Lajmet nga Vendi

Kukan, Berishës e Ramës: Plotësoni 3 kushtet, nëse doni integrimin

Një ditë pasi Komisioni Europian publikoi progres-raportin për Shqipërinë, përmes të cilit i rekomandoi KiE marrjen statusit kandidat për vendin tonë, eurodeputeti Eduard Kukan ka përcjelle një mesazh në drejtim të krerëve të dy partive kryesore, Berishës dhe Ramës, ku thekson se ka ardhur koha që të dy liderët të kuptojnë se duhet të bashkëpunojnë.

Sequi: Shoqëria civile, thelbësore për ndryshimin e çdo vendi

Një ditë pasi publikoi dhe ndau me gazetarët përbajtjen e raport-progresit për Shqipërinë, kreu i prezencës së BE në Shqipëri, Ettore Sequi, e ka ndarë këtë raport edhe me shoqërinë civile.

Panari “Work and Study”, Jakaj: Mundësi më e madhe për punësim

Dhoma e tregëtisë dhe e industrisë në Tiranë ka përshëndetur marrjen e statusit të Shqipërisë si vend kandidat për në BE duke e parë si një hap pozitiv në ekonomin e vendit.

Ish-grevistët, Bejko rëndë, Ndresa jashtë rrezikut për jetën

Dy ish grevistët Gjergji Ndreca dhe Lirak Bejko që i vunë flakën vetës për kauzën e tyre dhe ndodhen në QSUT vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore. I lënduari i dytë Lirak Bejko ka djegie në mbi 40% të trupit ndërsa janë evidentuara probleme të theksuara në veshka

Greva, përkeqësohet shëndeti i një prej ish-të përndjekurve

Përkeqësohet gjendja e njërit prej ish-të përndjekurve politik të cilët ndodhen në grevë urie. Mësohet se një prej grevistëve është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Zhvillohet më 21 tetor “Maratona e Tiranës”

21 Tetori do të jëtë një ditë ndryshe e Tiranës, nuk do të ketë trafikun e përditshëm dhe në anën tjetër të gjithë qytetarët mund të jenë pjesë e një gare të veçantë.

Kreu i ri i KQZ-së, Wollfarth: Hap i rëndësishëm drejt zbatimit të Kodit

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Wollfarth, mirëpriti zgjedhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, ditën e sotme.

Kakavijë, kapet 17.6 kg marijuanë, në pranga poseduesi

Policia kufitare në Kakavijë ka sekuestruar 17.6 kilogramë mariuanë ndërsa ka arrestuar në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Topi: Realizim të kritereve. Të zgjidhet çështja e ish-të përndjekurve

“Fryma e Re Demokratike” e ka lexuar krejt ndryshe nga forcat e tjera politike progres raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.

Aksident në Fushë Bulqizë, vdes 45-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 45-vjeçari ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë Bulqizë.

Lefteri Lleshi zgjidhet kryetare e re e KQZ-së, opozita nuk voton

Lefteri Lleshi është kryetarja e re e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 73 vota pro kandidaturën e Lleshit, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.

“Rrëfimi i Ismail Qemalit”, zbulohen detajet e dramës

Zbulohen detajet e shfaqes “Ëndrra e Ismail Qemalit”, dramës së 100-vjetorit të pavarësisë. Në një konferencë për shtyp, drejtori i teatrit Kristaq Skrami, autori i veprës Bashkim Kozeli, regjisori Spiro Duni dhe kasti i aktorëve kanë dhënë detaje të surprizave …

Ish-të përndjekurit politik protestojnë para Parlamentit

Pavarësisht debatit që bëhet jashtë çadrave ku janë ngujuar prej 20 ditë ish të burgosurit politik ata janë të vendosur ta çojnë grevën e tyre deri në fund.

Durrës, gjendet e masakruar 18-vjeçarja

Masakrohet dhe më pas hidhet në një parcelë me misër një adoleshente në Durrës.

Dita e 19 e grevës së ish të përndjekurve, masa të forta nga policia

Incidentet e fundit brenda perimetrit të cadrës ku janë ngujuar ish të përndjekurit politikë në grevën e tyre të urisë kane shtuar masat nga ana e policisë, të cilët po mbajnë nën vëzhgim të plotë zonën. Janë rreth 30 policë, të cilët kanë rrethuar cadrën për të shmangur cdo lloj incidenti të mundshëm.

Shëndeti mendor, rritet numri i të prekurve nga këto probleme

Shtohen rastet e personave që vuajnë më çrregullime të sistemit mendor. Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në kuadër të ditës botërore të shëndetit publik, Liljana Ramosaço, drejtore e Autoritetit Shëndetësor Rajonal u shpreh se vetëm në Tiranë në 9 mujorin e parë të këtij viti janë kartelizuar 6 mijë pacientë të rinj, ndërkohë që nga shërbimi parësor janë realizuar rreth 15 mijë vizita për këta të sëmurë.

Basha firmos marrëveshjen për terminalin multimodal

Për terminalin multimodal, që pritet të jetë stacioni ku do të qëndrojnë urbanë, autobusë, taksi e furgona Bashkia tashmë ka një marrëveshje me BERZH dhe përfaqësuesit e “Ital Ferr”, që do të përgatisë referencën për terminalin e pasagjerëve.

Inagurohet qëndra PROTIK, rrit kualifikimin e ekspertëve

Inagurohet qendra PROTIK, e cila do të mbështesë zhvillimin e teknologjive për nxitjen e ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Ruçi-Berishës: Zhblloko qarkun e Fierit. Bashkëpunim për statusin

Kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi ka kërkuar bashkëpunimin e mazhorancës për të përfunduar 3 kriteret e kërkuara nga KE-ja për integrimin e vendit. Duke folur në seancën plenare të Kuvendit, Ruçi kërkoi që të dyja palët të ulen në tryezë për të bërë të mundur edhe realizimin e këtyre kërkesave.

Berisha: Statusi, ngjarje historike. Mocion për Fierin

Kryeministri Berisha e ka cilësuar si një ngjarje historike vendimin e Komisionit Europian për t`i dhënë statusin e kandidatit Shqipërisë. Nga foltorja e parlamentit, kryeministri berisha theksoi se ky vendim është përpjekja e të gjithë shqiptarëve për të bërë Europën që mungonte.

Kuvend, debate Majko-Topalli për ish të përndjekurit

Kuvendi i Shqipërisë është shoqëruar me debate mes deputetit të PS-së Pandeli Majko dhe kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli në lidhje me grevën e ish-të përndjekurve politik.

Bregu-opozitës: Të miratojmë deri në 20 nëntor 3 ligjet

Ministrja e integrimit Majlinda Bregu i ka bërë thirrje opozitës të miratojë ligjet e kërkuara nga Komisioni Europian për integrimin e vendit.

Rama: Berisha, propagandë në shkolla

Ndërsa ka shpërndarë bursa studimi falas për të rinj e FRESSH, kreu i opozitës Edi Rama premtoi dhënien fund të politizimit të arsimit me ardhjen e socialistëve në pushtet.

Gjirokastër, kapen 50 kg marijuanë, arrestohet transportuesi

Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 50 kg marijuanë ndërsa ka arrestuar edhe transportuesin e drogës.

Elbasan, arrestohet i kërkuari për vrasje

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e një 30-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje.

Aksident në Korçë, autoboti përplas për vdekje kalimtarin

Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja është regjistruar pranë fshatit Petrushë, në aksin Korçë-Pogradec, ku një autobot ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Konferenca e16-të e A5, deklaratë të përbashkët për bashkëpunim

Është mbajtur konferenca e 16-të e Kartës së Adriatikut në nivelin e shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vëndeve anëtare të kësaj inciative rajonale, me qëllimin e riafirmimit të përpjekjeve të përbashkëta te vendeve te A5 për bashkëpunim dhe integrim ne strukturat euro-atlantike të sigurisë.

21 janari, s`paraqiten në gjykatë Tom Doshi e Pjerin Ndreu

Tom Doshi dhe Pjerin Ndreu nuk paraqiten në gjyqin e 21 janarit, ku ishin thirrur si dëshmitarë për të sqaruar pozicionin e tyre gjatë demostratës,ku humbën jetën 4 persona. Gjykata vendosi që të persëritet dhe një herë thirrja për këta persona, pasi për Tom Doshin ajo është bërë vetëm në telefon.

Dajti fiton gjyqin ndaj gjyqtarit, tërheq padinë Gurali Brahimllari

Dritan Dajti fiton gjyqin ndaj gjyqtarit Gurali Brahimllari. Në një lëvizje surprizë Brahimllari tërheq padinë ndaj Dajtit, në të cilën ai e akuzonte për fyerje. Gjyqtari, Petrit Como, vendosi pushimin e cështjes pasi gjyqtari me një letër të cilën e kishte dorëzuar në sekretari kërkonte tërheqjen e padisë. Në fillim të seancës për ketë nisëm të gjyqtarit Brahimllari ishte kundër edhe Prokuroria, pasi tërheqja e padisë nuk është bërë konform ligjeve, ligje të cilat detyronin padistësin të ishte personalisht në sallë ose të dergonte përfaqsuesin e tij.

Berisha në Shkodër: Statusi, lajm i mirë për shqiptarët

Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se Shqipëria është e sigurtë në rrugën e integrimit europian.

Sequi i dorëzon Ramës progres raportin: Zgjedhjet, me rëndësi

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi i ka dorëzuar sot kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama progres raportin e publikuar dje nga Komisioni Europian ku ky i fundit rekomandoi dhënien e statusit të kushtëzuar për Shqipërinë.

Statusi,Topalli: Gur i rëndësishëm, në rrugën integruese

Ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi i dorëzoi sot Kryetares së Kuvendit,Jozefina Topalli, Progres Raportin me rekomandimin për dhënien e Statusit të vendit kandidat.

Svoboda: Të plotësohen 3 reformat e mbetura

Bashkëpunimi nuk është më një cështje që duhet të vihet në diskutim, të forcohet lufta kundër korrupsionit. Kështu ka deklaruar Hanes Svoboda, drejtuesi i grupit parlamentar të të majtëve në Parlamentin Europian, teksa ka folur për mediat shqiptare në lidhje me progres-raportin e KE për statusin kandidat . Sbovoda ka folur hapur se rreziku nuk ka kaluar, pasi sipas tij nëse nuk plotësohen 3 reformat e mbetura deri në dhjetor, humb shansi për përgjigje pozitive.

Sequi publikon raportin: Zgjedhjet, kusht për negociatat

Shqipëria tashmë e ka statusin e kandidatit për në BE, por për celjen e negociatave duhet të realizojë zgjedhje me standarde europiane. Kryediplomati i BE, Ettore Sequi duke sqaruar në një konferencë për shtyp progres-raportin e plotë të KE për Shqipërinë ka qenë i drejpërdrejtë në pritshmëritë e Brukselit nga vendi ynë për t`iu afruar edhe më pranë familjes europiane.

100 vjetori, KM amnisti për 2546 persona

Këshilli i Ministrave miratoi sot, projektligjin “Për dhënie amnistie”. Kryeministri Berisha tha se amnistia merret në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë. Qëllimi i projektligjit është dhënia e amnistisë, të gjithë personave të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për vepra penale me rrezikshmëri shoqërore të ulët apo për kategori të caktuara të personave të dënuar.

Sequi i dorëzon raportin Nishanit: Rekomandimet, plotësisht të arritshme

Presidentit të Republikës, Bujar Nishani iu dorëzua sot pasdite nga Kreu i Prezencës së Bashkimit Evropian në Tiranë, Ambasadori Ettore Sequi, Progres-Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2012.

Meta: Statusi sukses historik, të shmangen vonesat

Lëvizja Socialiste për Integrim ka përshëndetur raportin e KE, që i rekomandon KiE dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.Në një dalje për mediat kreu i LSI Ilir Meta, teksa e vlerësoi një hap të rëndësishëm historik, theksoi nevojën emergjente për votimin e tre ligjeve shumë të rëndësishme, si pjesë e 12 prioriteteve, përkatësisht ai për gjykatën e lartë, reformën parlamentare dhe nënpunësin civil.

Statusi, PDIU: Suksesi i takon popullit, më shumë angazhim

PDIU përshëndet marrjen e statusit të kandidatit dhe shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen që vjen nga Brukseli për të përmbushur aspiratën e popullit shqiptar për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Përmes një deklarate për mediat, PDIU uron mbarë popullin shqiptar i cili nuk e ka rreshtur mbështetjen e vetë për tu bërë pjesë e Evropës së Bashkuar.” Suksesi dhe lëvdatat i takojnë popullit shqiptar ndërsa elitës politike i takon të mbartë përgjegjësinë për zvarritjen dhe vonesën e pajustifikueshme në procesin e integrimit”thekson PDIU.

Shqipëria merr statusin, Sequi i dorëzon progres-raportin Berishës

Kryeministri Berisha ishte zyrtari i parë shqiptar që mori në duar progres-raportin e KE, ku rekomadohet dhënia e statusit të kandidatit për Shqipërinë. Ndërsa nënvizoi se ky moment do të mbetet në memorien e kombit, Kryeministri vlerësoi si të drejt vendimin e Brukselit për të celur negociatat pas zgjedhjeve të 2013. Berisha tha se qeveria e tij do të angazhohet për të realizuar zgjedhje demokratike dhe me standarde.

Statusi, Rama:Moment vlerësimi për opozitën

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar sot në rrjetin social “Twitter” pasi Komisioni Europian i rekomandoi Këshillit të Europës dhënies e statusit të kandidatit për Shqipërinë.

Statusi, Arvizu: Mundësi historike, më shumë bashkëpunim

Ambasada Amerikane ka përshëndetur rekomandimin e KE për marrjen e statusit kandidat të BE-së nga Shpipëria. Në një deklaratë të shpërndarë për media, ambasadori i SHBA-së i akredituar në Tiranë, Aleksandër Arvizu, e ka konsideruar vendimin e sotëm të KE, një dëshmi te politikave konstruktive ne Shqipëri.

Lushnje, rrihet për vdekje ish-oficeri i policisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambjentet e jashtme të gjykatës së Lushnjes ku një ish -efektiv i policisë është rrahur për vdekje. Arben Sopjani 45 vjeç, pasi ka dalë nga gjyqi ka nisur të debatojë me palën tjetër.

Greva e urisë, tenton të vetëdigjet një tjetër ish-i përndjekur politik

Greva e urisë e ish të përndjekurve politik duket se ka dalë jashtë kontrolli. Në ditën e 19 të saj, Lirak Bejko, pjesmarrës në greve ka djegur veten në tentativë për tu flijuar për kërkesat e tyre.Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda perimetrit të cadrës ku janë ngujuar ish të përndjekurit.

Program për zhvillimin e lidershipit, memorandum qeveri-FAZH

Qeveria shqiptare dhe Fondi Amerikan për Zhvillim kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi për trajnimin e të rinjve në zyrat e Këshillit të Ministrave dhe të ministrive.

Fyle:Shqipëria ka bërë progres të mirë. Të vijojë dialogu

“Shqipëria ka bërë progres të mirë përsa i përket reformave kja falë edhe dialogut mes qeverisë dhe opozitës”.

Berisha: Hiqet TVSH-ja për sektorin e ndërtimit

Lehtësohet barra financiare për ndërtuesit e në mënyrë të veçantë për ata që merren me ndërtimin e HEC-eve.

Statusi, Wollfarth: Politika, bashkëpunim për të ardhmen

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth, nxit palët politike në Shqipëri të shtojnë përpjekjet e tyre për të punuar së bashku për të ardhmen e vendit.

“100 vjet pavarësi”, Akademia e Shkencave çel sezonin e kremtimeve

Në Akademinë e Arteve dhe Shkencave u çel sezoni i kremtimeve të 100-vjetorit të shpalljes së shtetit të pavarur shqiptar. Konferenca shkencore jubiliare me temë, të organizuar dhe të mbajtur në sallën e koncerteve të Universitetit të Arteve.

KE “OK” dhënies së statusit për Shqipërinë. Ja raporti

Komisioni Europian i rekomandon Këshillit të Europës dhënien e statusit së kandidatit për Shqipërinë.

Opozita-Tafajt: Ju jeni bandë kriminale

Mbledhja e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik është shoqëruar sot me debate mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të arsimit Myqerem Tafaj.

INUK, aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka ndërmarrë sot një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në Divjakë.

Berisha: Instituti i Gjeo-Shkencës, me rëndësi jetike për sigurinë

Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se instituti i Gjeo-Shkences ka një rëndësi jetike për sigurinë kombëtare. Duke folur në inagurimin e rikonstuksionit të këtij instituti, kryeministri Berisha premtoi se qeveria do të mbështesë projektet dhe kërkimin shkencor por edhe do të financojë për një teknologji më moderne.

Sot publikohet raporti, status i kushtëzuar për Shqipërinë

Shqipëria do të marrë sot rekomandimin pozitiv për statusin kandidat nga Komisioni Europian, por hapja e negociatave do të varet nga realizimi i reformave që janë në proces.

Rama në SHBA, takohet me presidentin Obama

Lideri i opozitës shqiptare, Edi Rama është takuar sot me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryesocialisti Rama përmes rrjetit sociat Twitter, ku e vlerëson një takim të paharrueshëm dhe e konsideron nder faktin që Shqipëria dhe shqiptarët kanë një mik në Shtëpinë e Bardhë.

E treta e vërteta, nesër vendi ynë merr statusin

Shqipëria nesër do të marrë rekomandimin pozitiv për statusin kandidat nga Komisioni Europian, por hapja e negociatave do të varet nga realizimi i reformave që janë në proces. Ndërkohë që zgjedhjet e vitit 2013 do të jenë një nga kushtet thelbësore për mundësine e anëtarsimit të Shqipërisë në BE.

Presidenti Nishani dekreton ndryshimet kushtetuese

Presidenti i Republikës ka dekretuar ndryshimet kushtetuese të kaluara me votat e mazhorancës dhe opozitës në parlament lidhur me kufizimin e imunitetit. Sipas dekretit të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës thuhet se, “në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, D e k r e t oj, Shpalljen e ligjit nr. 88/2012 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.”

Greva e ish-të përndjekurve, s`pranohen vizitat e politikanëve

sh-të përndjekurit politik kanë vendosur të mos pranojnë vizitat e politikanëve në çadrat ku ata po zhvillojnë grevën e urisë.

Këshilli Bashkiak, zhvendosja e kazinove kalon me votat e mazhorancës

Me 28 vota pro, pa pjesëmarrjen e këshilltarëve të opozitës në votim, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi pro transferimit të lojrave të fatit dhe kazinove në një zonë në periferi të qytetit të Tiranës.Këshilltarët e majtë bojkotuan votimin, duke hedhur fletët e votimit drejt podiumit ku ishte pozicionuar Kryetari i Bashkisë, cka coi dhe në ndërprerjen e mbledhjes për disa minuta.

Ish të përndjekurit, zhvillimet në ditën e 18 të grevës

Ish të burgosurit politikë kanë hyrë në ditën e 18 të grevës së urisë, por atje mungonin dy nga figurat më aktive të kësaj nisme Gjergj Ndreca dhe Perikli Shqevi. Pas aktit të vetflijimit të Ndrecës, grevistët e tjerë nuk duken të lëkundur aspak dhe janë të vendosur që ta cojnë deri në fund kauzën e tyre.