Lajmet nga Bota

Milano, fletushka kundër emigrantëve, përfshirë shqiptarët dhe kosovarët

Fletëpalosje racistë kundër emigrantëve janë shpërndarë pak ditë më parë në tregun e komunës së Rozzanos në provincën e Milanos e mjaft pranë selisë së bashkisë së kësaj qyteze. Media italiane “Il Giorno” ka shpërndarë një fotografi origjinale të fletëpalosjes …

Presidenti polak nënshkruan njërën prej tri reformave gjyqësore

Zyra e presidentit të Polonisë, Andrzej Duda, tha se ka nënshkruar në ligj njërën prej tri reformave në gjyqësi, të cilat kanë shkaktuar protesta masive në këtë vend. Të hënën, Duda ka thënë se do të vërë veto mbi dy …

Vajza tre vjeçe sulmohet nga 5 bulldogë

Një vajzë vetëm tre vjeçe është kafshuar nga 5 qen bulldog amerikanë të cilët kishin arritur të kalonin gardhin dhe të sulmonin fëmijën e vogël. Ngjarja është regjistruar në muajin maj në Angli.  Vajzës iu desht t’i nënshtrohej një operacioni …

Papa mbyll shatërvanët, solidarizohet me Italinë që po vuan thatësirën

Për herë të parë në histori, Papa Françesku, ka mbyllur 100 shatërvanët e famshëm të Vatikanit, vendim që vjen në një kohë kur Italia po vuan thatësirën. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e mbarë mediave ndërkombëtare, ndërsa ka lënë përshtypje edhe …

SHBA armatime drejt Ukrainës?!

Në një kohë kur situata në Ukrainën lindore vijon të mbetet e tensionuar, ShBA po konsideron idenë e dërgimit të armatimeve për ushtrinë ukrainase me qëllim që të ndihmojë këtë të fundit në përballjet me separatistët rusë. Sipas zyrtarëve amerikanë, …

Senati voton sot mocionin për rihapjen ose jo të debatit për “Obamacare”

Presidenti Donald Trump duket se është i vendosur për të shfuqizuar planin “Obamacare” për Shëndetësinë, ndërsa i ka bërë thirrje republikanëve të senatit që të mbështesin një mocion ditën e sotme, që në rast se do të miratohet, rihap edhe …

Qyteti francez refuzon emigrantët, ndërton mur rreth një vendstrehimi

Banorët e një qyteti në jugperëndim të Francës ndërtuan një mur rreth hyrjes së një ish-hoteli për të parandaluar përdorimin e tij si strehë për emigrantët. Dhjetra banorë të Séméac ngritën një pengesë 18 m të gjatë dhe 1.8m të …

Kushner mohon bashkëpunimin në mënyrë sekrete me Moskën

Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump dhe një nga këshilltarët e tij të ngushtë, thotë se është takuar me zyrtarët rusë katër herë gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar dhe pas saj. Por ai thotë se nuk ka …

Izraeli heq detektorët e metaleve nga vendi i shenjtë

Detektorët e metaleve që u prezantuan së fundmi në Jeruzalemin Lindor si masë sigurie janë hequr pas një vendimi të marrë nga kabineti i sigurisë në qeverinë e Izraelit. Ekspertët gjykuan se masa ishte jo-efektive për shkak se nxiti protesta …

Tension Indi-Kinë, Pekini: Më lehtë do shkundi një mal se ushtrinë tonë!

Kina ka paralajmëruar Indinë që të mos “kapet pas fantazive” me debateve të tensionuara për kufirin, ku përfshihet edhe Butani. Zona përfshin një territor të diskutueshëm të Himalajave, malit më të lartë të botës. Më parë, Kina ka zhvilluar stërvitje …

Donald Trump “hajdut” në Torino, kapen dy vëllezërit

Me këto dy maska që kanë të stampuar fytyren e presidentit amerikan Donald Trump, janë kryer dhjetëra grabitje spektakolare në qytetin italian të Torinos. Në 24 Korrik , policia italiane, arriti ti arrestojë dy vëllezerit, mbi të cilet rëndojne akuza …

Duterte fjalim të habitshëm: Përdoruesit e drogës i pret ferri!

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, i paralajmëroi ata që përfshiheshin në drogë, që ata përballeshin me “burgun apo ferrin” gjatë një fjalimi shtetëror të habitshëm përpara kombit, në të cilën ai sulmoi kritikët dhe mbështeti dënimin me vdekje si “ndëshkim” …

“Mesazhi 100 mijë tonësh për botën” i Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka marrë pjesë në ceremoninë e anijes së madhe luftarake në stacionin detar Norfolk të Virxhinias. Transportuesi i avionëve u mor zyrtarisht nga Marina e SHBA-ve. Presidenti amerikan falënderoi të gjithë ata që …

Italia në thatësirë, 10 rajone kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Italia është në rrezik thatësire. 2/3 e territorit italian dhe të tokave bujqësore të kultivuar vuajnë nga thatësira për shkak të mungesës së reshjeve përgjatë javëve të fundit me një dëm i përllogaritur prej 2 miliardë euro. Nga veriu në jug …

Europol: Arrestohen 107 persona për trafikim të njerëzve

Agjencia e zbatimit të ligjit e Bashkimit Evropian, Europol, ka njoftuar sot se 107 vetë janë arrestuar në kuadër të hetimeve të gjëra për trafikim njerëzor dhe shfrytëzim seksual. Në operacionin e udhëhequr nga policia e Austrisë, me përfshirjen e …

Veto reformës në drejtësi, Presidenti polak refuzon projektligjet e kritikuara

Pas protestave masive të qytetarëve në Poloni, Presidenti Andrej Duda ka përdorur veton për të kthyer mbrapsht në Parlament dy paketa ligjore që janë hartuar për reformimin e sistemit të drejtësisë. Projektligjet kishin marrë kritika të ashpra nga BE-ja e …

Italia thahet për ujë, 10 rajone kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Italia është në rrezik thatësire. 2/3 e territorit italian dhe të tokave bujqësore të kultivuar vuajnë nga thatësira për shkak të mungesës së reshjeve përgjatë javëve të fundit me një dëm i përllogaritur  prej 2 miliardë euro. Nga veriu në …

Media para drejtësisë turke, 17 gazetarë mund të dënohen deri në 43 vite burg

Drejtësia turke do të shqyrtojë sot çështjet e 17 gazetarëve të gazetës opozitare ‘Xhumhuriet’, të cilët në rast se do të shpallen fajtorë, mund të dënohen me deri në 43 vite burgim. Mbi përfaqësuesit e medias rëndojnë akuza të ndryshme, …

Incident në Ambasadën izraelite, vriten dy jordanezë, plagoset roja hebre

Një incident në Ambasadën e Izraelit në Aman të Jordanisë i ka kushtuar jetën dy jordanezëve,  ndërsa një hebre është plagosur. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së dielës.  Ministria e Jashtme izraelite deklaroi se dy punëtorë kishin mbërritur në ambientet …

Shpërthen makina bombë në Kabul, 24 të vdekur, 42 të plagosur

24 persona kanë humbur jetën, ndërsa 42 të tjerë kanë mbetur të plagosur në Kabul, pas një sulmi me bombë që kishte si objektiv një autobus që transportonte zyrtarë të qeverisë. Shpërthimi është marrë përsipër nga talibanët, ndërsa mjekët nuk …

Trump, thirrje për shfuqizimin e “Obamacare”

Senati i kontrolluar nga republikanët do të bëjë një tjetër përpjekje për të shfuqizuar ligjin për kujdesin shëndetësor të administratës së ish-presidentit Obama, në përpjekje për të realizuar një nga premtimet kryesore të Presidentit Trump, gjatë fushatës. Ndërkohë që fati …

Sot mblidhet Këshilli i Sigurimit për Lindjen e Mesme

Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mblidhet sot për një sesion urgjent, ku do të diskutohet për dhunën e ditëve të fundit mes izraelitëve dhe palestinezëve. Ushtria izraelite ka arrestuar rreth 24 vetë në Bregun Perëndimor, mes tyre 9 …

Një dokumentar i ri për Princeshën Diana, flasin dy djemtë e saj

“Diana, nëna jonë: jeta dhe trashëgimia e saj” është titulli i një dokumentari të ri rreth jetës së Princeshës së ndjerë Diana e Uellsit. Filmi tregon historinë e jetës së Dianës, nga miqtë e saj dhe njerëzit që ishin pranë …

Izraeli instalon kamera sigurie në xhaminë e shenjtë al-Aqsa

Izraeli ka instaluar kamera të reja sigurie në hyrje të xhamisë së shenjtë të al Aksa në Jeruzalem, fill pasi zyrtarët deklaruan se ishin të gatshëm të shqyrtonin të gjitha “alternativat” ndaj detektorëve metalikë në vendin e shenjtë që rritën …

Kongresi amerikan voton të martën për sanksione ndaj Rusisë

Një grup dypartiak udhëheqësish të Kongresit kanë rënë dakort për sanksione të reja për Rusinë, si dhe për miratimin e një neni që do të parandalonte lehtësimin e sanksioneve për Moskën nga Presidenti Donald Trump. Masa vjen si kundërpërgjigje ndaj …

Tragjedia në Teksas, gjenden 8 të vdekur në një kamion

Policia e Teksasit thotë se 8 persona janë gjetur të vdekur në një kamion të mbyllur në parkingun e një dyqani të kompanisë Walmart. Shefi i zjarrfikëseve të San Antonios tha se të paktën 28 persona, mes tyre fëmijë i …

Ftesa e Trump, Duterte: E kam parë Amerikën, dhe është e keqe

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, i vlerësuar më parë dhe i ftuar nga Presidenti Trump për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë, tha se nuk do të vizitojë asnjëherë Shtetet e Bashkuara gjatë ose pas mandatit të tij, sepse ai …

“Lind” një tjetër President si Duterte i Filipineve!

Presidenti indonezian Joko Widodo ka urdhëruar oficerët e policisë të qëllojnë tregtarët e drogës në vend nëse ata përpiqen t’i rezistojnë arrestimin, duke u krahasuar menjëherë me homologun e tij filipinas, Rodrigo Duterte. “Ju thashë, të jeni të vendosur, veçanërisht …

Një raketë lëshohet drejt Rripit të Gazës

Një raketë u nis nga Rripi Verior i Gazës herët në mëngjes të dielën, sipas Forcës Mbrojtëse të Izraelit (IDF). Arma “shpërtheu mes ajrit”, sipas njoftimit. Askush nuk u plagos në sulmin e dyshuar, tha ushtria izraelite, pa dhënë menjëherë …

Erdogan vizitë në vendet e Gjirit për të ndërmjetësuar krizën e Katarit

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ndodhet në vendet e Gjirit arab këtë fundjavë në përpjekje për të rregulluar çarjen e thellë midis Katarit dhe fqinjit të saj, por aleati i fortë i Katarit mund ta gjejë veten me pak hapësirë …

Pamjet e turpit të luftëtarëve të ISIS

Një xhihadist u përpoq të largohej nga Mosuli në një maskë pantomime, e ngjashme me veshjet e shfaqjeve për fëmijë, por kishte harruar të rruante mjekrën dhe mustaqet e tij. Luftëtarët e ISIS po përpiqeshin të largoheshin nga ish-bastioni i …

Izraeli bën një hap pas për detektorët në xhaminë al Aksa

Izraeli është i gatshëm të marrë në konsideratë alternativat e detektorëve metalikë të instaluar në xhaminë e shenjtë al Aksa, aq shumë të kundërshtuar nga palestinezët. Gjeneral Major Yoav Mordechai i bëri thirrje botës myslimane të parashtrojë sugjerime të tjera. …

Trump: Rrjedhja e informacionit është krim

Presidenti Trump komentoi  në Twitter se ndërsa ai me kushtetutë ka autoritetin për të falur persona të akuzuar dhe të gjithë janë dakord me këtë, krimi i vetëm deri tani, ka qenë rrjedhja e informacionit kundër administratës së tij. “Përsëri …

Horror në Francë, koka e derrit varet në derën e një xhamie

Në derën e një xhamie në qytetin Pont-de-Beauvoisin në jug të Francës është vendosur koka e prerë e një derri. Sipas gazetës lokale Le Dauphine, besimtarët të cilët kanë shkuar në xhami për ta falur namazin kanë hasur kokën e …

Një vit pas masakrës në Mynih

Një vit më parë, një nxënës vrau në një qendër tregtare në Munih nëntë vetë. Këtë të shtunë u zhvillua një ceremoni pëkujtimore për viktimat. Më 22 korrik 2016, 18-vjeçari David S. vrau me armë nëntë vetë si dhe veten …

INTERPOL publikon listën me 173 xhihadistë që do kryenin sulme në Europë

Një listë me 173 militantë të ISIS është publikuar nga INTERPOL-i, që dyshohet se janë trajnuar për të kryer sulme vdekjeprurëse në Evropë. Lista e agjencisë globale për luftimin e krimit u hartua nga Shërbimet e Inteligjencës në Amerikë bazuar …

Emiri i Katarit fton palët në tryezë, kërkon zgjidhje

Pas bojkotit disa-javor që katër vende në Lindjen e Mesme i kanë bërë Katarit, duket se Doha po kërkon zgjidhje të dialogut përmes një seance negociatash. Ftesa për një tryezë të përbashkët diskutimesh ka ardhur nga Emiri i Katarit, Sheiks …

Spicer mohon përçarjet brenda Shtëpisë së Bardhë

Ish-zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, ka mohuar zërat për një përçarja të mundshme në administratën e Presidentit, Donald Trump, ndërsa ka deklaruar se dorëheqja e tij ishte një vendim i marrë në  të mirë të administratës. 45-vjeçari deklaroi …

A mund ta falë veten Presidenti? Këtë nuk e di askush

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara i jep presidentit shumë autoritet për të falur ata që janë akuzuar, apo dënuar për krime federale; por, a i lejon kushtetuta presidentit që të falë veten? Askush nuk e di me siguri këtë. Kjo …

Cem Özdemir: “Erdogani do të krijojë Turqinë edhe në Gjermani”

Në intervistë për DW, kandidati kryesor i partisë ekologjistë “Të Gjerlbërit”, Cem Özdemir, kritikon ashpër Turqinë. Gjermania duhet t’i japë fund politikës së saj naive. Politikani ekologjist Cem Özdemir u pozicionua qartë edhe ndaj sanksioneve kundërj Rusisë: Sanksionet kundër Rusië …

Qeveria amerikane ndalon udhëtimet drejt shtetit diktatorial

Qytetarët amerikanë nuk do të lejohen të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara, si pjesë e një vendimi të administratës, i cili do të bëhet publik gjatë ditëve në vijim. Lajmi është raportuar fillimisht nga agjensitë turistike që operojnë këto linja, …

Dorëhiqet Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, është tërhequr nga detyra e tij, ndërsa mediat raportojnë se shkak është bërë pakënaqësia për emërimi i Anthony Scaramucci si drejtor komunikimi nga ana e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Në …

Amri, kryekomunari refuzon të paguajë faturën e transportit: Jemi të çmendur!

Shpenzimet për transportin e trupit të pajetë të terroristit, Anis Amri, autor i masakrës së Berlinit, kanë përplasur kreun e komunës së Sesto San Giovanni me bashkinë e Milanos. Kjo e fundit i ka dërguar një faturë mbi 2 mijë …

Protesta të dhunshme në Jerusalem, vriten tre palestinezë

Dy palestinezë mbetën të vrarë gjatë përleshjeve me forcat izraelite të sigurisë në Jerusalemin Lindor, thonë zyrtarët palestinezë Rreth 200 të tjerë mbetën të plagosur nga dhuna atje dhe në Bregun Perëndimor të pushtuar. Fraksionet palestineze kishin bërë thirrje për …

Erdogan: Gjermania nuk është aq e fortë sa për të na trembur!

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan i kërkoi Gjermanisë që të tërhiqet nga vendimet e saj në kulmin e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve. Reagimi vjen ndërkohë që Gjermania lajmëroi sot ndërprerjen e projekteve të armatimit për Turqinë. “Unë dua t’u …

Gjermania ndalon projektet e armatimeve me Turqinë

Berlini dhe Ankaraja janë partnere në NATO, por kriza e thellë ka prekur edhe bashkëpunimin ushtarak. Kriza ka prekur edhe shkëmbimin e armëve. Qeveria gjermane ka konfirmuar ndalimin e projekteve të përbashkëta me Turqinë për armatime. “Ne kemi vendosur t’i …

Praga heq pllakën përkujtimore për marshallin sovjetik

Autoritetet komunale në Pragë të Çekisë kanë vendosur të heqin pllakën përkujtimore të një marshalli sovjetik, i cili ka marrë pjesë në çlirimin e qytetit në fund të Luftës së Dytë Botërore. Një zëdhënës i zyrës së kryebashkiakut tha se …

Toka lëkundej teksa frynte qirinjt, pamjet e pabesueshme nga Turqia

Imagjinoni panikun që mund të ndodhë, teksa fik qirinjtë dhe të lëkundet toka nën këmbë. Ka ndodhur në Turqi. Pamjet të pabesueshme të publikuara në mediat ndërkombëtare janë regjistruar në një prej lokaleve në Bodrum, i cili në orët e …

Tërmeti ne Greqi, njerëzit nga paniku marrin para karrocën me fëmijë

Kamerat amatore në kafene të ndryshme në në qytetin Bodrum dhe në ishullin grek Kos por dhe në një spital tregojnë panikun që përfshiu banorët dhe turistët. Në një video njerëzit të përfshirë nga paniku gati sa nuk marrin karrocën …

“Rrugët janë plot me trupa të vdekur, po i hanë qentë”

Qyteti i Raqqas në Siri dhe fshatrat e tij thuajse janë rrënuar plotësisht nga luftimet e ashpra midis të ashtuquajturit Shteti Islamik dhe trupave të Forcave Demokratike të Sirisë të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të. Raqqa është kryeqyteti …

Greqi, dy të vdekur nga tërmeti në ishullin Kos, mbi 100 të plagosur

Lëkundje të fuqishme tërmeti kanë tronditur mesnatën ishullin grek Kos, në pjesën juglindore të detit Egje. Dy persona kanë gjetur vdekjen, ndërsa numri i të plagosurve raportohet të jetë më shumë se 100. Sipas mediave lokale, viktimat humbën jetën pasi …

Tre të vdekur nga protestat e dhunshme në Venezuelë

Miliona venezuelianë janë bashkuar në një protestë  të përgjithshme të thirrur nga opozita, ndërsa presioni ndaj presidentit Nicolás Maduro për të anulluar zgjedhjet për një asamble të re sa vjen dhe rritet.  Nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve u vranë …

Ashpërsohet lufta e fjalëve ndërmjet Gjermanisë dhe Turqisë

Turqia i ka thënë Gjermanisë se lidhjet e dyanshme nuk duhet të mbështeten në “shantazh dhe kërcënime”, pasi ministri i jashtëm gjerman ka shprehur përkushtim për hapa me të cilët do të kufizoheshin investimet në Turqi gjatë një mospajtimi në …

Ukrainë, vriten 8 ushtarë nga sulmet e separatistëve

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës ka njoftuar sot se tetë ushtarë ukrainas janë vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur, gjatë 24 orëve të kaluara, derisa separatistët e mbështetur nga Rusia i kanë intensifikuar sulmet me predha kundër pozicioneve të …

Trump: Sessions nuk duhet të ishte tërhequr nga hetimet për Rusinë

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Jeff Sessions tha se tani për tani nuk ka plane për të dhënë dorëheqjen. Komentet e tij bëhen një ditë pas kritikave të Presidentit Donald Trump, i cili e kritikoi kryeprokurorin e vendit për vetëtërheqjen …

Nëna hebreje, babai katolik, vajzat myslimane

Magda Haroun, kreu i bashkësisë hebraike në Egjipt, tha gjatë një interviste televizive se ishte e martuar me një burrë katolik, ndërsa dy vajzat e saj janë myslimane. Duke jetuar nën një çati për një kohë të gjatë, Haroun theksoi …

Turqia: Krizë serioze besimi mes Ankarasë dhe Berlinit

Ministria e Jashtme e Turqisë e konsideron si “krizë serioze besimi” midis Berlinit dhe Ankarasë, duke e konsideruar qëndrimin e ministrit të Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel si “shembulli i fundit dhe i papranueshëm i qasjes së njëanshme e të shtrembëruar” …

U largua nga Gjermania, zbulohet pas 1 viti fati dramatik i adoleshentes

Një nxënëse gjermane adoleshente u largua nga vendi i saj për t’iu bashkuar ISIS-t u gjet e vetme, e lënduar dhe duke bërtitur për ndihmë nga një ushtar iranian. Vajza dyshohet se mbahej si skllave seksi. Linda Wenzel, 16 vjeç, …

Trump do t’i japë fund planit sekret prej 1 miliard dollarësh të CIA-s në Siri

Shtëpia e Bardhë dhe CIA thuhet se kanë realizuar një operacion të fshehtë në Siri, duke armatosur rebelët e moderuar sirianë. SHBA-të thuhet se kanë derdhur mbi 1 miliard dollarë në përpjekje për të trajnuar dhe armatosur rebelët. Të mërkurën, …