Lajmet nga Rajoni

Serbi, arrestohet ish-ministri i bujqësisë

Ish-Ministri serb i Bujqësisë, Sasha Dragin, u arrestua në Beograd me akuzën e shpërdorimit të detyrës, raportuan mediat vendase të dielën.

Ivanoviç: Haradinaj kur të kthehet nga Haga do bëhet kryeministër

Ish- sekretari shtetëror në Ministrinë serbe, Oliver Ivanoviç, mendon se Tribunali i Hagës do ta lirojë ish komandantin e UÇK-së, Ramush Haradinaj, dhe kur ai të kthehet në Kosovë ai sërish do të bëhet kryeministër.

Greqia, nesër mblidhen ministrat e Eurozonës

Ndërsa nesër do të mblidhen ministrant e financave të Eurozonës për të vendosur për fatet e Greqisë, diskutimet kanë vazhduar të etheshme mes Washingtonit, Berlinit dhe Brukselit, për çështjen e qëndreshëmërisë së borxhit grek.

KS shqyrton të martën raportin për Kosovën

Këshilli i Sigurimit në organizatën e Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë të martën raportin e rregullt për zhvillimet tremujore në Kosovë të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-Moon ku ai thekson një normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë për një paqe dhe qëndrueshmëri në rajon.

Kosovë, Fatmir Limaj 30 ditë në paraburgim

Kryetari i gjykatës supreme të Kosovës ka aprovuar kërkesën e prokurorit të EULEX-it dhe i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve deputetit Fatmir Limajt dhe tre bashkëluftëtarëve të tij, Nexhmi Krasniqit, Naser Shalës dhe Naser Krasniqi.

100-vjetori i Pavrësisë, festime dhe në Shkup, marrin pjesë Berisha e Thaçi

Në Shkup të Maqedonisë nisin sot festimet për 100-vjetorin e pavarësisë me një ceremoni zyrtare ku të pranishëm do të jenë kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi.

“Shengen”, Fajon: Serbisë mund t’i rivendosen vizat

Anëtarja e Parlamentit Evropian nga Sllovenia, Tanja Fajon, ka deklaruar se Bashkimi Evropian po përpiqet ta gjejë “një mekanizëm për vënien e përkohshme të regjimt të vizave për vendet e treta dhe se kjo mund t’i ndodhë edhe Serbisë”.

Rusia mbështet Serbinë, i jep 800 milionë dollarë kredi

Rusia i ka akorduar Serbisë një kredi në shumë prej 800 milionë dollarësh amerikanë për ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore me afat shlyerje prej pesë vjetëve.

Maqedoni, MPJ dënon djegien e flamujve maqedonas në Tiranë

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka dënuar ashpër aktet vandale të djegies së flamurit shtetëror maqedonas mbrëmjen e së premtes në Tiranë.

Kosovë, Kastrati: FSK do të pësojë ndryshime

Në prag të ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, komandanti i saj Gjeneral lejtnant Kadri Kastrati ka deklaruar se në mes të vitit të ardhshëm kur skadojnë të gjitha kufizimet nga plani i marti Ahtisarit.

“Kleçka”, Limaj paraqitet në EULEX

Fatmir Limaj është paraqitur në qendrën Alpha të EULEX-it në Fushë Kosovë, ndërsa pas pak pritet që ai t’i përgjigjet ftesës së Gjykatës supreme të Kosovës. Bajram Tmava, avokat mbrojtës i të arrestuarit të sotëm, Naser Shalës, ka thënë se …

Hoxhaj: Serbia do ta njohë Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për gazetën prestigjioze gjermane “Süddeutsche Zeitung”, ka thënë se Serbia një ditë do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Nga 10 dhjetori, nis zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit Kosovë -Serbi

Shefi i ekipit negociator të Beogradit në bisedimet teknike me Prishtinën, Dejan Paviçeviç ka deklaruar se janë duke u bërë përgatitjet për vendosjen e objekteve montuese në vendkalimet kufitare.

Liderët e Preshevës: Deklaratat e Daçiç për përmendoren e UÇPMB-së, kërcënuese

Liderët e partive shqiptarë në Luginën Preshevës thonë se përmendorja e vendosur për anëtaret e UÇPMB-së nuk paraqet provokim.

Thaçi: Me përmendore duan të mbulojnë turpet

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi mbajti tubim informativ me banorët e e rrethinës së Tetovës, duke drejtuar akuza në adresë të partisë shqiptare në pushtet dhe aktivitetet e saj për 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar.

Kosovë, miratohet krijimi i BERZH-it

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila tashmë ka marrë dritën e gjelbër drejt miratimit edhe në Kuvendin e Kosovës.

Situatë e tensionuar në Mitrovicë

Autoritetet lokale dhe ato të rendit në Mitrovicë thonë se gjendja në pjesën veriore aktualisht është e qetë, por sipas tyre ajo mbetet e tensionuar pas incidenteve të djeshme.

Reuters: Kreditorët pranë marrëveshjes për Greqinë

Mes pasigursë për të ardhmen e Greqisë duket se kreditorët ndërkombëtarë kanë ranë dakord për propozimet e reja për të kapërcyer hendekun në mes të FMN-së dhe Brukselit.

BE pret marrëveshje për veriun e Kosovës

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar ka deklaruar se marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë priten të arrihen në vitin 2013-ën.

Xhaferri: Manastiri, Jerusalemi i shqiptarëve

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Musa Xhaferri theksoi se qyteti i Manastirit është “Jerusalemi i shqiptarëve”.

Portreti social i Greqisë për 2012: 25% recesion dhe 2 milionë të varfër

Shokuese eshte gjendja nga kriza ekonomike ne Greqi. Recesioni ka kapur shifrat kulmore 25% “si ne Luftën e Parë Botërore ” në 25% papunësia dhe varfëria, ne 30 % përjashtimi shoqëror, 1.5 milionë të papunë, 2 milionë njerëz të varfër, 55% e të rinjve të papunë është portreti social i Greqise se 2012-es.

Blerim Shala, koordinator i dialogut Kosovë-Serbi

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga emëroi Blerim Shalën koordinator politik për dialogun Kosovë-Serbi.

Gjermania: Serbia të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Ministri i jashtëm gjerman Guido Vestervele ka deklaruar se Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën përpara anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun serb Ivan Mërkiç, Vestervele theksoi se ai pret që kushtet …

Kosova pret lirimin e Haradinajt

Ndërsa në 29 nëntor Gjykata e Hagës do të japë vendimin përfundimtar për ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, avokati Tomë Gashi që është pjesë e mbrojtjes së tij thotë se nuk mund të ketë vendim tjetër përveç lirisë.

BE: Përparime në dialogun për IBM-në

Bashkimi Europian ka deklaruar se wshtw arritur pwrparim nw dialogun teknik Prishtinë-Beograd për menaxhimin e integruar të kufijve në Bruksel, por mbetet ende shumë punë për tu bërë. Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së Catherine Ashton, Maja Kocijançiç theksoi …

Haradinaj nën akuzë për 100 vjetor, verdikti më 29 nëntor

Verdikti përfundimtar në rastin e rigjykimit të pjesshëm të Ramush Haradinaj, Idriz Balajt and Lahi Brahimaj, tre ish komandantë të Ushtrisë Çlirimntare të Kosovës, do të publikohet të enjten më 29 nëntor, në orën 9:00.

Thaçi: UNMIK-u nuk mund të pengojë rindërtimet në veri

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se përfaqësuesit e Misionit të Kombeve të Bashkuara, nuk mund të pengojnë kthimin e qytetarëve në pronat e tyre në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Gruevski të premten vizitë zyrtare në Tiranë

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski të premten do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Tiranë.

Përmendorja e UÇPMB-së në Preshevë, Daçiç: Hiqeni ose do ta heqim

Kryeministri dhe ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës që të heqin përmendoren e ngritur për dëshmorët e UÇPMB-së.

Jankullovska: Heqja e flamurit, jashtë kompetencave të MB

Ministrja e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoni, Gordana Jankullovska theksoi se dikasteri që drejton nuk është kompetente për të rregulluar çështjen e vendosjes së flamujve.

Prishtina feston nën një flamur 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

Flamuri gjigand i Republikës së Kosovës, i cili deri më tani ishte i vendosur tek “Rrethi i madh” në Prishtinë, është zëvendësuar me flamurin kombëtar kuq e zi. Këtë ndërrim të flamurit shtetëror me atë kombëtar e kanë bërë zyrtarët …

Deklarata e Daçiç për një Dayton të ri për Kosovën, reagon Prishtina

Ideja e kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, për mbajtjen e një Daytoni të ri për Kosovën, ka zgjuar reagime të ashpra nga institucionet e Prishtinës, por edhe nga opozita dhe analistë polikë në Kosovë. Ata konsiderojnë se kjo ide është …

Mërkiç:Serbia heq dorë nga BE për Kosovën

Shefi i diplomacisë serbe Ivan Mërkiç ka deklaruar se Serbia do të hiqte dorë nga anëtarësimi në BE nëse  ky anëtarësim do të kushtëzohej me njohjen e Kosovës. I pyetur nga gazeta gjermane ”Tagespiegel” se çfarë do të ndodhte nëse …

Samaras: Greqia bëri atë që duhej

Kryeministri i Greqisë Antonis Samaras ka reaguar pas dështimit të mbledhjes së Eurogrupit për të gjetur një zgjidhje për çështjen e qëndrueshmërisë së borxhit grek.

Emri i Maqedonisë, Nimiç me propozime të reja

Ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimiç ka shpalosur propozime të reja për tejkalimin e kontestit të emrit të Maqedonisë ndërsa ka shprehur gatishmërinë për të vizituar rajonin e Ballkanit.

Eurogrupi nuk arrin asnjë marrëveshje për Greqinë

Asgjë e re për Greqinë nga mbledhja e ministrave të financave të Eurogrupit, e ndërsa problemit grek pritet ti jepet zgjidhje në 26 nëntor.

Digjen tri automjete në veri

Digjen tre automjete private, në dy lokacione të ndryshme në veri të Mitrovicës.

Ivo Sanader shpallet fajtor, 10 vjet burg për korrupsion

Me 10 vjet burg eshte denuar kryeministri kroat, Ivo Sanader, nën akuzat për korrupsion nga nje gjykate kroate.

Kthehen në rigjykim Fatmir Limaj dhe tre ish-pjestarët e UÇK-së

Kthehet në rigjykim rasti i Fatmir Limajt, Naser dhe Nexhmi Krasniqi si dhe Naser Shala, i njohur si rasti “Kleçka”. Ata do të dalin sërish në Gjykatë, por kësaj radhe me një trup tjetër gjykues, pasi i mëparshmi është diskualifikuar. …

Thaçi: E kemi fituar luftën me ushtrinë dhe policinë e Daçiç

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur deklaratave të homologut të tij serb, Ivica Dacic, i cili pati deklaruar se po ta takonte Thaçin gjatë luftës do ta likuidonte, Thaçi iu është përgjigjur atij se janë ballafaquar me ushtrinë dhe policinë e tij dhe e kane fituar betejën.

Kosova kërkon vendim të drejtë për Ramush Haradinaj

Prishtina zyrtare ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të qeveritarëve serb që kanë kërkuar nga Gjykata e Hagës, një vendim për dënimin e ish komandatit të UÇK-së Ramush Haradinaj dhe dy bashkë luftëtarve të tij.

Kroaci, Sanader dënohet me 10 vite burg

Një gjykatë në Kroaci ka dënuar ish-kryeministrin Ivo Sanader me 10 vjet burg pas akuzave për korrupsion,  një rast që po ndiqet më vemëndje nga BE-ja. Sanader gjatë drejtimti të tij në  periudhën 2003-2009 akuzohet se ka marrë  miliona dollarë …

Serbi, presidenti Nikoliç pyet akademikët për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka njoftuar se do të marrë mendimin e akademikëve për çështjen e Kosovës.

BE-ja hap dritën jeshile për Greqinë

Greqia duket se do të marrë sot një lajm të mirë. Sipas mediave ndërkombëtare ministrat e financave të vendeve të Eurozonës janë gati për ti dhënë Greqisë këstin e radhës prej 44 miliardë euro.

Prishtinë, Fatmir Limaj paraqitet sot në gjykatë

Gjykata supreme në Prishtinë do të shqyrtojë sot kërkesën e prokurorit Mauritzo Saulustro, paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut, me të cilin janë liruar Fatmir Limaj dhe të tjerët në rastin “Kleçka”.

Del Ponte: Në Hagë nuk ka drejtësi

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Karla Del Ponte, ka deklaruar se Gjykata e Hagës, e ka humbur besueshmërinë.

Salustro kërkon të rihapet rasti “Kleçka”

Pas shpalljes së aktvendimit të Gjykatës së Qarkut se dhjetë të akuzuarit në rastin “Kleçka” lirohen nga të gjitha akuzat në mungesë të provave, përfshirë këtu edhe ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, katër prej tyre nesër do të paraqiten para trupit gjykues.

Shtatorja e Adem Jasharit nxit debate dhe reagime në Maqedoni

Shtatorja e ngritur e Adem Jasharit në fshatin Radushë të Sarajit të Shkupit ka nxitur debate në mediat maqedonase, por edhe tek analistë shqiptarë.

Shkon në 96 numri i njohjeve të Kosovës, e fundit nga Fixhi

Edhe një shtet ka njohur Republikën e Kosovës. Njoftimin për këtë njohje e ka bërë sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

Tjetër takim Thaçi-Daçiç në fillim të dhjetorit

Takimi i ardhshëm i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç, do të mbahet në fillim të muajit dhjetor.

Gjermania: Serbia të heqë strukturat paralele

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Heinz Wilhelm, ka thënë se përparimi në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të jetë i qëndrueshëm, në mënyrë që Serbia të marrë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Greqi, nënpunësit komunalë në protestë

Në Greqinë e ndodhur nën trysni kohore për kryerjen e reformave, të cilat janë kusht për pagesën e këstit të ardhshëm të kredisë prej 30 miliardë eurosh reduktimi i aparatit shtetëror ka ngjallur polemika të ashpra.

Shpërthim në Zveçan, s`ka të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në mesnatë në Zveçan të Kosovës.

Kontestimi i emrit, sot takimi në New York

Ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit Metju Nimiç do të zhvillojë raundin e ri të bisedimeve ku do të takohet me negociatorët Adamantios Vasilakis nga pala greke dhe ambasadorin Zoran Jolevski nga pala maqedonase.

Schauble: Greqia në rrugën e duhur

Ministri gjerman i financave Wolfgang Schauble thotë se të martën eurogrupi do të gjejë një zgjidhje për Greqinë, por ai thekon se është e nevojshme që vendi të zbatojë reformat e vendosura duke hedhur edhe një herë poshtë mundësinë e ristrukturimit të mëtejshëm të borxhit grek.

100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, festime edhe në Kosovë

Shqiponja me dy krerë është ajo që ka pushtuar qiellin në Prishtinë. Në rrugë, sheshe, ndërtesa, flamuri kombëtar Kuq e zi valivitet në kryeqytetin e Kosovës duke iu bashkuar kështu prag festës së 28 nëntorit.

Daçiç: Po të ishte luftë do ta vrisja Thaçin

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se nëse do të ishte luftë do ta vriste kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Në një intervistë për mediat serbe, Daçiç e ka të qartë se çështja me Kosovën mund të zgjidhet vetëm …

Georgievski: Maqedonasit duhet të mësohen të bashkëjetojnë me shqiptarët

Ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-Partia Popullore, Lubço Georgievski ka theksuar se maqedonasit patjetër duhet të mësohen të bashkëjetojnë me shqiptarët.

Lagarde për Greqinë: Eurozona të faktojë mbështetjen për reduktimin e borxhit

Një marrëveshje midis kreditorëve për Greqisë për të reduktuar borxhin duhet të jetë e rrënjosur në realitet dhe jo në dëshira. Kjo është deklarata e shefes së FMN-së, Christine Lagarde, në një intervistë për Reuters. Lagarde tha se kërkohet një …