Lajmet nga Bota

“Nëna” e të gjitha bombave shkakton 36 të vdekur, banorët tregojnë pasojat

Dëshmitarët në rrethin Achin të Afganistanit rrëfejnë se si kanë ndjerë lëkundje të mëdha të tokës si pasojë e shpërthimit të ashtuquajturës nëna e të gjitha bombave me shënjestër militantët e Shtetit Islamik të kësaj zone. “Bomba shpërtheu mbrëmë rreth …

Papa Françesku u puth këmbët ish-anëtarëve të mafies

Papa Françesku ka larë dhe ka puthur këmbët e më shumë se një duzine të burgosurish gjatë vizitës së tij në një burg italian të sigurisë së lartë, ku zakonisht janë të burgosur anëtarë e mafies. Rituali është kryer para …

Kriza e Alitalia-s drejt zgjidhjes, marrëveshje me sindikatat

Pas disa javë negociatash të shoqëruar me greva të here pas hershme të punonjësve, Shoqëria e fluturimit Alitalia ka nënshkruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një marrëveshje paraprake me organizatat sindikaliste. Për të gjetur një zgjidhje të përbashkët …

Komanda amerikane në “derën” e Koresë së Veriut, tension dhe mister

Pentagoni ka refuzuar të japë shpjegime publikisht mbi skenarët e mundshëm të veprimeve ushtarake ndaj Koresë së Veriut, nuk ka konfirmuar dhe as nuk ka mohuar raportet se marina amerikane është pozicionuar brenda një distance për veprime parandaluese, nëse Pheniani …

Evakuohen mbi 30 mijë persona në Siri

Forcat e qeveritare dhe ato të rebelëve në Siri kanë filluar një operacion për evakuimin e njerëzve nga katër qytetet e rrethuara, thonë aktivistët Njerëzit nga qytetet Foah dhe Kefraya, dy qytete të mbajtura nga forcat e qeverisë në veriperëndim. …

SHBA lëshon superbombën jobërthamore mbi ISIS, 36 të vrarë

Ushtria amerikane ka hedhur bombën me të fuqishme jo bërthamore mbi objektivat e ISIS në  Afghanistan. Bomba e llojit “GBU-43/B”, e mbiquajtur edhe si “nëna e të gjitha bombave” është hedhur rreth orës 19 të pasdites së të enjtes, sndërsa …

Sulmi ndaj Dortmundit, i dyshuari lidhje me ISIS por jo me ngjarjen

Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se i dyshuari kryesor për sulmin ndaj skuadrës së Dortmundit ka lidhje me ISIS, por nuk mund të vërtetohet përfshirja e tij në rastin e fundit. 26-vjeçari, Abdul Beset, do të përgjigjet në gjykatë …

Sulmi kimik, Assad: Trillim i amerikanëve, donin pretekst për të goditur

Në prononcimin e tij të parë për incidentin fatal me armë kimike, Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad , ka deklaruar se akuzat mbi ushtrinë siriane janë të pabazuara dhe një fabrikim i amerikanëve, pasi sipas tij, Shtetet e Bashkuara po …

Parlamenti italian i rinovon kontratën, tashmë RAI flet shqip

Komiteti i Mbikqyrjes në Parlamentin italian sapo ka aprovuar tekstin e ri të kontratës 10 vjeçare mes Radio Televizonit Publik italian e qeverisë italiane. Mes propozimeve të bëra është dhe kërkesa e deputetëve të Lëvizjes 5 Yje për t’i dhënë …

Koreja e Veriut drejt testit të radhës, imazhet satelitore alarmojnë rajonin

Ekspertët ndërkombëtar mendojnë se Koreja e Veriut se shpejti mund të zhvillojë një test ët ri bërthamor. Kjo pasi në kompleksin e testimit të shpërthimeve nukleare ne Korenë e Veriut, ku deri tani janë zhvilluar pesë të tilla, janë bërë …

Asete publike të Greqisë në SHBA rrezikojnë të konfiskohen

Asete të shtetit grek në Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të konfiskohen për shkak të një detyrimi të pashlyer prej 40 milionë eurosh, i cili daton me lojrat olimpike Athinë 2004. Sistemi i sigurisë për lojërat olimpike Athinë 2004, i njohur …

Kurdët në rezistencë kundër Erdoganit

Rezistenca kundër kushtetutës për sistemin presidencial është veçanërisht e madhe në juglindje të Turqisë. Në këtë rajon Erdogani i kundërvihet me të gjithë forcën partisë së afërt me kurdët HDP. Në metropolin kurd Diyarbakir luftohet për çdo votë. Asnjëherë këtu …

Presidenti i Venezuelës sulmohet me vezë

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro është qëlluar me vezë dhe sende të tjera ndërsa ishte duke përshëndetur turmat e njerëzve në Bolivar. Siç tregojnë edhe këto pamje ai ka qenë duke përshëndetur qytetarët, por ata ia kthyen duke e qëlluar …

OKB dështon me rezolutën për sulmin kimik në Siri, Rusia vendos veton

Kombet e Bashkuara nuk ia kanë dalë të adoptojnë një draft rezolutë mbi sulmin kimik në provincën veriperëndimore të Idlibit në Siri, pasi Rusia vendosi veton. Ndër 15 anëtarët e Këshillit, 10 votuan pro, 2 kundër dhe 3 abstenuan. Dokumenti …

Trump ndryshon qëndrim: NATO jo më një organizat e dalë nga përdorimi

Lufa kundër terrorizmit ka qenë në qendër të konferencës së përbashkët për shtyp mes presidenit amerikanë Donad Trump dhe sekretarit të Përgjithshme të Aleancës së Atlantinkut të Veriut Jens Stoltenberg. Lidhur me deklaratën e pak kohëve më parë se NATO-s …

SHBA-Rusi, dakord për hetim ndërkombëtar të sulmit kimik në Siri

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ranë dakord të mërkurën të punojnë së bashku për një hetim ndërkombëtar rreth një sulmi sirian me armë kimike javën e kaluar, i cili u bë shkak për kundërpërgjigjen amerikane me raketa. Uashingtoni ia hedh …

Lavrov,Tillerson: Pro dialogut pavarësisht qëndrimeve të kundërta

Në një takim që zgjati më shumë se 120 minuta, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, kanë diskutuar disa prej çështjeve më të ndjeshme, ku ndonëse shprehet gadishmëria për të rritur bashkëpunimin, palët kanë qëndrime …

Trump: Rusia po mbështet një kafshë si Assad. Putin kërkon Obamën

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë konfirmuar edhe njëherë qëndrimet tyre ekstremisht të kundërta për situatën në Siri, ndërsa Presidenti Trump nuk është pajtuar me mbështetjen që ka treguar Presidentin Putin për Bashar al-Assad, ndërsa e ka quajtur liderin aktual …

Bien spekulimet, Tillerson takon Putinin

Pavarësisht spekulimeve, sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka zhvilluar një takim me presidentin rus Vladimir Putin. Tillerson ndodhet në Moskë për një vizitë në kuadër të çështjes siriane. “Presidenti rus Vladimir Putin është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, …

Melania ka punuar si eskortë?! “Daily Mail” dëmshpërblen Zonjë e Parë

Gazeta angleze “Daily Mail” ka rënë dakord për të dëmshpërblyer Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara mbi një artikull në lidhje me karrierën e saj të modelimit. Gazeta kishte raportuar se Melania Trump ka punuar më parë si eskortë, …

Sulmi mbi skuadrën e Dortmund, në pranga një ekstremist islamik

Një person që mendohet të ketë lidhje me ekstremistët islamikë është vënë në pranga si i dyshuari kryesor për sulmin ndaj autobusit të skuadrës së Dortmundit, ndërsa zyrtarët bëjnë të ditur se rasti po trajtohet si një akt terrorist. Për …

“Hitleri nuk përdori armë kimike?” Spicer kërkon ndjesë

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer ka kërkuar ndjesë për deklaratën e tij se Adolf Hitler nuk ka përdorur armë kimike gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Gabimisht bërë një krahasim të papërshtatshëm dhe të pandjeshëm në lidhje me Holokaustin …

McCain në Bosnje: I shqetësuar për influencën ruse. Nesër në Kosovë

Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, i cili pritet të vizitojë vendin tonë të premten, ka shprehur shqetesimin për ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e brendshme të Bosnje Hercegovinës. Gjatë vizitës në Sarajevë McCain tha se shumica në …

Rusia i kërkon SHBA-se të mos përsërisë sulmin në Siri

Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson është takuar me homologun e tij rus Sergey Lavrov, i cili i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të mos përsërisë sulmet si ato të kryera në një bazë ajrore siriane javën e kaluar. Nga ana …

Italia rregulla të reja ligjore për azilkërkuesit

Parlamenti italian ka aprovuar me 240 vota pro, 176 kundër e 12 abstenim, një paketë të re ligjore mbi përballimin  e problematikës së fluksit të madh të emigrantëve që çdo ditë mbërrijnë në brigjet e në territorin italian. Kjo paketë …

Shpërthimi në stacionin policor në Dijarbakir ishte sulm terrorist

Shpërthimi vdekjeprurës në stacionin e policisë në qytetin juglindor Dijarbakir në Turqi, ishte sulm terrorist. Lajmin e tha  ministri i brendshëm turk, Suleyman Soylu. Soylu tha sot se sulmi ishte kryer nëpërmjet një tuneli nën stacion. Nga shpërthimi i djeshëm humbën jetën …

Këshilli i Sigurisë në OKB voton sot rezolutën për hetimet e sulmit kimik

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot voton për rezolutën me të cilën do të lansoheshin hetimet e pavarura të sulmit kimik kundër civilëve sirianë, javën e kaluar, që ka nxitur sulme ajrore amerikane. Megjithatë, diplomatët e OKB-së thonë …

Shpërthimet në Dortmund, shënjestra dyshohet ekipi i Borussias

Kreu i policisë në Dortmund tha se tre shpërthimet pranë autobusit të skuadrës së Borussias kishin si shënjestër ekipin. Prokurori i shtetit u shpreh se është gjetur një letër, e cila po hetohet nëse ka lidhje me shënjestrën e sulmeve. …

Tillerson thirrje Rusisë: Ndaloni mbështetjen ndaj Assad

Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson i ka bërë thirrje Rusisë që të ndalojë mbështetjen ndaj Presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad pas sulmit me armë kimike javën e kaluar. Tillerson, i cili ndodhet në Moskë, sot do të zhvillojë bisedime …

AI: Kina në krye të listës së vendeve që japin dënime me vdekje

Sipas një raporti të publikuar të hënën nga “Amnesty International”, Kina është vendi me numrin më të madh të dënimeve me vdekje gjatë vitit 2016. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara nuk ndodhen më, në pesë vendet e para të këtij klasifikimi. …

Trump ia ‘mbledh’ Kinës: Çështjen e Koresë do ta zgjidhë me apo pa ju!

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka premtuar palës kineze të martën se kushtet e tregtisë me SHBA-të do të jenë “shumë të mira”, nëse qoftë se ata arrijnë të zgjidhin krizën e Koresë së Veriut. Gjatë postimeve në Twitter, Trump …

Shpërthim në autobusin e Dortmundit, anulohet ndeshja me Monacon

Autobusi i skuadrës së Borusias së Dortmundit është goditur nga tre shpërthime, teksa ende nuk ka shumë detaje mbi rrethanat e tyre. Ngjarja ka ndodhur pak përpara orarit kur ishte planifikuar edhe zhvillimi i takimit çerekfinal mes Borusia Dortmund dhe …

Itali, kapet 10 mln euro marijuanë e ardhur nga Shqipëria

Një sasi prej dy ton drogë e ardhur nga Shqipëria është sekuestruar nga policia italiane në Fossacesia. Operacioni masiv ka përfunduar edhe me arrestimin e tregtarit të drogës si dhe me zbulimin e një skafi të fuqishëm. Lënda narkotike ishte …

Kapen 384 kg kokainë në kutitë e bananeve me GPS

Një sasi prej 384 kg substancë pluhur është kapur nga policia gjermane në Leverkusen. Të gjitha mostrat e kryera deri më tani kanë treguar se lënda narkotike është kokainë. Lënda narkotike ishte e futur në kutitë e bananeve dhe e …

Tillerson: E qartë se sundimit të Assad po i vjen fundi, Rusia të zgjedhë

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson, do të vizitojë Moskën të mërkurën dhe midis takimeve zyrtare, do të jetë edhe ai me Presidentin rus Vladimir Putin. Zt. Tillerson pritet të mbërrijë sonte vonë në Moskë ku do të zhvillojë bisedime …

Turqia: Në sulmin në Siri u përdor gaz sarin

Ministri turk i Shëndetësisë thotë se rezultatet e analizave të viktimave të sulmit kimik në Siri konfirmojnë se është përdorur gaz sarin Recep Akdag tha të martën se analizat e kampioneve të urinës nga viktimat janë prekur nga agjentët nervorë. …

Putin thotë se do i kërkojë OKB hetim për sulmin kimik

Presidenti Vladimir Putin thotë se Rusia do t’i kërkojë OKB-së të hetojnë sulmin kimik në Siri. Moska nuk pranon se qeveria siriane është prapa sulmit kimik në provincën e Idlib që shkaktoi mbi 80 të vdekur. Putin u tha gazetarëve …

Fushata kundër Erdogan në rrugë dhe internet

Fushata për votën kundër në referendumin kushtetues të Turqisë që rrit kompetencat e presidentit Erdogan po zhvillohet në rrjete sociale me këngë, apo art në rrugë. Pra interneti dhe rruga janë mënyrat e vetme që drejtuesit e kësaj fushate mund …

Java e Pashkëve, “blindohet” Roma dhe Vatikani

Kryeqyteti italian Romë, është vënë nën mbikqyrje speciale në prag të festës së Pashkëve, që besimtarët katolikë presin ta kremtojnë këtë fundjavë. Autoritetet e turizmit parashikojnë se janë rreth gjysmë milionë turistë që do të mbërrijnë këtë fundjavë në kryeqytetin …

Koreja e Veriut kërcënon: Luftë me çdo mënyrë agresionit amerikan

Korea e Veriut ka paralajmëruar se do ti përgjigjet me të gjitha mënyrat e mundshme akteve të agresionit amerikan siç e quan ajo vendosjen e aeroplanmbajtëseve me  grupin goditës të Marinës amerikane në gadishullin Korean. Pentagoni ka dërguar luftanijen Carl …

Sulmi në Stokholm, 39-vjeçari nga Uzbekistani pranon aktin terrorist

Rakhmat Akilov ka pranuar autorisinë e sulmit terrorist në Stokholm, në të cilin humbën humbën jetën katër persona dhe u plogosën dhjetëra të tjerë. Avokati i tij tha se 39 vjecari nga Uzbekistani ka rrëfyer gjithcka dhe ka marrë përgjegjësinë …

Greqia pezullon zbatimin e masave më të rrepta të zonës Shengen

Autoritetet greke kanë pezulluar rregullat e reja të kodit kufitar të zonës Shengen, që parashikonte kontrolle më të rrepta, madje dhe për qytetarët e vendeve të BE-se. Pezullimi u vendos pas problemeve serioze që u shfaqen në lëvizjen e pasagjerëve, …

Ministrat e G7 synojnë izolimin e presidentit Assad

Ministrave të jashtëm të Grupit të shtatë vendeve udhëheqëse të industrializuara, sot u janë bashkuar aleatët në Lindjen e Mesme, në përpjekje për izolimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, vetëm disa orë para se sekretari amerikan i shtetit, Rex …

Digjet kampi me 1500 emigrantë, 10 të plagosur

Të paktën 10 përsona janë plagosur si pasojë e një zjarri që përfshiu një kamp emigrantësh në veri të Francës. Shkak i flakëve masive, sipas autoriteve vendase, besohet të ketë qenë një përleshje mes emigrantëve afgane me ata kurdë. Ngjarja …

G7 për Sirinë,Tillerson: Kundër atyre që kryejnë krime mbi të pafajshmit

Siria dhe qasja ndaj konfliktit ka qënë tema kryesore në tryezën e bisedës mes Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të G7-ës, teksa palët do të synojnë që të konsolidojnë një qëndrim të përbashkët rreth kësaj çështje. I pyetur mbi …

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë fillore në Kaliforni, 2 të vdekur

Dy persona, përfshirë dhe një mësues humbën jetën nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë fillore në San Bernardino të Kalifornisë. Sulmuesi hyri në shkollën fillore North Park rreth orës 10:25 të paradites së të hënës, duke hapur …

Samiti i G7 në Itali, diskutohen terrorizmi, Siria dhe siguria globale

Nën masa të larta sigurie, Ministrat e Jashtëm të vendeve të grupit G7 janë mbledhur sot në qytetin e Lucca-s në Toskana të Italisë ku nën drejtimin e Presidencës italiane e të Ministrit të Jashtëm Angelino Alfano do të zhvillojnë për dy …

Bosi i mafies arrestohet në “strofullën” ku takohej me gruan

Një nga krerët e mafies italiane, Giuseppe Facchineri ka përfunduar në prangat e policisë vendase teksa po takohej me gruan e tij në arrati. Facchineri ishte arratisur nga arresti shtëpiak në vitin 2016, duke iu shmangur kthimit në burg. Operacioni …

Egjipti në gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj në vend, një ditë pas vdekjes së të paktën 44 personave në dy sulme të kryera në dy kisha. Shteti Islamik mori përsipër ngjarjen, teksa ka …

SHBA sulm ndaj Koresë së Veriut? Trump urdhëron shqyrtimin e opsioneve

Presidenti Amerikan Donald Trump ka kërkuar që të shihen mundësinë për ndërhyrje ushtarake ndaj regjimit të Koresë së Veriut për të shkatërruar programin e saj bërthamor. Nga ana tjetër, Kim Jong është duke u përgatitur për një tjetër test bërthamor …

Pro George Soros, mijëra hugarezë kundër mbylljes së universitetit CEU

Dhjetëra mijëra hungarezë protestuan në  qendër të Budapestit të dielën kundër legjislacionit të ri, i cili mund të detyrojë mbylljen e Universitetin Qendror Evropian, një shkollë e themeluar nga financieri amerikan Xhorxh Soros. Projektligji i miratuar në parlament gjatë javës …

Pas Hitlerit Çeçenia hap kampin e parë të përqëndrimit për homoseksualët

Çeçenia ka hapur kampin e parë të përqëndrimit në botë për homoseksualët ,që pas Hitlerit në vitin 1930, ku ato janë torturuar dhe rrahur për vdekje. Aktivistët e LGBT thonë  se javën e kaluar janë ndaluar 100 homoseksualë dhe janë …

Pas kërkimeve në google, polici vret të dashurën shtatëzanë dhe mbyt djalin  1 vjeç

Një polic ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij shtatëzanë dhe ka mbytur djalin e tij 1-vjeçar. Polici i quajtur Daniel L, pasi ka bërë disa kërkime në internet për të gjetur mënyrën sesi të bëjë vrasjen më perfekte, …

Sulmi në Stokholm, “Hakmarrje në emër të IS”

Rakhmat Akilov, autori i sulmit në Stokholm, ka bërë atë që i është kërkuar të bëjë dhe ka vepruar në shenjë hakmarrje ndaj sulmeve kundër Shtetit Islamik. Deklarata është bërë nga vetë ai, sipas të përditshmes britanike “Mirror”. Sulmuesi gjithashtu …

Federica Mogherini: Jo zgjidhje ushtarake në Siri

Jo zgjidhje ushtarake në Siri. Mënyra e vetme për t’i dhënë fund konfliktit është dialogu politik. Kështu ka deklaruar shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Algjerisë gjatë një konference …

Erdogan heq dorë nga BE?!

Presidenti i Turqisë Rexhep Tahip Erdogan duket se po heq dorë nga Bashkimi Europian. Gjatë një mitingu në Izmir, Erdogan deklaroi se Ankaraja do të shqyrtojë planet e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian pas referendumit kushtetues që mbahet me …

Tillerson kritikon Rusinë: Dështoi të parandalonte sulmin kimik në Siri

Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson kritikoi Rusinë duke thënë se ka dështuar për të parandaluar Sirinë nga kryerja e një sulmi kimik në qytetin e mbajtur nga rebelët. “Rusia kishte rënë dakord të siguronte se rezervat e armëve kimike …

Greqia u dërgon autoriteteve franceze të dhënat e 180.000 refugjatëve

Autoritetet greke u kanë dërguar homologëve francezë të dhënat biometrike të më shumë se 180.000 refugjatëve që kanë kaluar ose ndodhen në Greqi. Ky veprim u bë në kuadër të hetimeve për sulmet terroriste në Paris, në nëntor 2015, që …

Tillerson dhe ministrat e G7-ës do të bisedojnë sot për Sirinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka arritur në Itali, ku do të takohet me grupin e G7, me të cilët do të bisedojë për krizën në Siri, kanë njoftuar mediat italiane. Përveç anëtarëve të G7-ës, ministrat e jashtëm të …