Lajmet nga Rajoni

Sulmi në veri të Kosovës, pranga autorit serb

Policia në veri të Mitrovicës ka arrestuar një person me etni serbe në lidhje me sulmin me granatë dore të së hënës ku mbetën të plagosur dy fëmijë serbë. Sipas raportimeve të “Kosovapress”, që citon zëdhënësin e policisë Besim Hoti, …

Protestë në Bruksel për Luginën e Preshevës

Shqiptarët e diasporës të shtunën do të protestojnë në Bruksel me moton “Të bashkuar më Luginën e Preshevës”. Protesta para institucioneve kryesore ndërkombëtare do të ngrejë zërin e diskriminimit dhe represionit serb në tre komunat e banuar me shqiptarë Preshevë, …

Jahjaga: Takimi me Nikoliçin, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se takimi me presidentin serb, Tomisllav Nikoliç është takim simbolik, por i rëndësishëm, sepse për të parën herë takohen dy presidentët. Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, Jahjaga theksoi se takimi …

Viktima e dytë nga “gripi i derrit” në Maqedoni

Në Klinikën infektive në Shkup sot u regjistrua viktima e dytë që ka ndërruar jetë nga virusi i njohur si “gripi i derrit” apo H1N1. Nga Klinika bëhet fjalë për pacientin e vdekur të lindur në vitin 1961, i cili …

Shpërthim me bombë në veri, plagosen dy fëmijë

Në Kosovë, policia tha se dy fëmijë të përkatësisë kombëtare serbe janë plagosur nga pasojat e një shpërthimi në veriun e Mitrovicës. Shpërthimi ka ndodhur në një shtëpi në lagjen e boshnjakëve, një nga lagjet me popullsi të përzier në …

Arrestohen gruaja dhe dy vajzat e Hamdi Sopës

Policia e Kosovës ka arrestuar gruan dhe të dy vajzat e Hamdi Sopës, si të dyshuara për vrasjen e tij. Të dyshuarat janë në mbajtje, ndërsa po gjatë ditës së sotme policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarave. Brahim Sadriu …

Takohen Thaçi e Haradinaj, s’ka koalicion PDK-AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njoftoi sot se nuk do të ketë koalicion ndërmjet PDK-së dhe AAK-së, që do të mundësonte bashkëqeverisje në rrethanat e tanishme. Në njoftimin e AAK-së bëhet e ditur se delegacionet e AAK-së dhe të PDK-së, …

Zgjedhje të parakohshme në Kosovë?

Përplasjet brenda partnerëve të koalicionit qeverisës, dhe pamundësia për ta përfshirë partinë e Ramush Haradinajt në bashkëqeverisje, ka krijuar infrastrukturën e duhur që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Burime brenda Qeverisë i kanë konfirmuar gazetës “Zëri” në kushte …

Takimi Jahjaga-Nikoliç pa rëndësi për Kosovën

Vetëm dy ditë para se të ndodhë takimi i shumëpërfolur Jahjaga-Nikoliç, spektri politik opozitar në Kosovë dhe analistë politikë e konsiderojnë si të pa nevojshëm këtë takim, madje sipas tyre, Kosovës pak ose fare mund t’i shërbejë ky takim. Nënkryetari …

Paviçeviç emërohet shef i ekipit negociator në dialogun me Kosovën

Qeveria serbe pritet të emërojë shefin e ekipit negociator në dialogun teknik me Kosovën, Dejan Paviçeviç. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta serbe “Novosti” e cila thekson se emri i Paviçeviçit si oficer i ndërlidhjes në Kosovë është përcaktuar …

Kosovë, tre shpërthime në veri, nuk ka të lënduar

Tre shpërthime në dy incidente të ndryshme kanë ndodhur gjatë natës në veriun e banuar me shumicë serbe në Kosovë po pa pasoja në njerëz. Sipas policisë së Kosovës dy mjete shpërthyese janë hedhur në erë në një lagje me …

AKR-ja kërkon vend në Parlament për diasporën

  Aleanca Kosova e Re kërkon që diaspora kosovare të ketë vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës. Në një konferencë për media sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Ibrahim Makolli, tha se në kuadër të reformës zgjedhore partitë politike duhet …

Greqi, Trojka rikthehet në fund të Shkurtit

Trojka do të rikthehet në Athinë në fund të muajit shkurt për të inspektuar programin grek. Përfaqësuesit e FMN, të Komisionit Europian dhe të bankës Qendrore Europiane do të qëndrojnë në Athinë deri në mesin e muajit mars, për të …

Biden konfirmon përkrahjen amerikane për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar në Munih me zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joseph Biden, i cili ka konfirmuar se SHBA-të do t’i japin përkrahje të fuqishme  Kosovës në të gjitha proceset demokratike. Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joseph Biden i shprehu …

Shqiptarët, populli më i madh në Ballkan

Për disa dekada shqiptarët do të bëhen populli më i madh në Ballkan, pasi vetëm në shtetet ku ata jetojnë është regjistruar rritje e lindshmërisë foshnjore ndërsa në vende të tjera, të tilla si: Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Kroacia, …

Jahjaga dhe Nikoliç takohen më 6 Shkurt

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç, do të takohen të mërkurën më 6 shkurt në Bruksel. Shefja e politikës së jashtme në BE  Catherin Ashton ka konfirmuar zërat për  ftesat që u ka bërë  presidentes …

Dialogu Thaçi-Daçiç po afron veriun me Serbinë dhe Serbinë me BE-në

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një takim në Pejë, në kundërshtim të negociatave me Serbinë që po bëhen pa kushte dhe për çështje të brendshme të Kosovës. Në këtë takim kanë folur Kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes në Pejë, Avdi Shkreli, …

Kosova, pas dy vitesh dëmshpërblimet e luftës

Megjithëse ka shumë nisma e padi individuale për dëmshpërblim për dëmet e luftes së një dekadë e gjysëm në gjykatat serbe dhe ato kosovare, Kosova zyrtarisht nuk mund të kërkojë ende dëmshpërblim nga Serbia, sepse Instituti për Hulumtimin e Krimeve …

Nikoliç nuk shkon në Mynih, shkak prezenca e Jahjagës në Konferencën e Sigurisë

Presidenti serb, Tomislav Nikoliç vetëm pak ditë para takimit të 6 shkurtit në Bruksel me homologen e tij të Kosovës, ka refuzuar të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për sigurinë në Munih, për shkak se në këtë merrte pjesë dhe …

Protesta në Bujanoc: Të largohet përmendorja e xhandarmerisë serbe

Përfaqësues të partive shqiptare në Luginë të Preshevës gjatë protestës së të premtes, ku morën pjesë mijëra protestues shqiptarë, kanë kërkuar heqjen e përmendores së xhandarmërisë serbe, e cila ndodhet ndërmjet fshatit Lluçan dhe Dobrosin, të banuara me shqiptarë. Gjatë …

Pastrimi i parave, Zhbogar letër Kuvendit të Kosovës: Mos e prekni nenin 3

Përfaqësuesi Bashkimit Europian Samuel Zhbogar, ka ndërhyrë në lidhje me kompetencat e Prokurorisë së Kosovës, duke i dërguar dhe një letër Kuvendit të Kosovës, ku kërkohet mosprekja e nenit 3 të ligjit në fuqi për parandalimin e pastrimit të parave …

Haradinaj jooptimist për koalicionin me PDK: S’kemi opsion për rrëzimin e qeverisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nxituar për të sqaruar dhe një herë se diten e hënë do të jepet epilogu nëse do të ketë koalicion me PDK-në. Megjithëse kreu i AAK-së ka theksuar se deri …

Dështon koalicioni? PDK, gati për t’i dhënë një përgjigje negative AAK-së

Zërat për një koalicion të mundshëm mes Partisë Demokratike të kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës duket se janë drejt fundit. PDK po bëhet gati për t’i dhënë një përgjigje negative AAK-së rreth çështjes së koalicionit shkruan gazeta Express. …

Kosovë, shefi i ri i EULEX-it merr sot zyrtarisht detyrën

Bernd Borchardt  merr sot zyrtarisht detyrën si Shef i ri i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë.  Borchardt u emërua më datën 4 dhjetor 2012 si shef i EULEX-it nga Komisioni për Politikë dhe Siguri i BE-së. …

Davutoglu për vizitë në Beograd, anulohet takimi me Nikoliç

Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu do të zhvillojë sot një vizitë në Beograd, ku pritet edhe firmosja e një marrëveshje. Edhe pse ishte paralajmëruar takimi me presidentin Tomislav Nikoliç, ai është anuluar vetëm disa orë para vizitës, me arsyetimin …

Takimi Jahjaga-Nikoliç, Presidentët do përfundojnë dialogun

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë po hyjnë në një fazë të re zhvillimi. Më 6 shkurt, në Bruksel do të takohen presidentja e Kosovës Atiefete Jahjaga dhe ai i Serbisë, Tomislav Nikoliç. Ata pritet që t’i japin mbështetje dialogut të …

Vulin-serbëve të veriut të Kosovës: Negociatat do të vazhdojnë!

Serbia nuk do ta ndërpresë dialogun me autoritetet e Prishtinës në Bruksel dhe do të zbatojë marrëveshjet e arritura. Kështu është shprehur në Mitrovicë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, pas kërkesës së serbëve të …

Jacobson në Deçan: Hiqni dorë nga protestat, të respektohet vendimi i gjykatës

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson dhe ai i Mbretërisë së Bashkuar, Jan Clif gjatë një vizite në Deçan, të enjten, kanë kërkuar nga qytetarët e kësaj komune, që të mos protestojnë më për tokën e …

Vukçeviç-Williamson, diskutime për çështjen e “trafikimit të organeve në Kosovë”

Prokurori serb për krime lufte, Vlladimir Vukçeviç, ka biseduar të enjten me shefin e ekipit special të Komisionit Evropian për hetimin e trafikimit të organeve në Kosovë, Clint Williamson. “Vukçeviç dhe Williamson kanë shkëmbyer informatat dhe njohuritë, te të cilat …

Skandali me pasaportat, Kosova ndërpret kontratën me OeSD-në

Ministria e Brendshme e Kosovës ka ndërmarrë masat ligjore për ndërprerje të kontratës me kompaninë austriake të prodhimit të pasaportave OeSD. “Ministria ka marrë këtë vendim meqenëse kompania OeSD ka dështuar të respektojë nenin 12.2 të kontratës, me ç’rast nuk …

Negociatat për emrin e Maqedonisë, asnjë rezultat për zgjidhje

Mediat greke kanë raportuar se nuk ka pasur asnjë rezultat në raundin e radhës të negociatave për zgjidhjen e kontestit të emrit në Nju Jork. Radio greke “Sky” ka raportuar se takimet dyditore dhe kontaktet me mediatorin e OKB-së në …

Thaçi: Parlamenti vendos për paqen dhe për luftën

Pas informimit të kryeministrit, Hashim Thaçi për takimin e katërt në Bruksel me kryeministrin serb, Ivica Daçiç me ndërmjetësimin e Baroneshës Chaterine Ashton, kanë vazhduar akuzat e deputetëve të opozitës në drejtim të Qeverisë, e cila sipas tyre, duke krijuar …

Daçiç hetime ndaj “kamerës së fshehtë ”

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç ka filluar procedurën për dënimin përgjegjësve për lëshimet që bënë që ai të jetë viktimë e kamerës së fshehtë, ka deklaruar për Blic Ivica Tonçev, këshilltar special për siguri i Daçiç, i cili sipas tij …

Rasmusen: Veriu, çelësi i zgjidhjes së mosdakordësive në dialogun Prishtinë-Beograd

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, gjatë fjalimit të tij vjetor ka konstatuar se situata në Kosovë gjatë vitit të kaluar ka pasur përmirësime. Megjithatë, ai ka shtuar se, ende ka probleme të shumta, sidomos në veri, i cili …

Serbët rikthejnë barrikadat në Rudarë

KFOR-it i ka shkuar më kot mundi për largimin e barrikadave me beton në Rudarë. Serbët lokalë kanë arritur të rivendosin sërish barrikadën në këtë fshat. Burime të Kosovapress bëjnë të ditur se para pak çastesh një grup serbësh ka …

Thaçi: Serbia ka njohur doganat e Kosovës

Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se me marrëveshjen për doganat të arritur në Bruksel do të ndalen parregullsitë dhe kontrabanda në veriun e vendit. “Me këtë marrëveshje, në fushën tregtare është bërë normalizimi i …

Wilhelm: Serbia të mos e pengojë Kosovën

Ambasadori gjerman në Beograd, Heinz Wilhelm ka deklaruar se, Serbisë për momentin nuk i është vendosur si kusht që të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Megjithatë, diplomati gjerman ka shprehur bindjen e tij se herët a vonë qeverisë …

Greqia paralizohet nga greva e përgjithshme

Greqia e paralizuar nga greva e përgjithshme. Transporti publik, spitalet dhe koorporata elektroenergjitike janë sot në grevë, duke mos ofruar shërbimet si zakonisht. Sindikata e Transportit ka sinjalizuar që më parë një grevë 24 orëshe. I paralizuar do të jetë …

Kosovë, KFOR-i largon barrikadat në Rudarë

Ushtarët e KFOR-it kanë larguarrreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm barrikadat prej betoni në fshatin Rudarë të Zveçanit, duke liruar në këtë mënyrë aksin rrugor Mitrovicë-Leposaviç. Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se rreth orës 3:40 strukturat ilegale në …

Dialogu me Serbinë, Thaçi raporton sot para deputetëve

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi do të raportojë sot në Kuvendin e Kosovës për takimin e katërt me kryeministrin e Republikës së Serbisë, Ivica Daçiç për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Kryeministri Thaçi është shprehur më herët se takimi …

Daçiç: Askush nuk do kufi me Kosovën, por Serbia do të respektojë marrëveshjet

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, tha sot në Beograd, se askush nuk dëshiron të vendosë kufi ndërmjet Serbisë e Kosovës, por duhet të gjendet zgjidhje në bazë të rezolutës së fundit të Kuvendit të Serbisë. “Askush nuk dëshiron të vendos …

Liria e medias, Kosova ngjitet me një vend, Maqedonia shënon rënie

Në raportin më të ri të Reporterëve pa Kufij, për Indeksin e Lirisë së Shtypit 2013, Kosova radhitet e 85, që paraqet përparim për një vend nga raporti i fundit, ku gjendej në vendin e 86-të. Por, rënie të madhe …

Paviçeviç: Në fundjavë, emri i oficerit serb për lidhje

Shefi i ekipit negociator serb, i Qeverisë së Serbisë në dialogun me Prishtinën, Dejan Paviçeviç ka thënë sot se sipas të gjitha gjasave, emri i oficerit serb për lidhje, i cili do të stacionohet në Prishtinë, do të bëhet i …

Orav: Liderët politikë të tejkalojnë krizën politike

Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Aivo Orav deklaroi sot se liderët politik duhet të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e krizës politike në vend. Sipas tij, është me rëndësi që liderët politik të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe mënyrën për dalje …

Haradinaj: Brenda javës do bëhet i qartë epilogu me PDK-në

Mesa duket kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka zgjedhur të presë kohën e zgjedhjeve për tu parë nëse do të zgjidhet Kryeministër i Kosovës. Haradinaj deklaroi se brenda kësaj jave do të bëhet publik epilogu …

Qeveria e Kosovës, 97 mijë euro për meremetimin e varrezave serbe

Qeveria e Kosovës ka vënë në dispozicion 97 mije euro për meremetimin e varrezave të dëmtuara serbe. Kryeministri i Hashim Thaci ka miratuar një sërë projektligjesh në të cilat është dhe vendimi për riparrimin e varrezave serbe dhe shpërblimi prej …

Hajredin Kuçi S’ka asnjë dilemë, koalicioni qeverisës do funksionojë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi është i bindur se asnjëra nga partitë politike nuk është e gatshme të hyjë në zgjedhje pa u përfunduar reforma zgjedhore. Ndërkohë Kuci shprehu bindjen e tij që koalicioni PDK-AKR do të vazhdojë …

Samaras drejt Turqisë, Kryeministrat takohen jozyrtarisht në Doha të Katarit

Vizita e kryeministrit grek Andonis Samaras në Katar ka marrë një vëmendje të veçantë nga mediat greke, kjo dhe pas takimit me kryeministrin turk, RexhepTaip Erdogan. Në takimin e zhvilluar disa kohë para një vizitë zytare në Ankara, kryeministri grek …

Nju Jork, sot takimi i përbashkët për emrin e Maqedonisë

Ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimic sot do të zhvillojë takim të përbashkët me dy delegacionet negociatore të Shkupit dhe Athinës lidhur me gjetjen e zgjidhjes për kontestin e emrit. Nimiç dje ka zhvilluar takime të ndara me negociatorin …

Suedia kërkon rikthimin e vizave për Ballkanin Perëndimor

Ministri suedez për emigracion dhe politikat e azilit, Tobias Bilstrom ka kërkuar rikthimin e vizave për qytetarëve e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Bilstrom këtë kërkesë ia ka komunikuar kolegëve të tij të vendeve anëtare të BE-së dhe se ai ka …

Dëmtimi i varrezave serbe, Vulin sot në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, do të qëndrojë sot në Kosovë, raportojnë mediat serbe. Sipas tyre, Vulin do të vizitojë varrezat ortodokse në Klokot, të cilat më 20 janar janë dëmtuar nga persona ende …

Kosovë, PDK-AAK vetëm pas zgjedhjeve

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka vendosur që t’i kthehet bazës elektorale, të forcojë strukturat e partisë dhe të pres zgjedhjet parlamentare për tu bërë faktor kryesor, në mënyrë që atëherë të ulet me liderin e …

Bisedimet me Serbinë, Kryeministri Thaçi informon liderët e partive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u takua me liderët e partive politike të Kosovës, të cilët i informoi me rrjedhën e procesit rreth dialogut për normalizimin e marrëdhënieve më Serbinë. Kryeministri i Republikë së Kosovës, Hashim Thaçi është …

Nju Jork, “beteja” për emrin e Maqedonisë drejt përfundimit

Ndërmjetësuesi i OKB-së, Metju Nimic ka përshpejtuar dinamikën e negociatave për çështjen e emrit me Greqinë, i cili ka një historik dy dekadash dhe po pengon procesin eurointegrues të Maqedonisë. Korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në Nju Jork mëson …

Maqedoni, Gruevski nesër takon Thaçin

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski nesër pritet të realizojë një takim kokë më kokë me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi. Sipas burimeve të gazetës “Dnevnik”, takimi mes Gruevskit dhe Thaçit do të mbahet në Qeverinë e Maqedonisë dhe i njëjti …

Sturnaras: Kriza do të jetë e gjatë për Greqinë

Ministri grek i financave Janis Sturnaras thotë se e keqja është e gjatë për vendin e tij. “Nuk është patjetërnjë dritëz shprese, drita në fund të tunelit”, tha Sturnaras për BBC. E ndërsa reformat  u nxituan përmes dhe një paketë …

Haradinaj sot shpallet qytetar nderi i Lezhës dhe Mamurrasit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),  Ramush Haradinaj,  do të vizitojë sot disa qytete të Shqipërisë, ndërsa do të ndalet nË Lezhë e Mamurras, ku do të marrë titullin “Qytetar Nderi”. Haradinaj fillimisht do të takohet me kryetarin …

Nju Jork, vijojnë negociatat për emrin e Maqedonisë

Ndërmjetësuesi i OKB-së në bisedimet për emrin Metju Nimiç do të takohet sot në Nju-Jork me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Jolevski dhe Adamantios Vasilakis  për të zhvilluar raundin e ri të bisedimeve. Sipas mediave maqedonase janë parashikuar bisedime …

Heqja e lapidarit, shqiptarët e Luginës së Preshevës takim me OSBE-në

Komisioneri i lartë për pakica kombëtare pranë OSBE-së, Knut Volebek, do të takojë sot në Bujanoc përfaqësuesit e të gjitha partive shqiptare të Luginës së Preshevës, raportojnë mediat serbe. Sipas burimeve të njëjta, takimi do të zhvillohet me kërkesë të …