Lajmet nga Rajoni

Paralizohet Greqia, grevës i bashkohet edhe policia

Policia greke nga mbarë vendi iu bashkua grevës mbarëkombëtare të organizuar kundër reformave të qeverisë të cilat pritet të kalojnë në Parlament. Qindra oficerë me uniforma dhe me  balona të zeza në duar marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit grek për …

Holandezët fluturojnë dronin mbi godinën e qeverisë, lajmi në mediat botërore

Dy shtetas holandezë janë ndaluar pasi kanë akuzohen se ilegalisht kanë ngritur një dron mbi godinën e qeverisë së Kosovës. Përmes një deklarate për shtyp policia e Kosovës informon se i kishte kërkuar atyre ta zbresin si dhe kishin kontaktuar …

Bushati uron Zaev për mandatin: Shqipëria mbështet Maqedoninë

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka përshëndetur marrjen e mandatit nga kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, për krijimin e qeverisë së re. Përmes një postimi në twitter, Bushati shkruan: “Urime Zoran Zaev për marrjen e mandatit për të formuar qeverinë …

Shtetet arabe financojnë islamizmin në Ballkan

Arabia Saudite forcon ndikimin duke zgjeruar vehabizmin. Kurse Turqia tenton të luajë rol më të rëndësishëm në territoret e dikurshme të Perandorisë Osmane, vlerëson qeveria Gjermane.   Qeveria Gjermane konstaton rritje të ndikimit islamik të mbështetur nga Arbabia Saudite dhe …

Blerta tregon arsyet pse goditi me vezë të prishura Vlora Çitakun

Blerta Avdili është aktivistja e “Vetëvendosjes” e cila gjatë një ligjërate në Universitetin e Denverit, në Kolorado, në ShBA sulmoi me vezë ambasadorën e Kosovës në Amerikë Vlora Çitaku. Përmes një postimi në facebook ajo tregon arsyen përse e ndërmori …

Vlora Çitaku tregon si u sulmua me vezë në Amerikë/ VIDEO

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku është sulmuar me vezë nga një aktiviste e “Vetëvendosjes” gjatë një ligjërate para studentëve për situatën në Kosovë dhe në Ballkan. Përveç vezëve aktivistja në fjalë ne drejtim të ambasadores ka drejtuar akuza …

Foto e përgjakjes së Selës tmerron kongresmenët amerikanë

Fotografi të rrahjes brutale të deputetit Ziadin Sela në Kuvendin e Maqedonisë natën e 27 prillit janë publikuar në seancën e dëshmisë me temën ‘Maqedonia dhe krizat në Ballkan’, ku fjalimin e tij e mbajti zv/ndihmës sekretari amerikan Hoyt Yee, …

Yee paralajmëron për “ndikim malinj” të Rusisë në Ballkan

Rusia po përpiqet të ndalojë integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Deklarata është bërë nga zëvendësndihmes sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee para nënkomitetit të Kongresit për Marrëdhëniet me Jashtë. Yee tha se shumë vende të Ballkanit, si Shqipëria …

Vetëvendosje e vetme në zgjedhjet parlamentare

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka lajmëruar se do të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit. Me anë të një njoftimi, kjo parti thotë se të enjten do të vendoset për listat e deputetëve. Njoftimi i plotë: Lëvizja …

Ivanovi propozon amnisti për sulmuesit e deputetëve në Kuvend

Presidenti Ivanov në një intervistë në Kanal 5, deklaroi se sipas tij pas ndarjes së mandatit shteti është futur në një periudhë normalizimi dhe shpresoi se do të ketë qetësim të popullit. Ai mes reshtave përmendi edhe amnestinë për të …

Incidente gjatë protestave, ndërsa pritet votimi i masave të reja shtrënguese

Qytetarët grekë kanë protestuar të mërkurën kundër paketës së re me masa shtrënguese që po përgatitet të votojë qeveria Tsipras. Mijëra njerëz i janë përgjigjur thirrjes së unioneve sindikale dhe u tubuan para parlamentit, ndërsa vazhdonte greva e përgjithshme 24 …

Mogherini e Hahn: Vendimi i Ivanov i hap rrugë daljes nga kriza politike

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme Federica Mogherini dhe Komisioneri Johannes Hahn lëshuan një deklaratë të përbashkët të mërkurën mbi vendimin e Presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov për të mandatuar Zoran Zaev për formimin e qeverisë …

Zaev merr mandatin, për 10 ditë premton Qeverinë e re

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev menjëherë pas marrjes së mandatit u shpreh se obligohet që qeveria e re do të mundësojë që vendi të ecë përpara dhe të shndërrohet në një shtet me perspektiva evropiane për të gjithë qytetarët e …

Zaev marrë mandatin për formimin e qeverisë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov i ka dorëzuar mandatin për formimin e qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, shkruan Alsat. Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov  gjatë aktit të ndarjes së mandatit për formimin me Qeverisë së re deklaroi …

Trepça “peng” i formimit të Qeverisë së re, punon me humbje

Gjashtë muaj afat kishte Qeveria e Isa Mustafës, që të themelonte Bordin Mbikëqyrës dhe Bordin Menaxhues të Kombinatit Trepça, që nënkuptonte edhe fillimin e zbatimit të Ligjit për të, por kjo nuk u arrit që prej miratimit të kornizës ligjore. …

Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit PD-AAK-NISMA

Partitë politike në Kosovë kanë dorëzuar dje në mbrëmje dokumentat formale për koalicionet parazgjedhore, teksa surpriza ka ardhur padyshim nga bashkëpunimi mes PDK, AAK dhe NISMA. Këto tre forca politike, në bazë të një marrëveshjeje të arritur në limitet e …

Hoti: Bashkë me AKR dhe Alternativën do t’i fitojnë zgjedhjet e 11 qershorit

I kandiduar për kryeministër nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion paszgjedhor me AKR-në se ky koalicion vulos fitoren e qendrës se djathtë. Koalicionin LDK-AKR ai e ka quajtur si koalicion të parimeve. “Shumë …

Çitaku: Serbia duhet ta pranojë Kosovën si shtet

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka thënë të martën në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, se Rezolutës 1244 i ka dalë afati shumë kohë më parë, ndërsa deklarimet e ministres së Drejtësisë Nela Kuburoviq …

Gruevski: Më 15 tetor të mbahen zgjedhjet lokale dhe parlamentare

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski sërish ka kërkuar që së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe ato parlamentare në datën 15 tetor. Ai ka thënë se është i bindur se në ato zgjedhje do të fitojë VMRO-DPMNE. “Përfaqësuesit e …

Zyrtare: Avdullah Hoti, kandidat i LDK-së për kryeministër

Kryeministri i Kosovës, në largim, njëkohësisht kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, tha të martën se pas konsultave me drejtues të partisë është përcaktuar që Avdullah Hoti të jetë kandidati i këtij subjekti për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. LDK …

Thellohet kriza, kryetarët e Komunave pa mandat, s’marrin vendime

Nga dita e sotme, mandati i Kryetarëve dhe Këshilltarëve të Komunave në Maqedoni ka skaduar, duke thelluar edhe më tej krizën në shtetin fqinj. Në këto kushte, të zgjedhurit e pushtetit vendor nuk do të kenë më tagrin për të …

Athinë, anarkistët sulmojnë rajonin e policisë me bomba molotov

Një grup anarkistësh kanë sulmuar të martën pas mesnate rajonin e policisë të Omonias, sheshin e njohur në qendër të Athinës. Sipas njoftimeve kanë qenë rreth 20 persona me fytyra të maskuara që në orën 02:30 hodhën bomba molotov në …

Greqia mbyll transmetimet, media grevë 24 orëshe

Shteti fqinj Greqia do të jetë sot në terr informativ. Mediat publike dhe private kanë nisur një grevë 24 orëshe. Gjatë gjithe ditës së martë nuk do të ketë asnjë edicion informativ në radiot dhe televizionet. Greva vjen si protestë …

Afati për dhënien e mandatit, LSDM e gatshme të takohet me Ivanovin

Kur kanë mbetur edhe katër ditë nga afati për dhënien e mandatit, akoma nuk dihet se kur do të realizohet takimi i paralajmëruar i kreut të LSDM-së Zoran Zaev dhe Presidentit Gjorge Ivanov ku pritet të jepet garanca për unitetin …

Alarmohen ministrat e Vuçiç: Haradinaj po thërret për luftë

Ministrat në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin dhe Rasim Lajiç, e kanë cilësuar thirrje për luftë deklaratën e liderit të AAK, Ramush Haradinaj, se “punën tonë do ta bëjmë vetë”, nëse Uashingtoni nuk e bënë punën në mes të Kosovës …

Kriza politike bllokon zgjedhjet lokale në Maqedoni, komunat pa kryetar

Duke filluar nga kjo e hënë komunat e Maqedonisë do të jenë pa kryetarë dhe këshilla komunal, për shkak të skadimit të mandatit të tyre pikërisht sot. Për të zgjidhur këtë situatë që mund të çoj në paralizim të pushtetit …

Koalicionet, VV përjashton PDK dhe LDK nga bashkëpunimi

Lëvizja Vetëvendosje ka vija të kuqe për dy ish-partnerët e koalicionit qeverisës PDK-në dhe LDK-në për krijimin e koalicioneve parazgjedhore dhe paszgjedhore. Madje për këtë, nënkryetarja në detyrë e Kuvendit Aida Dërguti, pas një mbledhje të kryesisë, tha se ka …

Shkupi kërkon ekstradimin nga Greqia të ish-shefit të Antiterrorit

Në Greqi, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë këtë javë kërkesën për ekstradim të ish-shefit të njësisë antiterror të Maqedonisë, Dejan Vuçoviç. Vuçoviç u arrestua në Selanik, në shkurt të këtij viti, pasi ndaj tij ishte shpallur urdhër arresti ndërkombëtar. …

Parlamenti grek ftohet në votojë paketën e masave të reja

Në parlamentin grek fillon të hënën diskutimi i paketës së masave të reja që përmban marrëveshja e arritur me kreditorët, më herët këtë muaj.Drafti përkatës ka më shumë se 900 faqe. Edhe pse deputetë të maxhorancës kanë shprehur pakënaqësinë dhe …

Ministri serb: BE të reagojë ndaj deklaratave të shqiptarëve të Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç ka deklaruar se deklaratat e shqiptarëve të Kosovës tregojnë se Bashkimi Evropian duhet të përfshihet dhe të dërgoj mesazh të fuqishëm se diçka e tillë nuk tolerohet. Sipas tij duhet reagim …

Dhuna ndaj Arbana Xharës ende pa autor, policia vijon hetimet

Policia e Kosovës dhe prokuroria është duke vazhduar hetimet në lidhje me rrahjen brutale dje të ish gazetares Arbana Xharra. Zëdhënësi i policisë së Kosovës Baki Kelani, në një prononcim për Indeksonline në Kosovë ka thënë se këto hetime janë …

Treni Athinë-Selanik del nga shinat, tre të vdekur

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur, ky është bilanci tragjik i një aksidenti hekurudhor në Greqi. Treni i linjës Athinë-Selanik ka dalë nga shinat pak para mbërritjes në qytetin e Selanikut, rreth orës 22:00 …

Në zgjedhjet e 11 qershorit mund të garojnë edhe persona me të kaluar kriminale

Persona të dyshuar për korrupsion dhe krime, si dhe ata nën hetime dhe me akuza nëpër gjykata, mund të jenë sërish nëpër listat zgjedhore të partive politike. Mungesa e një ligji apo kodi të mirësjelljes, përmes së cilit do të …

Maqedoni, koordinim “sekret” i partive parlamentare

Përfaqësuesit e të gjitha partive politike gjatë ditës së sotme janë mbledhur në koordinim “sekret” mes vete.  Për këtë takim pothuajse mediat nuk ishin fare të informuara, ndërsa nuk u dhanë kurrfarë detajesh se për çfarë diskutuan partitë parlamentare dhe …

Hoyt Yee: Kryeministri i ri i Kosovës duhet ta gjejë mekanizmin për miratimin e demarkacionit

Zëvendësndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, në forumin rajonal për siguri “2BS” në Budvë, ka thënë se shpreson që kryeministri i ardhshëm do ta gjejë mekanizmin për zgjidhjen e demarkacionit me Malin e Zi për të siguruar liberalizimin e …

Isa Mustafa i hap rrugë një kandidati tjetër për kryeministër

Kryetari i kësaj LDK, Isa Mustafa ka thënë se ai mund të mos jetë i nominuari i këtij subjekti politik në zgjedhjet e reja, njofton Klan Kosova. Na fjalimin e tij Mustafa ka thënë se para dy vite e gjysmë, …

Vritet një person në Mitrovicën Veriore, arrestohet një i dyshuar

Një pronar i një objekti hotelier në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicën e Veriut, Murat Kuçi, është vrarë të premten rreth orës 22:00, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Veriore, …

Thaçi dhe Mustafa dënojnë dhunën ndaj Arbana Xharës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa kanë shprehur shqetësimin e tyre për dhunën ndaj Arbana Xharës. Presidenti Thaçi në një postim në facebook ka shkruar se asgjë nuk e arsyeton sulmin ndaj Arbanës, duke kërkuar të zbardhet …

Arbana Xharra rrihet brutalisht nga persona të panjohur

Gazetarja e njëkohësisht anëtarja më e re e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, është rrahur barbarisht mbrëmjen e kaluar nga persona ende të paidentifikuar, pranë banesës së saj në Prishtinë. Në atë kohë, Xharra po kthehej nga një udhëtim …

Gruaja e Astrit Deharit lind vajzë

Gruaja e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta në burgun e Prizrenit, ka lindur vajzë. Bashkëshortja e Deharit lindi të enjten. Ajo ishte shtatzënë gjatë kohës që Dehari ishte në paraburgim të …

As Qeveria e ardhshme nuk mund t’iu ikë Demarkacionit dhe Asociacionit

Pavarësisht mospajtimeve të mëdha ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës, që çoi drejt shpërbërjes së Kuvendit dhe rrjedhimisht edhe shpalljes së zgjedhjeve të reja të parakohshme, problemet me të cilat vendi do të vazhdojë të përballet, thonë njohës të rrethanave, do …

Xhaferi: Ivanovin e presim deri më datë 19 Maj

  Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka deklaruar se do t’a presë Presidentin Gjorge Ivanov deri më datë 19 Maj për të mandatuar Zoran Zaev, por nëse kreu i shtetit do të refuzojë sërish, atëherë qeveria e re …

Delawi: Të korruptuarit të mbeten jashtë listave zgjedhore

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Greg Delawie në një intervistë për RTK-në, kërkoi që në listat zgjedhore mos të përfshihen njerëz të korruptuar, ndërkaq rekomandon që në procesin zgjedhorë të ketë më tepër “fytyra”, grupmosha të reja, …

Panik në Gjykatën e Athinës, një person qëllon ne ajër

Panik në Gjykatën e Athinës. Një person ka shtënë në ajër, ndërsa po fliste para gazetarëve. Personi u arrestua menjëherë ndërsa prokuroria ka nisur hetimet nëse ai mbante armën me vete edhe në sallën e gjyqit /Oranews.tv/   Të parët …

Thaçi: Serbia ka plan për ndarjen e Kosovës, por ai moment s’do të vijë kurrë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit nuk është i lehtë. Ai ka shtuar se dialogu nuk ka alternativë, deri në njohjen nga Serbia për shtetin e Kosovës. Këto komente, Thaçi i ka …

Kongresmenët amerikanë zbarkojnë në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot delegacionin nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që po qëndrojnë për vizitë në Kosovë. Duke i falënderuar për miqësinë dhe mbështetjen e madhe të SHBA-së për …

Protesta në Athinë, ngrihen kundër vjedhjes dhe talljes!

Punëtorë dhe pensionistë grekë bllokuan hyrjen e Ministrisë së Financave dje gjatë një proteste kundër marrëveshjes së qeverisë vendase me huadhënësit ndërkombëtarë e cila imponon shkurtime të tjera në bazë të refomave të reja që do të ndërmeren. Protestuesit hynë …

Kosova bëhet gati për 11 qershorin, fondi 5 milionë euro

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovës ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e  parakohshme të 11 qershorit. Pas caktimit të datës nga Presidenti Hashim Thaçi, kryetarja e KQZ, Valdete Daka thirri mbledhjen e institucionit që drejton dhe theksoi se do t’i …

Mbështeti Kosovën, filozofi francez e pëson keq në Beograd

Një nga intelektualët më të njohur francez, filozofi Bernard-Henri Levy u përball me një skenë të pazakontë në Beograd. Apo po merrte pjesë në festivalin “Beldocs”, gjatë shfaqjes së filmit “Peshmerga”. Incidenti kur ai u godit me tortë fytyrës, ndodhi …

Opozita nxit Malin e Zi të revokojë njohjen e Kosovës

Një nga liderët kryesorë të opozitës në Malin e Zi, Nebojsa Medojeviç i bëri thirrje qeverisë të mbrojë kufirin me Kosovën dhe të tërheqë njohjen e pavarësisë së vendit – pasi Kosova vonoi sërish votimin në parlament të marrëveshjes së …

Delawie: Partitë të kenë kujdes çfarë emrash fusin në lista zgjedhore

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë për RTK thotë se partitë politike, në prag të fushatës zgjedhore duhet të kenë kujdes se çfarë njerëzish përfshijnë në listat zgjedhore.   Delawie thotë se është për të ardhur keq …

Mustafa: Koalicionet do t’i ndërtojmë mbi bazën e besimit reciprok

Kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me kryetaret e degëve në Kosovë, për t’i bashkërenduar veprimet dhe agjendën për fushatën parazgjedhore dhe për ta bërë listën e kandidatëve për deputetë. Sipas tij, ata janë pajtuar …

“Pas Brexit, integrojmë vendet e Ballkanit Perëndimor”

Pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian, Brukseli do të vijojë me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.” Deklarata erdhi nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikat e Jashtëme, Federica Mogherini, e cila tha se nuk preferon t’a quajë …

Demarkacioni, sfidë e vështirë, edhe pas zgjedhjeve të parakohshme

Zgjedhjet e parakohshme do të vonojnë edhe më shumë proceset e integrimeve evropiane, në dëm të qytetarëve, thonë analistët dhe njohësit e rrethanave politike në Kosovë.  Analisti Ramush Tahiri, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Kosova si shtet …

“Der Spiegel” shpejgon frikën nga fantazma “Shqipëri e Madhe”

Maqedonia gjendet në krizë politike, por partitë nacionaliste thellojnë ndarjen midis kombeve në Maqedoni, shkruhet në një informacion nga Shkupi të revistës gjermane “Der Spiegel.” „Një gjest i vogël, por me përmbajtje eksplozive: pas zgjedhjes së Kryetarit të ri të …

Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme në 11 qershor

Pas konsultimit me partitë politike, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka caktuar datën 11 Qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Në komunikatën zyrtare të presidencës, bëhet e ditur se shumica e përfaqësuesve që morën pjesë në mbledhje favorizuan këtë …

Integrimi në Ballkan, si parakusht për anëtarësimin në BE

Përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BB) (nga ministritë përgjegjëse për punën, arsimin, tregtinë, investimet, axhendën dixhitale, punët e jashtme si dhe përfaqësuesit e kryeministrave) u mblodhën sot në Sarajevë për të identifikuar nismat e përbashkëta të integrimit ekonomik …

Thaçi thërret partitë, diskutohet për datën e zgjedhjeve

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thirrur mëngjesin e sotëm  një takim me përfaqësuesit e partive parlamentare për të diskutuar dhe vendosur datën e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme. LDK ka injoruar takimin e thirrur nga Presidenti dhe asnjë përfaqësues …

Zgjedhjet në Kosovë me 11 ose 18 qershor, të enjten takohen partitë

Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar shpërndarjen e Parlamentit të Kosovës, ndërkohë që ditën e neserme do të presë në zyrën e tij, liderët e partive politike për të përcaktuar datën e zgjedhjeve. Në bazë të afatave që paracakton Kushtetuta, procesi …