Lajmet nga Bota

Draghi: OK propozimit të Gjermanisë për një Super-komisioner

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi ka mbështetur thirrjet gjermane për një Super komisioner europian që do të mbikëqyrë buxhetet kombëtare qeveritare.

Deklarata e Berlusconit, tronditen tregjet

Një ditë pas deklaratave të ish kryeministrit italian Silvio Berluskoni se do të luftojë për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Mario Monti, tregjet në Eurozonë kanë reaguar negativisht.

Kriza siriane, Brahimi udhëton në Moskë

I dërguari ndërkombëtar në Siri, Lakhdar Brahimi zhvillon sot bisedime me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë.

Uragani “Sandy”, Obama: Merreni seriozisht

Presidenti Barack Obama ka paralajmëruar amerikanët ta marrin seriozisht uraganin “Sandy” ndërsa autoritetet janë përgatitur për më të keqen.

Arrestohet liderja e ETA-s në Francë

Gruaja e arrestuar dyshohej si një nga 3 figurat më të rëndësishme të grupit separatist bask.

Ukrainë, “exit-polls” japin fitues Yanukovych

Partia e presidentit aktual, Viktor Yanukovych ka marrë përqindjen më të madhe të votave, por partitë opozitare kanë fituar më shumë nga sa pritej.

Ekzekutohen gjeneralët në Korenë e Veriut

Kur vdiq “Lideri i Dashur” dhjetorin e vitit të kaluar, në gjithë Korenë e Veriut pllakosi zija 100-ditore.

Karzai: Sulmuesit e xhamisë, “armiq të Islamit”

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka thënë se sulmuesit e xhamisë në provincën Fariab janë “armiq të Islamit dhe njerëzimit”.

Përleshje të reja në Siri, dhjetëra viktima

Ndonëse janë pajtuar për armëpushim, forcat qeveritare të Sirisë dhe kryengritësit rebelë kanë vazhduar edhe sot përleshjet.

Berlusconi do të apelojë vendimin e gjykatës

Avokatët e ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi, pritet të apelojnë kundër dënimit të tij me burgim për shkak të mashtrimeve me taksa.

SHBA, ekonomia rritet me 2 për qind

Kandidati republikan për president, Mit Romni, bëri thirrje për ndryshime të mdëhsa për të rregulluar ekonominë e vendit në atë që fushata e tij e quajti argument përmbyllës të tij.

Kinë, bllokohet “New York Times”

Aksesi në “New York Times” u bllokua ne Kinë, pasi e përditshmja amerikane publikoi një hetim mbi pasurinë e madhe të grumbulluar nga të afërm të kryeministrit Wen Jiabao.

Opozita: Po shkelet armëpushimi në Siri

Grupet opozitare në Siri thanë se armëpushimi i së premtes është shkelur vetëm disa orë pasi hyri në fuqi.

Dhunë ndërfetare në Birmani, mbi 100 të vrarë

Më shumë se 100 persona janë vrarë gjatë përleshjeve etnike dhe fetare që kanë shpërthyer prej disa ditësh në Birmani.

Rusi, arrestohet kryeaktivisti anti-Putin

Një prej aktivistëve më të rëndësishëm të opozitës ruse, Sergei Udaltsov, u arrestua sot me akuzën për organizimin e trazirave publike dhe përballet me mundësinë e dënimit deri në dhjetë vjet heqje lirie.

Mekë, peligrinët e gjuajnë me gurë djallin

Besimtarët myslimanë kanë marshuar në luginën në lindje të qytetit të shenjtë të Mekës, për të marrë pjesë në ritualin fetar, që njihet si gjuajta me gurë e djallit.

Çmimi Sakharov u akordohet dy iranianëve

Nasrin Sotoudeh dhe Jafar Panahi nga Irani janë fituesit e këtij viti të çmimit Sakharov për lirinë e mendimit.

Formohet grupi botëror për vlerësimin e kredive

Tre agjenci të pavarura vlerësimi përkatësisht nga Kina, SHBA-ja dhe Rusia zhvilluan në Pekin një konferencë shtypi për të shpallur nismën për formimin e Grupit Botëror të Vlerësimit të Kredive.

Kriza godet biznesin, tkurrja më e madhe në 3 vitet e fundit

Aktiviteti i biznesit në Eurozonë eshte kontraktuar në ritmin e saj me të shpejtë të njohur ne keto tre -vjet e gjysmë gjate muajit tetor.

Shënohet 67 vjetori i krijimit të OKB-së

“Duhet që t`i kujtojmë parimet bazë të organizatës e cila promovon tolerancë globale, dialog, paqe.

Gjeorgji, Saakashvili fal djalin e ish-presidentit

Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili ka falur djalin e burgosur të presidentit të parë të vendit, Zviad Gamsakhurdia.

Liban, SHBA bën thirrje për stabilitet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin përpjekjet e Libanit për të rivendosur stabilitetin pas tensionit të krijuar nga vrasja e shefit të sigurisë Wissam al-Hassan.

SHBA e hapur për negociata me Iranin

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se presidenti Barack Obama është i hapur për të zhvilluar bisedime dypalëshe me Iranin në lidhje me programin bërthamor të Republikës Islamike.

KE ok taksës për transaksionet financiare

Komisioni Europian mbështeti nismën e dhjetëve vendeve të Bashkimit Europian, të cilat do të vendosin taksa për transaksionet financiare, në mënyrë që të krijojnë të ardhura për të luftuar krizën e borxheve.

KE pro taksës së re të transaksioneve financiare

Komisioni Europian mbështet planin e 10 vendeve për zbatimin e taksës së re të transaksioneve financiare, si një mënyrë ndihmese për mbledhjen e fondeve në ndihmë të daljes nga kriza e eurozonës.

Emiri i Katarit, thirrje palestinezëve për bashkim

Emiri i Katarit u ka bërë sot thirrje palestinezëve që t`i tejkalojnë dallimet e dukshme dhe të ribashkohen.

PE, regjim vizash për zyrtarët rusë të rastit Magnitsky

Parlamenti Evropian ka mirtuar një propozim që u rekomandon shteteve të Bashkimit Evropian që ta vendosin një regjim të përbashkët të ndalesës së vizave për zyrtarët rusë të përfshirë në vdekjen e avokatit rus, Sergei Magnitsky.

BBC pendohet për pengimin e hetimeve rreth historisë së Savile

Drejtori Gjeneral i BBC-së ka mohuar sot se ka ndihmuar mbulimin e abuzimit seksual të njërit prej yjeve të rrjetit që ai drejton {…}

Përkeqësimi i krizës në Siri, Vatikani shtyn misionin paqësor

Një mision paqësor për në Siri nga të dërguarit e Papa Benediktit XVI është shtyrë për një datë tjetër për shkak të përkeqësimit të krizës, njofton një zyrtar i lartë i Vatikanit.

Obama-Romney, vetëm 2 javë para zgjedhjeve

Ndërsa na ndajnë edhe dy javë nga dita e madhe e zgjedhjeve në SHBA, Presidenti Barack Obama dhe rivali i tij, republikani Mitt Romney janë duke bërë një thirrje të fundit për votuesit.

Rusi, akuza penale ndaj një udhëheqësi të opozitës

Hetuesit rusë thonë se kanë akuzuar një aktivisti të opozitës për komplot, bazuar në dëshmi nga një dokumentar televiziv pro-Kremlinit.

Dënimi i sizmologëve, jep dorëheqjen kreu i agjensisë

Një anëtar i lartë i agjencisë qeveritare për vlerësimin e fatkeqësive natyrore të Italisë dha dorëheqjen në shenjë proteste kundër dënimit të shtatë shkencëtarëve dhe ekspertëve {…}

Paralajmërim për stuhi tropikale në Kubë e Haiti

Metorologët kanë paralajmëruar për stuhi në Xhamajkë ndërsa pritet që stuhia tropikale Sandy të forcohet sot duke u kthyer në uragan në Karaibe.

Sulm ajror në Gaza, dy të vdekur

Dy janë personat e vdekur në një sulm ajror të udhëhequr nga izraelitët në veri të Rripit të Gazës.

Sudan, shpërthen depoja e municioneve

Raportimet e para të mediave bëjnë të ditur se vendi ku ka ndodhur incidenti është fabrika e municioneve Yarmouk.

Festa e Kurban Bajramit, nis pelegrinazhi në Mekë

Nis sot pelegrinazhi vjetor islamik i Haxhit në Mekë, në të cilin pritet që të marrin pjesë rreth dy milionë njerëz nga e gjithë bota.

Spanjollët protestojnë sërish kundër kursimeve

Mijëra spanjollë kanë protestuar pranë parlamentit në Madrid, në një demonstratë të re kundër shkurtimeve të ashpra dhe masave shtrënguese.

Japoni, tronditet sërish qeveria

Ministri i Drejtësisë në Japoni dha dorëheqjen nga posti i tij për shkaqe shëndetësore. Keishu Tanaka, 74 vjeç u emërua në këtë post 3 javë më parë{…}

OKB, do dërgojë paqeruajtës në Siri

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se kanë filluar përgatitjet për dërgimin e mundshëm të paqeruajtësve në Siri, si pjesë e marrëveshjes potenciale për armëpushim{…}

Rusi, opozita zgjedh udhëheqësit

Mbështetësit e frontit opozitar anti-Putin përfunduan procesin 3 ditor të zgjedhjes së liderit të tyre{…}

Carter: Procesi izraelito-palestinez në krizë

Ish presidenti amerikan, Jimmy Carter, tha se procesi i paqes ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, ndodhet në krizë{…}

Dejvid Kameron kundër Unionit Bankar

Kryeministri britanik Dejvid Kameron e ka bërë të qartë pozicionin dhe synimet e vendit të tij sa i takon unionit të ri bankar të Eurozonës{…}

Përleshje në Rripin e Gazës mes izraelitëve dhe palestinezëve

Forcat izraelite janë përleshur sot me militantët palestinezë në Rripin e Gazës, njoftojnë zyrtarët e Izraelit.

Ahmadinejxhadit i refuzohet kërkesa për vizitë në burgun Evin

Presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinejxhadit, i është refuzuar leja për të vizituar burgun famëkeq të Teheranit, Evin.

Pritet transferimi i “Pussy Riot” në qendra burgimi

Dy anëtaret e grupit pank rus, “Pussy Riot”, të cilat u dënuan në muajin gusht për huliganizëm, të nxitur nga urrejtja fetare, janë duke u transferuar në qendra të tjera{…}

Rishfaqet Fidel Kastro, takim në Havana

Ish-lideri revolucionar i Kubës, Fidel Kastro, është shfaqur në publik për herë të parë pas shumë muajsh, duke hedhur poshtë zërat për situatën e rëndë shëndetësore të tij{…}

SHBA ndihmon Libanin në hetimin e sulmit me bombë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do ta ndihmojnë Libanin që të hetojë në lidhje me shpërthimin të një automjeti, që la të vrarë shefin libanez të inteligjencës{…}

SHBA, sot debati i tretë dhe i fundit Obama-Romney

Ndërsa politika e jashtme u bë papritur një pikë e rëndësishme gjatë debatit të javës së kaluar, përballja përfundimtare e sotme mes presidentit amerikan Barak Obama dhe kandidatit republikan Mitt Romney{…}

Mbrojtja kibernetike, Paneta: Front i luftës së ardhshme

Sekretari i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Leon Panetta, tha se hapësira në Internet është linjë e parë e luftës në të ardhmen{…}

Rëzohet autobusi, 21 viktima në Iran

Të paktën 21 udhëtarë kanë humbur jetën, pasi autobusi në të cilin ndodheshin, është përmbysur dhe përplasur në një luginë në pjesën jugperëndimore të Iranit {…}

Irani dënon sulmin në Bejrut, akuzon Izraelin për ngjarjen

Irani ka dënuar ashpër sulmin e ndodhur në Bejrut të Libanit dhe ka akuzuar Izraelin duke thënë se qëndron ai pas kësaj tragjedie{…}

Tensione mes dy Koreve, Koreja e Veriut kërcënoi dje me sulm

Koreja e Veriut kërcënoi të premten fqinjin jugor me një sulm të përgjithshëm ushtarak :…}

Tymoshenko ndërpret trajtimin në spital

Ish-kryeministrja e burgosur e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, do që të ndërpresë trajtimin në spital{…}

Karzai: Trupat afgane të gatshme të marrin përgjegjësitë

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai ka deklaruar se policia dhe ushtria e vendit janë të gatshme që të marrin përgjegjësi të plota në fushën e sigurisë, nëse forcat ndërkombëtare vendosin që ta përshpejtojnë procesin e kalimit të kompetencave te forcat qeveritare afgane.

Turqia kërkon nga Siria armëpushim gjatë festës

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka bërë thirrje për një armëpushim gjatë festës myslimane.

Kina zhvillon stërvitje në afërsi të ishujve të diskutueshëm

Kina është duke zhvillur stërvitje ushtarake në Detin Lindor Kinez, mes tensioneve në rritje me Japoninë lidhur me disa ishuj të pabanuar.

Afganistan, 18 të vdekur nga shpërthimi i një bombe

Sulmet me bomba i kanë marrë jetën të paktën 18 personave në një ceremoni martesore në veri të Afganistanit.

Twitter bllokon faqen e grupit neo-nazist në Gjermani

Rrjeti social Twitter ka bllokuar mesazhet e një grupi të neo-nazist, i cili është i ndaluar nga policia lokale në Gjermani.

Turqia kërkon Obamën

Për Turqinë, aleate kyçe të Shteteve të Bashkuara e sidomos administrates aktuale, një mandat i dytë i Barak Obamës në krye të Shtëpisë së Bardhë, është me shumë rëndësi.

Në një analizë të saj, Deutsche Welle tregon se Obama është kandidati i preferuar i elitës politike në Turqi.