Lajmet nga Vendi

Dervishaj: Vlera e privatizimit të katër HEC-eve 76 mln euro, opozita politizoi proçesin

Zëvendës.ministri i Ekonomisë Sokol Dervishaj, akuzave për abuzim në privatizimin e HEC-eve iu përgjigj se procesi ka qënë transparent i hapur dhe publik. Sipas Komisonit të vlerësimit të ofertave, Kompania Kurum International dha ofertën më të madhe për privatizimin e …

Tjetër letër Ramës për tre ligjet, shkon në 366 numri i firmëtarëve

Një letër e dytë i drejtohet sot zotit Edi Rama. Kësaj rradhe letra është shkruar nga Profesor Doktorë, Profesorë të Asociuar, Doktorë shkencash, pedagogë e studjues. Letra vjen nga Universiteti i Tiranës, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Instituti i gjeoshkencës, energjisë, …

Vajza e kryeministrit: Rama në panik për të fshehur pasuritë e tij

Vajza e kryeministrit Berisha ka reaguar sërish sot ndaj akuzave të Partisë Socialiste në lidhje me pasurinë e saj. Në një deklararatë për mediat, Argita Malltezi thekson se kryesocialisti Rama i kapur nga paniku për të fshehur pasuritë e tij, …

Ekstradimi i ish-ministrit, Panariti: S`ka kërkesë zyrtare nga Peruja

Ministria e Jashtme shqiptare refuzon ekzistencën e komunikimit në nivel diplomatik me Perunë për ekstradimin e ish ministrit të jashtëm Peruan Augosto Blake Miller. Ministri Edmond Panariti, tha se nuk ka asnjë kërkesë zyrtare  nga shteti i Perusë për ekstradimin …

Reeker: Shqipëria të tregojë se është në gjendje të zhvillojë zgjedhje të lira

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira e demokratike në 23 qershor. Zëvendësndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit, Philip Reeker nga Brukseli ka thënë se Shqipëria e ka rastin t’i dëshmojë jo vetëm bashkësisë …

Nishani dekreton dy kandidaturat për kreun e ILDKP-së

Presidenti Nishani dekreton  dy kandidatët për kreun e Inspektorit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKP. Zana Xhuka dhe  Shkëlqim Ganaj janë dy kandidaturat që do t`i propozohen Kuvendit të Shqipërisë për postin e kreut të Inspektorit të …

Sulmi ndaj gjyqtares, Dobi: Gjendja shëndetësore e mirë, po hetohet për gjetjen e autorëve

Këshilli i Lartë i Drejtësisë dënon me forcë sulmin ndaj gjyqtares së Gjykatës së Vlorës, Mirela Mishgjoni.

Gjykata burgos “Nikitën”, 27-vjeçarja nuk e pranon masën e sigurisë

Gjykata e Fierit ka lënë në burg 27-vjeçaren Enkeleda Merkaj, e njohur ndryshe edhe me pseudonimin  “Nikita”. Nën mbrojtjen e avokatit Erjon Hamataj 27-vjeçarja nuk e ka pranuar akuzën duke pohuar versionin e prindërve që kjo situatë është krijuar për …

Plagosja e Skurës, prokuroria kërkon “arrest në burg” për 3 autorët

Prokuroria e krimeve të rënda ka kërkuar masën “arrest në burg” për 3 autorët e plagosjes së shefit të krimeve të Burrelit Musa Skura. Kërkesa e prokurisë është dërguar në Gjykatën e krimeve të rënda ku pritet të jepet edhe …

Rama publikon numrin e celularit: Shkruani në SMS emrin dhe adresën tuaj

Kreu i PS-së, Edi Rama publikon numrin e tij të celularit për gjithë ata që duan të komunikojnë në mënyrë direkte me të. Postimi është bërë sot në profilin e kryesocialistit  Edi Rama në rrjetin social “Twitter”. “Nëse doni të …

Berisha: Ne shkojmë përpara ndërsa Rama shkon pas

Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se gjatë 3-mujorit të tretë të vitit të kaluar rritja ekonomike e Shqipërisë ka qënë 2.7 përqind. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha e ka cilësuar rritjen ekonomike të vendit një sukses te …

Sequi: KQZ-ja të jetë e pavarur nga presioni dhe ndërhyrjet politike

Shtohen apelet e ndërkombëtarëve që pavarësi në vendimarrjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Pas thirrjes së ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu, është ambasadori i BE-së ,Ettore Sequi i cili ka kërkuar që KQZ-ja  të vendosë larg çdo presioni dhe ndërhyrje politike. …

Noka: Zgjedhjet e lira, sfida e Ministrisë së Brendshme

Ministri i brendshëm Flamur Noka ka deklaruar sot se sfida e Ministrisë së Brendshme për vitin 2013 është procesi zgjedhor, proces të cilin do e përmbushë me transparencë për zgjedhje të lira. Ndërsa ka bërë analizën vjetore të ministrisë së …

Bregu: Pushteti i medias duhet të forcohet me lirinë brenda tij

Është zhvilluar në hotel “Tirana” seminari për lirinë e medias dhe lirinë e Fjalës në kuadrin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, organizuar nga Komisioni Evropian dhe Ministria e Integrimit. Në fjalën e saj, ministrja e integrimit Majlinda Bregu …

Tepelenë, i gjenden armë në banesë, arrestohet 55-vjeçari

Pas grabitjes së autobuzit me pasagjerë, Policia e Tepelenës  po vijon intensivish kontrollin e banesave për të sekuestruar armët e zjarrit dhe municionet luftarake. Kështu gjatë kontrolleve të shumta të bëra në  fshatin Mamaj të rrethit Tepelenë, ka rezultuar se …

Elbasan, gjendet i pajetë në një kanal 45-vjeçari

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit. Islam Tanushi nga Shushica e Elbasanit është gjetur i vdekur në një kanal nga kalimtarët e rastit të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Ndërkohë në vendngjarje kanë …

“Freedom House”: Shqipëria si një vend me liri të pjesshme

Shqipëria vlerësohet si një vend me liri të pjesshme. Në raportin e fundit të saj, “Freedom House” e radhit Shqipërinë mes 58 vendeve pjesërisht të lira çka do të thotë se ka kufizim të respektimit të lirive politike dhe civile. …

BB: Rritja ekonomike në Shqipëri do të jetë 1.6 përqind

Banka Botërore po u bën thirrje vendeve në zhvillim të ruajnë rritjen ekonomike ndërsa thekson se ekonomia globale për vitin në vazhdim mbetet e paqëndrueshme. Në një raport të ri me titull “Prespektivat e Ekonomisë Globale 2013”, Banka Botërore thekson …

Sekuestrohen 115 kg marijuanë në kufi, në pranga dy shqiptarë

Sekuestrohen 115 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek. Mbrëmjen e sotme në urën e Aretisë në Kallpaq, pranë Kakavijës policia greke ka bërë të mundur sekuestrimin e 115 kg lëndë narkotike në një automjet, ndërsa ka arrestuar edhe dy shtetas shqiptarë …

Tentojnë t’i grabisin dyqanin, dy persona me maska godasin me grushtë pronarin

Nuk kanë të ndalur grabitjet në vend. Mbrëmjen e sotme një person ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një grabitje me armë dhe maska në Lushnje. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se dy persona, nën kërcënimin e …

Defekt në nënstacionin elektrik, qyteti dhe 20 fshatra të Lezhës pa energji

Nje defekt ne nenstacionin elektrik ka lene pa energji 70 % te qytetit te Lezhes dhe 20 fshatra te ketij rrethi. Djegia e kabullit elektrik ka shkaktuar avari ne fidrin e Gjadrit dhe ate te Zejmenit, e per pasoje duke …

Paloka: Në PD ka njerëz që janë vlerësuar pa merita, rast tipik ai i Topit

Në Partinë Demokratike ka pasur dhe ka njerëz që janë vlersuar pa merita, por asnjëherë mungesë lirie për tu shprehur. Kështu ka konstatuar deputeti i PD njëherësh nënkryetar i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka në RTV Ora News me drejtorin …

Albetrol? Haxhinasto: Proçesi i privatizimit në transparencë të plotë, kompania s’arriti të konkludote kontratën

E teksa mbi kompaninë “Vetro Energy” janë ngritur një sërë pikëpyetjesh nëse do të bëhet pronarja apo jo e Albetrol, vetë ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës Edmond Haxhinasto përballë kalimit të afatit ligjor të kësaj kompanie për kryerje e …

Beteja elektorale, Marku: Lufta ndaj korrupsionit, pjesë e rëndësishme e fushatës së PD

Lufta kundër korrupsionit dhe puna e administratës publike janë dy nga cëhstjet për të cilat Partia Demokratike nuk ka përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve përkundrejt zotimit elektoral të katër viteve më parë. Deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku thotë për Ora …

Namik Dokle rrëfen FRESSH e ’92, deputeti i PS: Prapaskenat, përplasjet në 21 vjet

Nje prej senatoreve te PS, Namik Dokle pranon se ne situatat me te veshtira te kesaj force politike ka pasur levizje te forta per ti vene kunder njeri-tjetrit drejtuesit e selise roze, duke e perdorur si nje mundesi forumin rinor …

21 vjet FRESSH, Rama: Ne do qeverisim me forcën e shembullit, rilindje me 23 qershor

Në një ndërthurje elektorale me nota artistike, FRESSH ka festuar 21 vjetorin e krijimit duke startuar në një farë mënyrE edhe betejen për zgjedhjet e 23 qershorit për socialistët. Me mungesën e themeluesit Ilir Meta, por me entuziazmin e ftesës …

Analiza e Forcave të Armatosura, Imami: Kanë përmbushur të gjitha detyrimet

“Forcat e Armatosura kanë përmbushur cdo detyrim me lartësinë e duhur gjatë vitit 2012. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami në analizën vjetore, vlerësoi punën e frocave ushtarake gjatë emergjencave civile, në demontimin e municioneve dhe në misionet ushtarake të ndërmarra …

Malltezi përgenjështron Ballën: Mashtroi publikun, avokati im ishte në seancë

Jamarber Malltezi ka përgenjështruar deklaratën e sotme të deputetit Taulant Balla, për mospjesmarrje të palës paditëse në procesin gjyqësor të mbajtur sot në Gjykatën e Tiranës. Sipas Zotit.Malltezi, Balla mashtroi publikun e gjerë, ndërsa faktet janë publike nepermjet faqes se …

Halimi në Londër, nënshkruhet marrëveshja për transferimin e të dënuarëve

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi dhe homologu i tij britanik Jeremy Wright, Ministër për Burgjet e Britanisë firmosën sot paradite në Londër, Marrëveshjen Ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë Së Bashkuar Të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së …

Basha ironizon Ramën: U premtoi heqje taksash ambulantëve, që nuk paguajnë taksa

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i shoqëruar nga deputeti i zonës Aldo Bumçi dhe kryetari i Njësisë Bashkiake numër 11 Haki Mustafa, kanë inspektuar sot punimet për ndërtimin e unazës së Kodër-Kamzës, e cila u shërben 15 mijë …

KQZ, miraton vendimin për shpërndarjen e fondeve të partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton vendimin për shpërndarjen e ndihmës financiare vjetore për partitë politike. Ligji “Për buxhetin e vitit 2013”, ka parashikuar një fond prej 200 milionë lekësh si mbështetje financiare për partitë politike për vitin 2013. Sipas kritereve …

SHBA, financon reataurimin e objekteve dhe Muzeut Arkeologjik

Ambasada amerikane në një fond të posaçëm do të financojë restaumin e ambjenteve në muzeun arkologjik aty ku ndodhen pasuria etonkultorore dhe arkeologjike e vendit. Ky muze i vetmi në vend i hapur pas luftës së dytë botërore nuk është …

Fishekzjarret gjatë ndërrimit të viteve rritën ndotjen

Gadishmëria e institucioneve dhe masat e marra shmangën incidentët në natën e ndërrimit të viteve por jo nivelin e ndotjes. Nga matjet e Institutit të Shëndetit Publik, ndotja e ajrit nga fishekzarrjet, pra prezenca e grimcave të dëmshme shënoi rritje …

Hakmarrja mes familjeve Shkreta-Llanaj, ekstradohet Jetmir Llanaj

Një nga protagonistët e serial-gjakmarrjes mes familjeve Llana dhe Shkreta në Kurbin Jetimir Llanaj i është dorëzuar drejtësisë shqiptare pasi është ekstraduar të martën nga Italia. Interpol Tirana ka sjellë në kryeqytet babain e 9-vjeçauit të vrarë me 5 qershor …

Xhafa-Nishanit: Përzgjedhja e kandidatëve për Gj.Administative, e paligjshme

Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj në një letër drejtuar presidentit të republikës Bujar Nishani i shpreh shqetësimin në lidhje me zbatimin e gabuar të ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Administrative. Në letrën drejtuar kreut të shtetit, Xhafaj …

Berisha: Tentakulat e krimit të priten me gërshërët e ligjit, masa edhe për zgjedhjet

Kryeministri Berisha kërkoi nga ministria e financave, prokuroria e përgjithshme dhe drejtoria e luftës kundër pastrimit të parave të hetojnë në lidhjet me krimin e organizuar dhe larjen e parave. Duke folur në mbledhjen e Komitetit për Masat Kundër Krimit …

Ambasadori grek: Mbështetim integrimin e Shqipërinë në BE

Greqia do të mbështesë Shqipërinë në hapat e saj drejt rrugës së integrimit të BE-së. Kështu ka deklaruar nga qyteti i Korçës Ambasadori grek Leonidhas Rokanos, teksa ka zhvilluar një vizitë kortezie ne universitetin “Fan Noli”. Ai ka theksuar se …

Haxhinasto:Transparencë e plotë për privatizimin e aseteve shtetërore

Edhe pse ka deklaruar se procesi i privatizimeve është realizuar në transparencë të plotë ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës Edmond Haxhinasto nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me procesin e privatizimit të Albpetrolit dhe kryerjes së pagesës për …

Niset drejt Italisë për kurim shefi i krimeve të Burrelit Musa Skura

Komisar Musa Skura ka nisur udhëtimin e shërimit drejt Italisë, megjithëse gjendja e tij shëndetësore e ka shtyrë për më shumë se dy orë lëvizjen drejt klinikës San Xhovani në Foxhia. Nata ka sjellë një situatë më të vështirë për …

Sekuestrohen 32.5 kg kanabis në Portin e Durrësit

Policia kufitare e portit të Durrësit ka sekuestruar sot 32.5 kg drogë e llojit kanabis sativa ndërsa ka shpallur në kërkim poseduesin e drogës. Burime nga policia bëjnë me dije se sasia drogës është gjetur në automjetin me targa AA …

METE, marrëveshje bashkëpunimi me një kompani zvicerane gazi

Zv.kryeministri dhe njëherësh ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto ka firmosur sot marrëveshjen e bashkëpunimit për furnizimin me gaz me kompaninë zvicernae “Axpo Tranding Ag”. Në fjalën e tij, ministri Haxhinasto vlerësoi se marrëveshja me kompaninë zviceriane është me rëndësi për …

Grabitja e autobuzit në Tepelenë, arrestohen 2 vëllezër

Policia e Tepelenës ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve të grabitjes me armë të autobuzit të linjës Sarandë Tepelenë. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar dy vëllezërit Babush dhe Melsen Ruçi, përkatësisht 32 dhe 25 …

Mbyllet ekspozita e armëve të Skënderbeut

Pas 45 ditësh qëndrimi në Muzeun Historik Kombëtar, ekspozita me armët e Skenderbeut, mbyllet për t’u rikthyer në Muzeun e Historisë së Artit në Vjenë. Dy shpatat (njëra prej të cilave ceremoniale), përkrenaria , një pikturë në vaj, gravura e …

FRESSH shënon sot 21-vjetorin e themelimit

Forumi Rinor Eurosocialist shqiptar feston sot 21-vjetorin e krijimit të tij. Në aktivitetin që do të zhvillohet në orën 16:00 në Pallatin e Kongreseve  pritet të marrin pjesë qindra të rinj të FRESSH-it, ish drejues të forumit, deputetë të kësaj …

KQZ, miraton sot shpërndarjen e fondeve për partitë politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot shpërndarjen e ndihmës financiare vjetore për partitë politike. Ndërkohë ligji “Për buxhetin e vitit 2013”, ka parashikuar fondin prej 200 milionë lekësh si mbështetje financiare për partitë politike për vitin 2013. Sipas …

Divorci Nano-Meta në PS, Kryemadhi flet për arsyet në 21-vjetorin e FRESSH

Një ditë para festës së 21 vjetorit të themelimit të FRESSH, Monika Kryemadhi, një ndër aktivistet kryesore të momenteve të para të themelimit të Forumit Rinor Eurosocialist FRESSH, rrëfen detaje interesante të betejës politike midis të rinjvë të këtij formi …

Ndarja e mandateve, Gjiknuri: Po politizohet KQZ, të garantohet kriteri i barazisë

Ngërçi i krijuar mes dy forcave kryesore politike PD-PS lidhur me cështjen e shpërndarjes së mandateve të deputetëve nuk mund të marrë zgjidhje nga asnjë institucion tjetër vecse Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste, Damian …

Plagosja e shefit të Burrelit, Burgaj vizitë në Spitalin Ushtarak

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Hysni Burgaj ka vizituar në spital shefin e krimeve të Burrelit, Musa Skura. Burgaj po ndjek nga afër gjendjen shëndetësore të shefit të krimeve të Burrelit, e cila paraqitet e rëndë dhe pritet të dërgohet …

Zgjedhje me standarde, Nishani: Sfidë kryesore, kultura politike e palëve politike

Problemi i vetëm dhe sfida e vetme për të garantuar zgejdhje të lira dhe të ndershme mbetet përmirësimi i kulturës politike mes palëve politike. Kështu ka konstatuar kreu i shtetit Bujar Nishani gjatë një interviste eksluzive në “Channel One”. Sipas …

Peruja reagon për Miller, Pedraza: Shqipëria ta dëbojë sipas parimit të reciprocitetit

Ministri i Brendshëm i Perusë, Wilfredo Pedraza ka kërkuar sot dëbimin nga autoritetet shqiptare të ish-ministrit të Jashtëm peruan Augusto Blacker Miller. Në një intervistë për Peru 21, Pedraza është shprehur se në mungesë të një marrëveshje mes shteteve, Shqipëria …

Itali, tre shqiptarë tentojnë të arratisen nga burgu i Algherit, kapen nga policia

Vazhdojnë skenaret e arratisjeve të shtetasve shqiptare në burgjet e shteteve fqinjë ku vuajnë dënimin për vepra të ndryshme penale. Rasti konkret ka në qendër tre shqiptarë të cilët kanë tentuar të arratisen nga burgu Algheri i Italisë, por aventuara …

Peticioni ndaj Ramës, firmosin edhe pasardhësit e firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë

Pasardhësit e firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë i janë bashkuar iniciativës që i kërkon Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, të lejojë deputetët e opozitës të votojnë 3 ligjet e integrimit. Kontribues në nismën “Pro Integrimit” janë bërë …

Trashëgimia kulturore në rrezik, ekspertët: Po humbasim veprat dhe vlerat shekullore

Bashkë me humbjen e vlerave të trashëgimisë kulturore po humbasim edhe identitetin e kishave shqiptare. Këmbana e alarmit vjen pas vjedhjes dhe shkatërrimit të afreskëve të Onufrit në Kishën Shën e Premte në Elbasan. Sipas historianit Auron Tare cënimi i …

Dhuna ndaj gruas, Gjosha takim me organizatat e shoqërisë civile

Zëvendës.ministrja e Punës Klajda Gjosha, në një takim me organizatat e shoqerise civile qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne fushen e barazise gjinore dhe dhunes ne familje, ka bërë një pasqyrim të gruas për vitin 2012-të, ku ka ende ka …

Infrastruktura për paraplegjikët, mungon në rrugë, autobusë e institucione

Të privuar nga fati për tu ecur normalisht, personat me aftësi të kufizuar të cilët lëvizin me karrige me rrota përballem me një sërë problemesh infrastrukturore që jua bëjnë jetën dhe më të vështirë. Institucionet po ashtu dhe pushteti nuk …

Tragjedia “Edipi Mbret”, premiera hap sezonin artistik 2013 në Teatrin Kombëtar

Tragjedia “Edipi Mbret” e Sofokliut , një vepër nga antikiteti do të jëtë premiera e parë e cila do të hapë siparin sezonit artistik për këtë vit në në Teatrin Kombetar. Në një intervistë për Ora News Drejtori i këtij …

Aksident në Lezhë-Laç, dy persona të plagosur nga përplasja e dy automjeteve

Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti automobilistik të regjistruar pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç, pranë urës së Milotit, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, një makine tip Benz me një …

U masakrua nga i shoqi një muaj më parë, humbet fëmijën

Pas një muaji trajtim në spital, Rudina Iljazi, nuk ka mundur të sigurojë vazhdimësinë e shtatëzanisë, duke kryer një abort spontan. 30 vjecarja përfundoi në spitalin e Korcës një muaj më parë si pasojë e dhunës së bashkëshortit të saj, …

KQZ i përgjigjet FRD për buxhetin: Nuk keni mandate, s’mund të përfitoni

Fryma e Re Demokratike nuk mund të përfitojë nga fondet e vëna në dispozicion nga buxheti, pasi fondet për partitë politike ndahen sipas ligjit në raport me deputetët e fituar në zgjedhje. Ky ka qenë shpjegimi i dhënë nga Komisioni …