Lajmet nga Bota

Afrikë e Jugut, alarmant numri i sulmeve seksuale

Përdhunimi në grup dhe si pasojë vdekja e një adoleshenteje në Afrikën e Jugut ka tronditur mbarë vendin. Sulmet seksuale në Afrikën e Jugut janë shumë të shpeshta dhe nuk duket se kjo gjendje është duke u përmirësuar. Por zyrtarë …

Izraelitët e palestinezët mirëpresin Presidentin amerikan Obama

Zyrtarët në Izrael dhe në territoret palestineze e kanë mirëpritur lajmin për vizitën e planifikuar të presidentit amerikan Barak Obama, duke thënë se kjo sinjalizon qëllimin e tij për ta bërë rajonin e trazuar të Lindjes së Mesme një përparësi …

Përkundër protestave, Presidenti gjeorgjian e mbajti fjalimin

Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, sot e ka mbajtur fjalimin e tij vjetor në kryeqytetin Tbilisi, në periudhën e krizës politike në këtë vend. Gjatë fjalimit në zyrën e tij, ai e akuzoi kryeministrin Bidzina Ivanishvili, se dëshiron ta lëvizë …

Brennan mbron fort avionet pa pilot: Sulmet, në përputhje me ligjet federale

Kandidati i Presidentit Barak Obama për postin e drejtorit të CIA-s ka mbrojtur me forcë avionet pa pilot. “Sulmet me avionë pa pilot janë ndërmarrë në përputhje me ligjet federale” tha John Brennan gjatë një seance konfirmimi të Komisionit të …

Gazi “trazon” marrëdhëniet Moskë-Kiev

Qeveria ukraine refuzon të paguajë një faturë prej shtatë miliardë dollarësh, për llogari të kompanisë ruse të gazit “Gazprom”, në një çështje që rrezikon të përkeqësojë drastikisht marrëdhëniet midis Moskës dhe Kievit. Ministri ukrainas i Energjisë, Eduard Stavitsky, deklaroi ditën …

Tunizia i dha lamtumirën e fundit liderit të opozitës Chokri Belaid

Mijëra tunizianë kanë marrë pjesë në funeralin e liderit të opozitës sekulariste, Chokri Belaid, një nga liderët e opozitës sekulariste, i cili ishte kundërshtar i qeverisë së islamikëve të Ennahda-s. Belaidi u qëllua për vdekje ditën e mërkurë në dalje …

Clinton më popullore se Obama, sondazhi e favorizon me 10%

Një anketë kombëtare opinioni tregon se ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton është më popullore se sa Presidenti Barack Obama ose ndonjë figurë tjetër politike në Shtetet e Bashkuara. Sipas sondazhit të Universitetit Quinnipiac të publikuar sot, zonja Clinton ka …

Irani hedh poshtë akuzat për përfshirje në sulmin me bombë në Bullgari

I dërguari i Iranit në Bullgari, Gholamreza Bageri, i ka hedhur poshtë akuzat se Teherani ishte i involvuar në sulmin me bombë në autobus në Burgas të Bullgarisë, vitin e kaluar, nga i cili ishin vrarë pesë turistë izraelitë. Zoti …

Pakistan, 10 të vdekur dhe 20 të plagosur nga shpërthimi i një bombe

Zyrtarë të qeverisë së Pakistanit thonë se nga një eksplodim i bombës në pjesën veriperëndimore të këtij vendi, afër kufirit me Afganistanin, janë vrarë së paku 10 vetë dhe plagosur më se 20 të tjerë. Zyrtarët thanë se shpërthimi ka …

BE arrin marrëveshjen për buxhetin, pritet miratimi nga PE

Pas 24 orëve të negociatave, liderët e Bashkimit Evropian sot kanë arritur marrëveshje për buxhetin prej 960 miliardë eurosh, për periudhën 2014 – 2020. Në mesazhin e tij në rrjetin Twitter, presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy, tha se “marrëveshja …

Silvio Berlusconi tubim me mbështetësit e tij

Kur do,  Silvio Berluskoni di mjaft mirë të rikthehet në politikë dhe të tërheq vëmendje. Gjatë një tubimi elektoral, ish-kryeministrit Italian ka bërë për vete mbështetësit duke përdorur humorin madje dhe për të inkurajuar përkrahësit e partisë së tij “Populli …

Tunizi, sot varrimi i liderit të opozitës

Tunizia varros sot Chokri Belaid, një ndër liderët e opozitës i ekzekutuar ditën e mërkurë në dalje të banesës së tij në Tuniz, ndërsa vendi rrezikon të përfshihet nga të tjera protesta pas ceremonisë mortore. Vrasja e Belaid, i njohur …

Irak, autobombë në Bagdad

Të paktën 10 persona kanë gjetur vdekjen nga shpërthimi i dy autobombave në një lagje të kryeqytetit irakian, Bagdad. Autoritetet flasin për më shumë se 30 të plagosur, disa prej të cilavë në gjendje të rëndë. Shpërthimi ndodhi në një …

SHBA, në ndjekje të vrasësit të 3 personave

Dhjetra forca policore lokale dhe federale në Shtetet e Bashkuara janë vënë në kërkim të një të shumë-kërkuari, ish-polic që akuzohet për vrasjen e 3 personave, mes të cilëve edhe kolegun e tij. Vrasësi serial është identifikuar si Christopher Dorner, …

SHBA përgatit plan për furnizim me armë të opozitës në Siri

Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara ka mbështetur një plan i cili parashikon furnizimin me armë të luftëtarëve opozitar në Siri, ka thënë gjenerali Martin Dempsey në seancën e komitetit të Senatit. Dempsey tha se Pentagoni mbështet planin i …

Morsi: Duhet të ndërmjetësohen bisedime në Siri

Organizata e Bashkëpunimit Islamik ka bërë thirrje për “dialog serioz” mes  Sirisë dhe opozitarëve, në mënyrë që të ndalojnë luftën  në vend. Duke folur gjatë mbylljes së samitit dy-ditor të enjten, presidenti i Egjiptit Mohamed Morsi tha, “Ne të gjithë …

Gjermani, 19-vjeçares i ofrohet punë në bordello

Një adoleshente gjermane ka mbetur “krejtësisht e tronditur”, pasi një qendër punësimi i ofroi asaj punë në një bordello, bëjnë të ditur mediat. Adoleshentes 19-vjeçare, një amvisë e trajnuar, e cila kishte qenë në kërkim të një pune që prej …

Vijon samiti i BE-së për buxhetin

Krerët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian janë mbledhur në Bruksel për një takim dy ditor mbi buxhetin afat-gjatë të BE-së. Udhëheqësit shpresojnë të gjejnë një kompromis, pasi nuk arritën marrëveshje në takimin e mëparshëm. Takimi pritet të verë përballë …

Japonia, mosmarrëveshje për çështjen territoriale me Rusinë

Mosmarrëveshjet territoriale mes Japonisë dhe fqinjëve të saj si Kina dhe Koreja e Jugut kanë tendosur marrëdhëniet gjatë vitit të kaluar. Tani është shfaqur edhe një mosmarrëveshje tjetër territoriale, këtë herë me Rusinë, e cila ka të bëjë me marrjen …

SHBA, akuzat ndaj Moody’s pas zgjidhjes së S&P

Departamenti i Drejtësisë dhe disa shtete amerikane janë duke diskutuar mbi akuzat ndaj koorporatës Moody-s për mashtrim të investitorëve, sipas burimeve të sigurta, por një lëvizje e tillë pritet të realizohet vetëm pasi një çështje e ngjashme ndaj rivalëve të …

SHBA-ja përgatitet sërish për stuhi

Veri-lindja e Shteteve të Bashkuara rrezikohen nga një stuhi e madhe dëbore, e cila ka shkaktuar anulimin e qindra fluturimeve deri më tani. Stuhia pritet të shkaktojë gjatë së premtes dëme në linjat e energjisë elektrike dhe kaos në transport, …

Norma historike më e ulët e BQE, nuk ndryshon norma e interesit për 2013

Banka Qendrore Europiane vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit duke e lënë në 0.75 përqind, norma më e ulët historike e këtij institucioni. Vendimi për të mos ndryshuar këtë normë pritej gjërësisht nga analistët, ndërkohë që shumë prej …

SHBA, senati shtyn votimin e Hagel

Një komitet i Senatit amerikan ka shtyrë votimin e konfirmimit për kandidatin e presidentit Barak Obama për sekretar të mbrojtjes. Komiteti i Senatit për Shërbime të Amrëve, ishte pro votimit mbi emërimin Chuck Hagel-it për këtë javë, por 25 senatorë …

Liderët e BE-së mblidhen për buxhetin, priten bisedime të ashpra

Lider të Bashkimit Evropian të mbledhur në një samit dy-ditor në Bruksel, kanë paralajmëruar bisedime të ashpra lidhur me buxhetin shtat-vjetor të 27 shteteve të bllokut. Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron ka thënë se pa shkurtime të mëtejshme …

Vazhdojnë protestat në Tunizi, përleshje me policinë

Qindra protestues anti-islamist janë përleshur të enjten me polici në kryeqytetin e Tunizisë, Tunis si dhe në qendër të qytetit Gafsa. Përleshjet kishin nisur pas vrasjes së Chokri Belaid lider i grupit sekular opozitar. Ai ishte vrarë të mërkurën në …

Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve, Obama: Besimi, proçes që duhet kultivuar

Presidenti Barak Obama priti sot të ftuarit dhe foli në ceremonisë e përvitshme të Mëngjesit Kombëtar të Lutjeve në Washington. Ai tha se amerikanët janë besimtarë dhe se besimi është një proces që duhet kultivuar. Në ceremoninë që mbahet çdo …

SHBA: Sanksionet ndaj Iranit, në funksion të bisedimeve për programin bërthamor

Administrata Obama thotë se sanksionet e reja kundër Iranit kanë si synim “përparimin konkret” për programin bërthamor në bisedimet që do të mbahen më vonë këtë muaj në Kazakistan. Sanksionet e reja kufizojnë qasjen e Iranit në përfitimet nga nafta, …

Japonia: Të vijojë dialogu me Kinën

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka dekalruar se për Japoninë është e rëndësishme që të mos mbyllet “dritarja e dialogut” me Kinën për çështjen e ishujve të kontestuar. Megjithatë, Abe ka dënuar episodin e 30 janarit, kur një anije kineze në …

SHBA, të shtëna në Denver, 3 të vdekur

Sërish janë shënuar viktima nga të shtënat me armë në Kolorado të SHBA-së. Tre viktima, mes të cilave dy fëmijë, është bilanci i viktimave gjatë një breshërie plumbash në një shtëpi në qytetin Denver të Kolorados. Sipas mediave amerikane, ngjarja …

SHBA,debate rreth praktikës së vrasjeve me atentat

Administrata Obama po i del në mbrojtje politikës së saj të sulmeve që vënë në shënjestër shtetas amerikanë të dyshuar për përfshirje në akte terroriste jashtë vendit. Komentet vijnë pas një dokumenti të brendshëm të Departamentit të Drejtësisë që ofron …

Obama në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Jordani

Presidenti Barack Obama do të bëjë së shpejti vizitën e tij të parë në Izrael si udhëheqës i Shteteve të Bashkuara. Ai do të shkojë në Bregun Perëndimor dhe në Jordani për bisedime mbi një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë …

Kerry:Amerika s’do të tërhiqet nga skena botërore

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, është zotuar se Shtetet e Bashkuara nuk do të tërhiqen nga skena botërore për shkak të kufizimeve buxhetore apo kompleksitetit të sfidave globale. Kerry ka thënë se do të punojë për paqe, por se …

SHBA e shqetësuar me zhvillimet në Azerbajxhan

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Baku dhe organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, kanë shprehur shqetësimin për arrestimin e dy liderëve të opozitës në Azerbajxhan. Tofiq Yaqublu dhe Ilqar Mammadov janë arrestuar të hënën, nën akuzat …

OBI kërkon t`i jepet fund konfliktit në Siri

Udhëheqësit e vendeve evropiane kanë bërë thirrje t`i jepet fund konfliktit në Siri. Kriza në Siri është në agjendën e samitit dyditor të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), e cila ka hapur punimet të mërkurën në Kajro. Duke iu adresuar …

SHBA zgjeron sanksionet ndaj Iranit

SHBA ka ashpërsuar sanksionet ekzistuese ndaj Iranit, në përpjekje për të nxitur Teheranin të braktisë programin e saj të armëve bërthamore. Masat e reja kufizojnë aksesin e Iranit në të ardhurat vetiake nga nafta, por përfshijnë gjithashtu edhe kufizime financiare …

Siri, përleshje të dhunshme në Damask

Luftime të ashpra kanë ndodhur në kryeqytëtin e Sirisë, Damask, teksa rebelët kanë sulmuar forcat ushtarake, besnikë të presidentit Bashar al-Assad, bëjnë të ditur rebelët dhe dëshmitarë. Dhuna është përqendruar në distriktin Jobar, si dhe në një kryqëzim të rëndësishëm …

Hamas dhe Fatah, bisedime për bashkim

Lideri i Hamas-it, Khaled Meshaal, ka thënë për BBC se është në bisedime e sipër me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, në lidhje me formimin e një qeverie të bashkimit kombëtar. Meshaal tha gjithashtu se përpjekjet janë duke u bërë për …

Përballë trazirave, Kryeministri tunizian kërkon qeveri teknokrate

Kryeministri tunizian Hamadi Jebali tha të mërkurën se do të formojë një qeveri të teknokratëve pa përkatësi politike. Ai bëri këtë njoftim pas vrasjes së udhëheqësit të opozitës Chokri Belaid, vrasje kjo që shkaktoi protesta të dhunshme. “Unë kam vendosur …

Panetta kundër shkurtimeve buxhetore për Pentagonin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta ka tërhequr vërejtjen se shkurtimet në buxhetin e Mbrojtjes do të prekin aftësinë e ushtrisë për të reaguar ndaj krizave. Në fjalimin e tij të fundit si sekretar i Mbrojtjes, Penata tha se këto …

Vrasja e kreut të opozitës nxit protesta në Tunizi

Mijëra njerëz dolën sot nëpër rrugët e Tunizisë, për të protestuar ndaj vrasjes së njërit prej udhëheqësve të opozitës, ndërsa janë shtuar shqetësimet se elementët radikalë rrezikojnë ta devijojnë tranzicionin e vendit drejt demokracisë. Sipas njoftimeve, protestuesit u turrën në …

CIA, bazë sekrete në Arabinë Saudite

Agjencia Qendrore Amerikane e Inteligjencës ka operuar për dy vjet me rradhë një bazë të fshehtë avionësh pa pilotë në Arabinë Saudite. Baza u krijua për të gjuajtur anëtarët e Al-Kaedës në Gadishullin Arabik, që e ka qëndrën në Jemen. …

Depërtimi në Detin Arab, India e shqetësuar nga ndikimi kinez

India ka shprehur frikën mbi vendimin e Pakistanit që t’ia dorëzojë për menaxhim Kinës një port strategjik të Detit Arab. Duke folur para gazetarëve, ministri indian i Mbrojtjes A.K. Anthony tha se vendimi për dorëzimin e portit Gëadar te një …

Morsi, thirrje opozitës siriane për unifikim

Presidenti egjiptian Mohamed Morsi i bëri thirrje grupeve të opozitës siriane, që të unifikohen derisa po mbante fjalim para udhëheqësve të shteteve islamike në një samit, që gjithashtu trajtoi edhe luftën kundër militantëve në Mali. “Regjimi sirian duhet të nxjerrë …

Egjipt, këpucë ndaj Ahmadinexhadit

Rojet e sigurisë u hodhën me shpejtësi mbi burrin që tentoi të godiste presidentin iranian Mahmud Ahmadinexhad me kepucë në kohën kur lideri i Republikes islamike po vizitonte një xhami në Kajro. Një video amatore e incidentit tregon momentin kur …

SHBA mbron sulmet me aeroplanët pa ekuipazh

Shtëpia e Bardhë e ka mbrojtur përdorimin e aeroplanëve pa ekuipazh në sulmet për vrasjen e të dyshuarve për terrorizëm të Al-Kaidës, edhe nëse ata janë shtetas amerikanë. “Ne i kryejmë sulmet e tilla pasi ato janë të domosdoshme për …

SHBA, jo padi gjyqësore ndaj Lance Armstrongut

Një prokuror federal amerikan ka deklaruar se nuk ka plane të ngrejë padi kundër çiklistit  Lance Armstrong , i cili gënjeu se nuk kishte përdorur drogë gjatë garave. Prokurori Andre Birotte, i cili ishte hetuesi kryesor federal në rastin Armstrongut, …

SHBA, zbulohet skema mashtruese me karta krediti

Departamenti amerikan i Drejtësisë thotë se agjentët federalë kanë shkatërruar një skemë mashtrimi prej 200 milionë dollarësh me karta krediti, dhe 18 njerëz janë akuzuar.  Kjo është një nga skemat më të mëdha mashtruse me karta krediti e zbuluar ndonjëherë …

Tërmet me magnitudë 8 ballë në Ishujt Solomon, alarm për cunami

Raportimet e para flasin për 4 të vdekur dhe 2 të humbur, ndërkohe me dhjetra shtëpi janë shkatërruar. Sipas sekretarit për shtyp të kryeministrit të Ishujve Solomon, Robert Iroga, dallgët në perëndim të Lata-s kanë depërtuar 500 metra në tokë, …

Obama, për herë të parë drejt Izraelit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të vizitojë Izraelin, West Bank dhe Jordaninë në pranverë, bën të ditur Shtëpia e Bardhë. Ky do të jetë udhëtimi i parë i Obama-s në këto pjesë të rajonit të Lindjes së …

Gjermani, ministres i hiqet doktoratura

Një universitet gjerman ka votuar për t’i hequr ministres së Edukimit, Annette Schavan, titullin e doktoraturës, pas një hetimi të bazuar në akuzat për plagjiaturë. Fakulteti i Filozofisë në Universitetin e Dyseldorfit vendosi të martën se ajo kishte kryer “një …

Mali, Franca vret me qindra, në mars tërhiqet

“Disa qindra” militantë islamikë janë vrarë, që kur Franca nisi sulmet në Mali, muajin e kaluar, bëri të ditur ministri francez i Mbrojtjes. Jean-Yves Le Drian tha se ata janë vrarë nga sulmet ajrore dhe dyluftimet direkte me trupat ushtarake …

Sulm në veri të Afganistanit, tre të vdekur

Nga shpërthimi i një bombe në një lokal në veri të Afganistanit janë vrarë të paktën tre persona. Abdul Sattar Barez, zëvendësguvernator i provincës veriore të Faruab-it, ka deklaruar të martën se shpërthimi kishte për qëllim një restoran në qarkun …

Gjeorgji, Ivanishvili kërkon ripërtritje të marrdhënieve me Rusinë

Kryeministri i Gjeorgjisë Bidzina Ivanishvili ka akuzuar presidentin Mikheil Saakashvili se po kërkon të destabilizojë vendin. Gjatë një konferece për media të martën në Tbilisi, ku ka prezantuar 100 ditët e punës në këtë pozitë, kryeminstri Ivanishvili ka thënë se …

Programi bërthamor, me 26 shkurt Irani diskuton me 6 shtetet perëndimore

Irani dhe gjashtë anëtarët e grupit SHBA, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania do të rinisin bisedimet për programin bërthamor të Teheranit me datën 26 shkurt. Por mesa duket janë të pakta shpresat për përparim, pasi një zyrtar iranian ka …

Franca kritika BE, Hollande: S’mund të ketë një Europë të diferencuar

Presidenti francez, Francois Hollande duke folur nga selia e Parlamentit Europian ka kritikuar ashpër vendosjen e interesave kombëtare mbi interesat e përgjithshme të Bashkimit Europian. Hollandë, bëri thirrje se nuk mund të ketë një “Europë të diferencuar”. Nuk duam një …

Ahmadinejad vizitë historike në Kajro

Presidenti Mahmud Ahmadinejad ka arritur në Egjipt, në vizitën e parë nga një kryetar i shtetit iranian qysh në vitin 1979. Pamjet televizive kanë treguar presidentin islamik të Egjiptit, Muhammad Morsi, duke përqafuar Ahmadinejadin, pas arritjes së tij në Aeroportin …

Kriza humanitare në Siri “po thellohet”

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se numri i civilëve sirianë, që kanë nevojë për ndihmë urgjente, mund të rritet në mënyrë drastike. Jens Laerke, zëdhënës i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, ka thënë se rreth 4 milionë …

SHBA, paralajmëron sërish Korenë e Veriut

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë paralajmëruar Korenë e Veriut për “pasoja të mëtejshme” nëse kryen një test të tretë bërthamor, sikurse sugjeroi lideri në ikje i Seulit. Lee Myung Bak, që lë detyrën më vonë gjatë muajit, …

Meksikë, shpërthimi nga një rrjedhje gazi

Shpërthimi fatal në selinë qendrore të kompanisë shtetërore të naftës në Meksikë, “Pemex”, u shkaktua nga një rrjedhje gazi. Kështu deklaroi prokurori i përgjithshëm meksikan, Jesus Murillo Karam, i cili nënvizoi se në kompleksin në fjalë nuk u gjetën gjurmë …