Lajmet nga Vendi

PS, aktivitet për ditën botërore të nënës, Rama: Gjithçka jam, falë nënës time

Partia Socialiste ka organizuar sot një aktivitet me rastin e Ditës ndërkombëtare të nënës. Në fjalën përshëndetëse, kreu i PS-së Edi Rama ka shprehur mirënjohjen për të gjitha nënat ndërsa falenderoi edhe nënën e tij Anetën duke theksuar se gjithçka …

Berisha në Shkodër: Rama në autobuz thurr ëndrrën që s`do t`i bëhet realitet

Kryeministri Berisha ka vijuar turin e inagurimeve të rrugëve ndërsa paraditen e sotme, shefi i qeverisë ka inaguruar rikontruksionin e rrugës Ura Gjadër – Mnelë në Shkodër. Në fjalën e tij, kryeministri Berisha ka falenderuar banorët për mbështetjen që i …

PS: Qeveria ka rrënuar bizneset dhe ka rritur borxhet

Partia Socialiste ka akuzuar sërish qeverisë se ka rrënuar bizneset dhe se ka rritur borxhi publik. Në një konferencë për shtyp, Lindita Nikolla ka theksuar se borxhi publik i qeverisë është më i lartë se 62 % i shpallur nga …

Dhënia me koncesion e Kalasë së Lezhës, PS:Po dëmtohen asetet turistike

Dhënia me koncesion për 20 vite e Kalasë së Lezhës ka sjellë reagimin e socilistëve të Lezhës. Kryesuesja e listës së PS-së në qarkun e Lezhës Mimi Kodheli dhe deputeti Auron Tare kanë deklaruar se në këtë mënyrë po dëmtohen …

PDS çel fushatën në Burrel, Milo: Anëtarësimi në BE kërkon standarte jo vetëm 3 ligjet

Anëtarësimi në BE nuk kërkon vetëm miratimin e tre ligjeve siç pretendon kryeministri por kërkon standarte në shumë drejtime. Kështu ka deklaruar Paskal Milo, kryetari i Partisë Demokracia Sociale gjatë hapjes së fushatës në qytetin e Burrrelit. Kreu i PDS-së …

Zgjedhjet, vijnë nesër në Tiranë vëzhguesit afatgjatë të ODIHR-it

Mbërrijnë nesër në Tiranë ekipi i vëzhguesve afatgjatë të ODIHR-it  të cilët kryesohen nga ekspertja amerikane Conny McCormack. 15 maji, do të shënojë dhe nisjen e konferencës së parë të shtypit të këtij ekipi monitories i cili fillimisht ata do …

Koncert pianistik kushtuar familjeve të ushtarakëve të SHQUP

Një aktivitet artistik kushtuar fëmijëve dhe familjeve të ushtarakëve shqiptar i titulluar “Tingujt e Paqes”, është mbajtur në kuadër të javës europiane. Protagonist të koncertit pianistik ishin Ami Muka dhe Johan Muka të cilët kanë përçuar optimizëm dhe solidaritet tek …

Mbyllet “Albanian Open”. Ceremoni Gala për ndarjen e trofeve

Është zhvilluar në qytetin bregdetar të Vlorës ceremonia e ndarjes së çmimeve për edicionin e 14 të kampionatit ndërkombëtar të “Albanian Open”.

Përmet, bie në kontakt me energjinë elektrike, gjen vdekjen 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Përmet. Një 17-vjeçar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. Burime nga policia e Përmetit bëjnë me dije se 17-vjeçari me inicialet A. J. …

KQZ: PD, PS dhe LSI gjobiten për mos respektimin e kuotave gjinore

Kur fushata zgjedhore hapet formalisht pas dy javësh, dhe kur partitë politike vijojnë serinë e takimeve me votuesit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur për të verifikuar listat e kandidatëve të partive politike. Lista e kandidatëve të PS në 12 …

Kryeministri Berisha viziton pavionin e Hemodinamikës dhe Reanimacionit të Kardiologjisë, në QSUT

Kryeministri Berisha vizitoi sot në mesditë e pavionin e Hemodinamikës dhe Reanimacionit të Kardiologjisë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë. Ky pavion është i pajisur me aparatura tepër të avancuara dhe moderne, me vlerë 2.5 milionë dollarë. Kryeministri …

Vlorë, Demokratët prezantojnë zyrtarisht kandidatët për deputet. Patozi e Kollozi: Fitorja jonë, ngjarje e sigurt

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, prezantoi në Vlorë kandidatët për deputetë të koalicionit të djathtë, “Aleanca për Mirëqënie, Punësim dhe Integrim”. Në fjalën e tij, Patozi ka theksuar se, kjo është faza finale dhe si e tillë kërkon një …

Moti me shira në fundjavë, nis zbritja e temperaturave deri në 3 gradë

Kjo fundjavë ka qënë e papritur për ata qytetarë që kishin planifikuar ti drejtohen bregdetit. E Shtuna dhe e Djela nuk është koha e përshtatshme për të zgjedhur bregdetin për shkak të motit të paqëndrushëm dhe vranësirave që do të …

Korçë, komuna Bulgarec ndihmon familjen e varfer

Vetëm një ditë pasi “Ora News” trasmetoi kronikën në të cilën flitej për gjendjen e mjerueshme të familjes Spaho nga fshati Belorta i Korçës, ka reaguar komuna Bulgarec për ta ndihmuar. Këshilltarët e kësaj komune, pasi kishin ndjekur kronikën dhe …

Bogdani i përgjigjet Ramës: Me nekropolitikën tënde, në nekropolin e politikës do të përfundosh

Deputei i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, më anë të një deklarate për mediat, ka reaguar ditën e sotme ndaj deklaratave të kryesocialistit Edi Rama, gjatë shpalosjes së programit “Për një rilindje shqiptare”, në qytetin e Shkodrës. Bogdani në deklaratën e …

Bregu: Rama bllokator i integrimit, s’ka të krahasuar me Kryeministrin

Nëse ka një politikë shkatërruese atëherë ajo mund të personifikohet me vetë liderin e opozitës. Kështu ka deklaruar në një koment në rrjetin social në FB, Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, si një reagim ndaj pyetjes së shtruar nga kryesocialisti …

Homofobët do të dënohen me 5 vite burg, personat publik i kanë diskriminuar më tepër

Homoseksualët janë fyer më tepër publikisht nëpërmjet deklaratave të bëra nga autoritete të njohur dhe në komente në rrjete sociale se sa janë paragjykuar në jetën e tyre të përditshme nga shoqëria. Por tashmë duke nisur nga java e ardhme …

Superoperacion antidrogë në Vlorë, sekuestrohen 900 kg drogë, 3 në pranga

Policia e Vlorës ka përmbyllur me sukses dy operacione policore antidrogë. Nga Strukturat Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë, të premten në kuadër të procedimi penal të vitit 2013 falë hetimeve 3 mujore në bashkëpunim me …

Berisha inauguron HEC-in në Kukës: Shqipëria lider në rajon për prodhimin e energjisë po rritet

Kryeministri Berisha inauguroi sot hidrocentralin në grykë të Vanave, në rrethin e Kukësit. Hidrocentrali është një investim me vlerë 32 milionë euro dhe me kapacitet 10 MW. Në këtë zonë janë gjithsej 4 hidrocentrale, me fuqi 30 MW. Në Shqipëri, …

Meta akuza Kryeministrit nga Pogradeci: Shqiptarët do votojnë Shqipërinë europiane, jo imagjinare

Kreu i LSI, Ilir Meta, ka sulmuar kryeministrin Berisha për deklaratat e tij për projekte imagjinare në vend. Nga Pogradeci, ndërsa ka prezantuar kandidatët për deputetë për qarkun e Korcës, Ilir Meta, është shprehur se me 23 qershor shqiptarët mes …

Nuk bën dëm në Durrës. Duka i përgjigjet Ramës: 23 qershori, përgjigjia më e mirë

Pas deklaratës së bërë mbrëmjen e së premtes nga kryetari i Partisë Socialiste në Tonight Ilva Tare në RTV Ora News, vjen dhe reagimi i kandidatit për deputet në Qarkun e Durrësit, tashmë nën siglën e PR, Agron Duka. Përmes …

Ambasadori suedez: Të plotësohet KQZ, duhet të funksionojë me 7 anëtarë

Ambasadori suedez per Shqipërinë, Patrik Swensson, ne nje prononcim per mediat ka folur rreth situates politike ne vendin tone. Swensson se pari eshte ndalur tek situata parazgjedhore dhe fakti nese Shqiperia do te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme …

Sherr në burgjet e Grevenasë, përplasje mes shqiptarëve dhe arabëve

Një i burgosur nga Iraku ka humbur jetën në burgun e Grevenasë, në Greqi, pas një konfrontimi të përgjakshëm me disa të burgosur të tjerë, shumica e të cilëve shtetas shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes, kur dy …

Vlora hap sezonin turistik, Rama: Qeveria ju izoloi, në 4 vite do bëjmë aq sa s’u bë në 20 vjet

Qindra shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë celur sezonin turistik sot në Vlorë. Në ceremoninë e aktiviteteve të Bashkisë së këtij qyteti janë bërë pjesë edhe personalitete të rëndësishme, si kreu i opozitës Edi Rama, kreu i prezencës së …

Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë, nuk ka të lënduar

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në kryeqytet. Ngjarja u regjistrua në një banesë private në rrugën “Todi Shkurti”, ku si pasojë e një shkëndije politike banesa u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën me shpejtësi, …

PS: 25% e fëmijëve në varfëri. Gjermeni: Berisha dështoi me politikat sociale

Dështimi me politikat sociale për fëmijët është një tjetër arsye për ti thënë jo Kryeministrit Berisha në 23 qershor. Kështu ka deklaruar deputetja e socialsite Eglantina Gjermeni në një dalje për mediat në kuadër të nismës së PS “ 100 …

Lirimi i Paro Laçit, MD inspektim në Gjykatën e shkallës së parë dhe apelit

Ministria e Drejtësisë, inspektim në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe Apelit Tiranë. Pas konstatimit të mosrealzimit të ekstradimit dhe lënien të lirë të të dënuarve Paro Laci dhe Sokol Bedini (Imami), MD ka filluar inspektimin e menjëhershëm të procedurave …

Berisha akuza Ramës nga Kukësi: Mohon rrugët, por udhëton rehat me autobus

Kryeministri Berisha është ndalur sot në qarkun e Kukësit, ku inaguroi rikonstruksionin e rruges Kukes–Shishtavec, Loti i II. Kjo zonë e njohur për prodhimin e patates, por edhe për vlerat e turizmit malor pritet të marrë një tjetër dimension me …

Berisha firmos lejen e ndërtimit të HEC-eve në kaskadën e Devollit

Kryeministri Berisha firmosi dokumentin zyrtar për lejen e ndertimit te hidrocentraleve ne kaskaden e Devollit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë shefi i qeverisë, i cili përmes rrjetit social facebook bën me dije se punimet per ndertimin e kaskades …

Përfundon aventura e arratisjes, arrestohet në Rrogozhinë Ilir Avdillari

Ka zgjatur vetëm dy ditë aventura e arratisjes nga burgu i Fushë Krujës e Ilir Avdillarit, një prej anëtarëve të bandës së Yzberishtit. I arratisuri është kapur sot paradite nga forcat e policisë së burgjeve të Rrogozhinës në afërsi të …

Kurbin, e përplas automjeti, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Një person ka humbur jetën në një aksident automobilistik të regjistruar mbrëmjen e të premtes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në në Kurbin, ku një automjet targa KR 42 97 A ka përplasur një motoçikletë dhe për pasojë ka mbetur …

KQZ mblidhet sot për listat, shqyrtohen listat e partive të mëdha PD, PS, LSI

Pas miratimit te listave të 36 partive, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot pasdite për të shqyrtuar listat e partive të mëdha, PD, PS, LSI. Ndërkaq në rend dite të mbledhjes së KQZ do të jetë edhe emërimi i zëvendëskryetarit …

Berisha mbledh KRRTRSH, miratohen vendime të rëndësishme në energjetikë, turizëm e infrastrukturë

Nën drejtimin e Kryeministrit Berisha u zhvillua të premten pasdite mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit, gjatë së cilës u miratuan disa leje infrastrukturore në fushën e energjisë, turizmit si dhe planet e përgjithshme urbanistike vendore. Në mbledhjen e tij, …

Rama në Tonight: Aleanca e majtë fituese në 23 qershor, minimumi 77 mandate

Për herë të parë që nga publikimi i listës së deputetëve të PS, Edi Rama, komentoi zgjedhjet e tij për të mbajtur dhe përjashtuar disa eksponente të majtë në Tonight Ilva Tare. Rama u shpreh i bindur se te pakënaqurit …

Lleshi leksion të hapur me studentët, apelon të rinjtë të marrin pjesë në votime

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Luzi ka zhvilluar një leksion të hapur me studentët e Universitetit “Hëna e Plotë, Bedër” me temë “E drejta e votës”. Kryetarja e KQZ-së u ka folur studentëve mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, …

100 vjet drejtësi, Nishani: E drejta e qytetarit duhet të jetë një realitet i prekshëm

Në cilësinë e kreut të shtetit, njëherësh edhe kryetar i KLD-së, Presidenti Bujar Nishani mbajti sot një pritje me rastin e 100 vjetorit të drejtësisë shqiptare, mu morën pjesë një sërë personalitete të larta të shtetit, drejtësisë, por dhe ambasadorë …

Gjunkshi-Stavridis: Kontributi i FA në Afganistan, rol domethënës në sigurinë globale

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, i dorëzoi “Medaljen e Mirënjohjes”, Komandantit Suprem të Forcave Aleate në Europë, admiral James G. Stavridis, në një ceremoni të veçantë të organizuar në Shtabin Qendror të Komandës së Aleancës për Operacionet …

Gjendet trupi i pajetë i një personi në lumin Drino, dyshohet se është shtetas i huaj

Tenativa për të hyrë si ilegal në Shqipëri i ka kushtuar me jetë një shtetasi të huaj. Mbrëmjen e sotme rreth orës 17:00 në lumin Drino poshtë urës së Leklit në Tepelenë është gjendur trupi i pajetë i një personi. …

Akuzat e PS për Monumentet, PD: Trillime, Rama s’ka bërë asgjë për trashëgiminë kulturore

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me akuzat e selisë rozë për shitje të monumenteve të kulturës dhe trashëgimisë kombëtare. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat, Gerti Bogdani, i cilësoi shpifje të radhës të sallonit mavi, ndërsa akuzoi Ramën se …

BE të flasë shqip për zgjedhjet, Drejtori i ESI: Jo më nënkuptime nga Brukseli

Dy ditë më parë Inisiativa për stabilitetin europian, në një raport të vetin theksonte se liderët politik në Shqipëri duhet të respektojnë  ligjet që kanë miratuar vetë dhe të mos kapërcejnë vijat e Kuqe. Gjithashtu raporti i kërkonte BE  të …

Listat e kandidatëve, KQZ miraton listat e 13 partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro projektvendimin “Për miratimin e listave shumemërore të partive politike të regjistruara në KQZ-së, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 …

Gjimnastrada mbarëkombëtare, Basha: Bashkia do vazhdojë të mbështesë aktivitete të tilla

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka përshëndetur sot manifestimin artistiko-sportiv mbarëkombëtar që po mbahet në Tiranë, me moton “E duam Shqipërinë“. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë mbi 2000 gjimnastë, të ndarë në 35 ekipe, nga Shqipëria, Kosova, …

Rama në Shkodër: Të largojmë komunistin e fundit që mban peng Shqipërinë

Të shënjuar në historinë vendit për “grushtin” e dhënë në funksion të rrëzimit të pushtetit diktatorial të Enver Hoxhës, kreu i socialistëve Edi Rama ka kërkuar votën e shkodranëve për të larguar një tjetër regjim, atë të Sali Berishës. Ndërsa …

Elbasan, falsifikonte dokumenta, në pranga agjenti i kompanisë së sigurimeve

Një 47-vjeçar, me detyrë agjent në një kompani sigurimesh, u arrestua pasditen e sotme nga policia e Elbasanit pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumenta në këmbim të parave. I arrestuari është shtetasi, Dhimitër Peqini, ndërsa policia bën me dije se …

Arratisja e anëtarit të bandës së Yzberishtit, pezullohet Drejtori i burgut të Fushë-Krujës

Shkelja e afatit të lejes dhe arratisja e të burgosurit, Ilir Avdillari, i ka kushtuar me pezullim nga detyra drejtorit të burgut të Fushë-Krujës,Ligor Prifti. Urdhëri është dhënë nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Gazmend Dibra, pas verifikimit të procedurave …

Monumentet e kulturës me qera, Zhiti: Ka kritere të forta për subjektet

Kala, kisha, xhami, manasitre, bazilika, të cilat janë Monumente Kulturore do tu jepen me qera subjekteve private, por në kontroll të vazhdueshëm për mos degradimin e tyre. Shefi i Kabinetit në Ministrinë e Turizimi, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Enton Deraj, …

Kujdes shpenzimet e fushatës, raporti i BSH-së: Pas 5 vitesh rikthehet rritja 6%

Ekonomia jonë do të dojë edhe shumë vite që t’i rikthehet rritjes së artë prej 6%. Një nivel i tillë i rritjes ekonomike në Shqipëri është arritur në vitin 2008, ndërkohë që pas këtij viti ka ardhur një ulje e …

Rikonstruksioni i rrugës së Dibrës, Bashkia informon organizimin e lëvizjes

Në vijim të mbarëvajtjes të procesit të punës për zbatimin e punimeve të objektit “Rikonstruksioni i rrugës së Dibrës”, Bashkia e Tiranës informon qytetarët se si pasojë e kryerjes së punimeve (asfaltim), ndalohet qarkullimi i mjeteve në rrugën e “Dibrës”, …

Me 31 maj mblidhet Konferenca Gjyqësore Kombëtare, zgjidhet anëtari i ri i KLD-së

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, me cilësinë e Kryetarit të Konferencës Gjyqësore Kombëtare (K.GJ.K.) dhe në mbështetje të Ligjit nr.77 datë 26.07.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare”, neni 13/b, do të thërrasë mbledhjen e Konferencës …

Edukata e qarkullimit në rrugë

Vetëm në vitin që lamë pas në Shqipëri kanë humbur jetën 334 persona dhe 481 të tjerë kanë pësuar dëmtime të rënda si pasojë e e aksidenteve rrugore. Shkaku kryesor i numrit të lartë të aksidenteve 1870 gjithësej mbetet shkelja …

Dogjani:Ramën e ka kapur paniku i humbjes

Deputeti Asllan Dogjani e ka cilësuar deklaratat e Ramës për tre të larguarit nga PS-ja si një përpjekje e Ramës për të fshehur panikun për humbjen e radhës në këto zgjedhje. I rreshtuar tashmë në listën e demokratëve, ndërsa ka …

INU, shembje ndërtimesh pa leje në Laprakë

Inspektoriati Ndërtimor i Tiranës ka vijuar prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë. Tentativa për një shtesë pa leje në një objekt në zonën e Laprakës ka marrë sot ndërshkimin ligjor. Punimet të cilat janë kryer gjatë natës, janë prishur …

Shkodër, Meta: Berisha të pranojë kompromisin tonë për integrimin

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot një takim në Shkodër ku ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë në këtë qark. Në fjalën e tij, kreu i LSI-së Ilir Meta ka premtuar se brenda 2 mandateve “Aleanca për Shqipërinë europiane” …

Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 persona të shpallur në kërkim për vjedhje

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e 4 persona ndërsa ka shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë për vjedhje në këtë qytet. Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të operacionit të koduar ” …

PR prezanton kandidatin në Lushnje, Mediu: Taksa progresive rrënon sistemin fiskal

Partia Republikane zhvilloi një takim elektoral në Lushnje, ku u prezantua edhe kandidati për deputet, Eduart Sharka. Në fjalën e tij, kryetari I PR-së Fatmir Mediu u shpreh se priroritetet  e maxhorancës gjatë dy mandateve kanë qenë absolutisht në drejtim …

Islami:Shqiptarët do largojnë listën Koço-Rama

Ish-deputeti i PS-së, tashmë kandidat i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Kastriot Islami, ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të opozitës Edi Rama dhe kandidatit për deputetët Koço Kokëdhima. Në një konferencë për shtyp nga kryesia e kuvendit, …

Sequi:Integrimi, të jetë në krye të axhendës së partive në fushatë

Në krye te axhendës elektorale të krerëve të politikës duhet të jetë ajo e integrimit europian të Shqipërisë. Ndërsa  e ka cilësuar një proces  të shumëkërkuar nga qytetarët shqiptarë atë të integrimit, Ambssadori i BE në Tiranë Ettore Sequi apeloi …

Berisha: 23 qershori, disfata e radhës për Edi Ramën

Kreu i qeverise, Sali Berisha ka vijuar me turin e inaugurimeve ndërsa sot ka marrë pjesë në  rikonstruksionin e rrugës Lis-Ura e Matit. Në fjalën e tij, shefi i qeverisë nuk ka lënë pa sulmuar edhe kreun e PS-së Edi …

Tiranë, përurohet busti i Sabri Godos, Basha: Kujtimi i tij, i përjetësuar mes nesh

Në lulishte pranë Akademisë së Shkencave, u vendos busti i shkrimtarit dhe politikanit, Sabri Godo, i cili u nda nga jeta 2 vjet më parë. Kryetari i Bashkisë, familjarë, miq dhe kolegë të tij por morën pjesë në përurimin e …