Lajmet nga Rajoni

Kuçi takon homologen austriake, merr mbështetje në fushën e drejtësisë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi ka takuar në Vjenë Ministren e Drejtësisë së Republikës Federale të Austrisë, Beatrix Karl. Dy ministrat e Drejtësisë kanë zhvilluar një drekë pune me ç`rast kanë shkëmbyer përvojat e tyre në fushën e drejtësisë, duke vënë theksin mbi bashkëpunimin juridik ndërkombëtar ndërmjet dy shteteve.

Shtyhet pa afat seanca gjyqësore për ish ministrat e Kulturës

Astrit Haraçija, Valton Beqiri, Armond Morina dhe Nehat Fejza priteshin të dilnin të mërkurën në seancë gjyqësore për të dhënë përgjegjësi për korrupsion, mirëpo, mediat kosovare raportojnë se një seancë e tillë është shtyrë për afat të pacaktuar.

Italia s`e kushtëzon Serbinë me Kosovën

Presidentët e Italisë dhe të Serbisë, Giorgio Napolitano dhe Tomisllav Nikolliç, janë pajtuar sot në Romë se Serbisë nuk duhet t`i vihen kushte të reja për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raportojnë mediat në Beograd.

Protestat kundër vizitës së Merkelit, edhe opozita e rreshtuar

Lideri i Partisë Komuniste Greke, Aleka Papariga dhe lideri i partisë Syriza, Alexis Tsipras, kanë folur sot para gazetarëve në Athinë, gjatë protestave të përbashkëta të sindikatave greke dhe studentëve, bashkë me liderët e opozitës, për të treguar se nuk duan masa të mëtejme të shtrëngimit.

Incidenti në kufi, Menduh Thaçi letër Kryeministrit Samaras

Pjesëmarrja e liderit të PDSH-së në kongresin e partisë së Kryeministrit të Republikës së Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan si duket ka revoltuar grekët. Si hakmarrje, për arsye banale, gjatë kthimit në vendlindje ai është ndaluar nga autoritetet kufitare greke. Ky incident ka detyruar liderin e PDSH që ti drejtohet më një letër kryeministrit grek Antonis Samaras.

Angela Merkel mbërrin në Greqi, pritet nga Samaras

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në kryeqytetin grek Athinë, ndërsa është pritur në aeroport nga kryeministri i vendit Antonis Samaras dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Komisioneri Fyle të enjten viziton Prishtinën

Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fyle do të vizitojë të enjten Prishtinën. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat citojnë burime nga Brukseli.

Svoboda: Serbia herët a vonë do të njohë Kosovën

Shefi i socialdemokratëve në Parlamentin Evropian Hans Svoboda ka deklaruar se herët a vonë do të vijë koha kur do të jetë e domosdoshme që Serbia të njohë faktin se Kosova është shtet i pavarur.

Nikoliç:Europa s`do na kërkojë të heqim dorë nga Kosova

Europa mund të na kërkojë gjithçka, por jo të heqim dorë nga Kosova. Europa nuk mund të na vendosë në kësaj zgjidhjeje: të jemi anëtar i BE-së apo të njohim pavarësinë e Kosovës. Kështu ka deklaruar Timosllav Nikoliç, presidenti serb nga zyra e tij në Beograd, gjatë një interviste për “Corriere dela sera”.

“Hasan Prishtina” në Shkup, reagojnë maqedonasit

Më 14 tetor do të vendoset busti i heroit shqiptar Hasan Prishtina në një nga pjesët qendrore të Shkupit. Projekti realizohet nga komuna e Çairit me një donacion të familjes Prishtina përmes Mehmet Prishtinës. Përmendorja 5 metra do të jetë …

Kancelarja Merkel viziton sot Greqinë, blindohet Athina

Mbërrin sot në Greqi kancelarja gjermane Angela Merkel ndërsa kryeqyteti grek, Athina është blinduar në pritje të saj.

Halimi: Na trajtoni si Beogradi serbët e veriut!

Deputeti nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, i ka mirëpritur deklaratat e zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi që edhe Lugina e Preshevës të jetë pjesë e bisedimeve në dialogun e ardhshëm politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Raporti i KE-së: Serbia ta pranojë Kosovën si fqinj

Komisioni Evropian miraton nesër konkluzionet për përparimin e Serbisë. Mediat serbe thonë se në momentet e fundit Serbisë mund t`i imponohen “kushte të vështira”. Sipas tyre, Beogradi nuk do të pranojë të nënshkruaj deklaratën për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, pasi kjo sipas tyre nënkupton që Kosova është shtet fqinj i Serbisë.

Takimi me Mustafën, Daci: Nuk kërkova asgjë për vete, apo LDD

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë Nexhat Daci ka deklaruar se në takimin e sotëm me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ai nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për LDD- në apo për veten por për Kosovën.

Përgenjështrojnë serbët e veriut: S`jemi takuar me Jahjagën

Përfaqësues të serbëve të veriut kanë mohuar se Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është takuar me ta.
Ditë më parë këshilltari politik i Presidentes Jahjaga Ramush Tahiri, ka deklaruar se Presidentja është takuar me serbë të veriut por ai nuk e ka saktësuar se me k

Merkel në Greqi, priten protesta në kryeqytetin helen

Rreth 7000 oficerë të policisë janë vendosur në Athinë, në prag të vizitës së planifikuar të kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila pritet të nxisë protesta masive në kryeqytetin grek.

Ristrokturim qeverie, “luftë” për largimin e Fatmir Besimit

Qeveria e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI së shpejti pritet të pësojë ndryshime, pas votëbesimit të fituar javën e kaluar. Mediat maqedonase bëjnë të ditur se në fokusin e ndryshimeve është ministria e Mbrojtjes, Drejtësisë dhe ministria e Evrointegrimeve.

Serbia s`publikon platformën e dialogut derisa të deklarohet Kosova

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, ka thënë se platforma për bisedimet me Prishtinën po përgatitet, por detajet e saj nuk do të bëhen publike derisa “pala tjetër të mos deklarojë nëse do të negociojë”.

Kuçi: Lugina e Preshevës do të përfshihet në dialog

Çështja e tre komunave me shumicë shqiptare nën administrimin e Serbisë, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të zërë vend në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Bisedimet me Kosovën, Nikoliç propozon Daçiçin si kryengociator

Presidenti i Serbisë, Timosllav Nikolliç ka deklaruar sërish se do ta propozojë si kryenegociator në bisedimet me Prishtinën, kryeministrin Ivica Daçiç.

Betejë zgjedhore serbo-myslimane për Srebrenicën

Bosnje Hercegovina ka zhvilluar dje zgjedhjet për këshillat lokalë dhe kryetarët e komunave.

Vetëvendosje-Presidentes: Strukturat serbe nuk janë të ligjshme

Lëvizja “Vetëvendosje” ka reaguar sot ndaj deklaratave të njërit prej këshilltarëve të Presidentes së Kosovës, i cili ka theksuar se strukturat e Beogradit brenda Kosovës janë legjitime. Sipas vetëvendosjes kjo është më shumë sesa një deklaratë e pamatur.

Sulmi mbi simbolet në Gjermani, reagon MPJ-ja e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka dënuar aktin vandal, të kryer nga persona ende të paidentifikuar, mbi simbolet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt, mbi të cilat u shkrua në gjuhën serbe “Kosova është Serbi”.

Psikoterapi për ata që duan ndarjen e Kosovës

Ndarja e Kosovës, një opsion që përgjatë viteve të fundit ka mbizotëruar qëndrimin politik të Beogradit karshi veriut të vendit, e që është zhdukur më pas për një kohë të caktuar nga tryeza e mundësive për zgjidhjen e kësaj çështjeje është shfaqur sërish.

Kosova, e para në Evropë për analfabetizëm

Rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë tregojnë se 55 mijë qytetarë të Kosovës janë analfabetë të plotë, që nuk dinë shkrim dhe lexim. Nderkohe ata qe nuk janë në gjendje ta kuptojnë atë që shkruajnë, janë 82 mijë 188 persona.

Kosovë, PDK-ja kërkon tryezë, LDK kundër

Drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës zgjidhjen e krizës rreth reformës zgjedhore e shohin përmes organizimit të një tryeze ku do të bisedonin liderët e mëdhenjtë të partive politike, në mënyrë që të pajtohen të gjithë rreth një ligji për zgjedhjet. Por kjo ide për Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk është e nevojshme.

Maqedoni, opozita kërcënon për bojkot në zgjedhje

Opozita në Maqedoni ka kërcënuar se do të bojkotojë zgjedhjet 2013 në rast se nuk bëhen ndryshimet e Kodit zgjedhor dhe pastrimin e listave zgjedhore.

Bosnje, zhvillohen sot zgjedhjet lokale

Bosnje Hercegovina zhvillon sot në zgjedhjet lokale. Rezultatet e tyre do të caktojnë fuqinë e partive politike, dy vjet para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të vendit, të planifikuara për vitin 2014.

Dialogu, Daçiç: Serbia nuk iu shmanget përgjegjësive

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se nuk u shmanget përgjegjësive kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut me Kosovën, por, sipas tij, është me rëndësi të caktohet qëllimi i dialogut.

Gjermania mbështet pavarësinë, Krichbaum: Kosova, realitet i jetës

Presidenti i komisionit gjerman të Bundestagut për marrëdhënie me BE-në, Gunther Krichbaum ka deklaruar në Beograd se njohja e pavarësisë së Kosovës është “realitet i jetës”.

Kryeministri i Maqedonisë, Gruevski viziton Tiranën në nëntor

Pas 4 vitesh mungesë, kryeministri maqedonas Nikollas Gruevski pritet të vizitojë Tiranën nga fundi i muajit nëntor, përpara përvjetorit të pavarësisë. Në fakt do të jetë një vizitë në Kosovë fillimisht, e cila pritet të pasohet me pas dhe me vizitën e tij në Shqipëri.

Kosovë, zgjedhjet parlamentare jo para atyre lokale

Tensionet në Partinë Demokratike të shpërfaqura edhe në Kuvend, nuk do të kenë asnjë reflektim në zhvillimet politike të Kosovës, ka thënë të premten një zyrtar i lartë i Qeverisë. Sipas tij, këto zhvillime nuk do të prodhojnë zgjedhje të …

Vazhdon punimet Samiti Ndërkombëtar i Gruas në Prishtinë

Samiti Ndërkombëtar i Gruas, i cili po mbahet në Në Prishtinë vazhdon punimet në ditën e tretë të tij.

Maqedoni, Qeveria kalon me sukses votëbesimin

Qeveria Gruevski-Ahmeti i ka mbijetuar votëbesimit.Parlamenti i Maqedonisë mbrëmë i dha votëbesimin Qeverisë së koalicionit midis VMRO-DPMNE dhe BDI të kryeministrit Nikolla Gruevski. Pro votëbesimit votuan 68 deputetë nga 123 deputetë, ndërsa për shpërbërjen votuan 42 vetëm të opozitës.

Deklarata e Kryeministrit Grek per zhvillimet e fundit

Kryeministri Grek Antonis Samaras i ndodhur në konferencën ndërkombëtare mbi konkurrencën e organizuar nga “International Herald Tribune” në Paris, ka thënë se: “Pas një viti Greqia do të jetë një histori suksesi”

Greqi, takim i ri Sturnaras-Trojka

Ministri i Financave të Greqisë Jani Sturnaras është takuar sot me krerët e Trojkës. Qeveria greke kërkon që të ketë takime të përditshme, të paktën deri në mbledhjen e Eurogrupit.

Reagon ashpër AK: Greqia e poshtëroi Panaritin në Athinë

Flamuri mbrapsht, simbol kapitullimi. Greqia e poshtëroi Panaritin në Athinë. Kjo ka qenë deklarata e ashpër e Aleancës Kuq e Zi lidhur me vizitën e Ministrit të Jashtëm në Athinë. Sipas AK Ministri tradhtoi dhe poshtëroi simbolet kombëtare.

Fyle: Kosova, kusht kryesor për negociatat me Serbinë

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Europian, Shtefan Fyle, tha sot se kushti kryesor për fitimin e datës së negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE është përmirësimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i raporteve me Kosovën.

Hagë, Karaxhiç do thërrasë 600 dëshmitarë

Radovan Karaxhiç, ish-lideri politik i serbëve të Bosnjes, ka ndërmend të thërrasë 600 dëshmitarë në proçesin që po bëhet ndaj tij në gjykatën e Hagës.

Krasniqi: Mbështetje nga SHBA e BE për bisedimet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Trejsi Xhejkobson, me të cilën ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Kacin: Arrihet marrëveshja për përfaqësimin e Kosovës

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, ka deklaruar sot në Beograd se është arritur marrëveshja për përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

AI kritikon Ballkanin mbi fatin e të pagjeturve

Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International i bëri thirrje autoriteteve në shtetet e Ballkanit që të hetojnë fatin e rreth 14 mijë personave ende të pagjetur nga konfliktet e rajonit të viteve 90 dhe për të ndëshkuar ata që janë përgjegjës për zhdukjen e tyre.

Limaj: Asnjë koalicion s`vendos për Kosovën

Njeriu numër dy në PDK, Fatmir Limaj, thotë se Qeveria e Kosovës para se të hyjë në negociata me Serbinë duhet që ta zhvillojë një dialog të brendshëm me të gjitha institucionet e tjera dhe me gjithë spektrin politik në vend, për të pasur një qëndrim unik dhe jo që të hyjë në to pa plan dhe pa kushtëzime.

Kuçi: Askush s`po e anashkalon LDK-në

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi i ka bërë thirrje publike LDK-së të jetë pjesë e proceseve të rëndësishme për shtetin. Kjo deklaratë e Kuçit vjen një ditë pasi anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se LDK-ja po anashkalohet si subjekt politik në procese të rëndësishme për vendin.

Hoxhaj: Jo dialog pa zbatimin e marrëveshjeve

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë nënkupton që Serbia ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur, që Serbia ta shohë Kosovën si partnere, si shtet fqinj, ku të dy shtetet si prioritet të përbashkët të kenë integrimin në Bashkimin Evropian.

Jacobson: Amerika, krenare me një mik si Kosova

Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson, ndërsa i dorëzoi letrat kredenciale presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se Amerika është krenare që ka një vend mik si Kosova. Deklarata është bërë në gjuhën shqipe …

Bisedimet, Serbia po harton platformën për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç thotë se plani për Kosovën është duke u hartuar dhe është me rëndësi që të arrihet konsensus sa më i madh. “Mendoj se është qëllim edhe i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliç që …

Heqja e Fusnotës, BE: Jo ndryshime të marrëveshjeve

Zëdhënësja e përfaqësueses së larët për Politikë të Jashtme të BE-së, Maja Kocijançiç, ka deklaruar se asnjëra nga palë negociuese në dialogun teknik Kosovë- Serbi nuk mund të ndryshojë njëanshëm marrëveshjet tashmë të arritura në Bruksel, raportojnë mediat serbe. Keshtu …

Arbën Xhaferri, përcillet me nderime në banesën e fundit

Mijëra qytetarë, personalitete politike dhe publike si dhe diplomatë të huaj kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Arbër Xhaferrit në varrezat e Tetovës.