon nga kryeministri Edi Rama të përgjigjet se në çfarë aktesh ligjore mbështetet rikonstruksioni i Kryeministrisë. Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi kërkoi të njëjtin sqarim edhe për mobilimin e zyrave të …

Basha pret ambasadorin grek, vlerësohet roli i qeverisë “Berisha” në suksesin e TAP

Kryetari i Partisë DemokratikeLulzim Basha priti sot në një takim, ambasadorin e Greqisë, Z. Leonidas Rokanas. Në takimin e mbajtur në selinë e Partisë Demokratike, u shkëmbyen pikëpamje mbi marrëdhëniet dypalëshe, rajonin dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Ambasadori …

Llalla paralajmëron Lazaratin. Prezantohet kryeprokurori i ri në Vlorë

Hetimet mbi atë çka ndodh në fshatin aq të përfolur, Lazarat,do të vijojnë në mënyrë instensive. Kështu është shprehur nga qyeti i Vlorës Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llala i cili morri pjesë në emërimin e kryeprokurorit të ri Kosta Beluli. …

Policia arrestime dhe kontrolle të shumta në Tiranë

Nga Komisariati i Policisë Nr.2 në Tiranë u realizua operacioni i koduar ”Qerosi”, ku u arrit ndalimi i shtetasit Fazli Skender Ismaili, 37 vjec, lindur në Singen në Gjermani dhe banues në Preshevë në Serbi. Sipas policisë ndalimi i tij …