Zv. Presidenti Mike Pence punëson avokat personal
16/06/2017 - 10:08 Nga: Xhoi Malesia

Në një kohë kur debati për lidhjet e dyshuara të zyrtarëve të fushatës së Donald Trump dhe Rusisë ka ardhur gjithnjë e duke u përshkallëzuar, zv. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pense, ka punësuar një avokat personal, i cili do të përfaqësojë numrin dy të Uashingtonit në procesin hetimor.

Kjo lëvizje ka krijuar edhe njëherë polemika ndërsa është komentuar gjerësisht në mediat vendase.

Mike Pence ka punësuar si avokat, Richard Cullen, një jurist me eksperiencë në Shtetet e Bashkuara, i cili më herët ka punuar si Prokuror, ndërsa në vijim të karrierës njihet për përfaqësimin e figurave me profil të lartë.

Në njoftimin e dhënë për mediat, zyra e Zv. Presidentit njoftoi se pajtimi i avokatit është bërë për të mos e shpërqëndruar krahun e djatthtë të Donald Trump nga ushtrimi i detyrës së tij.

Dyshimet për lidhje mes administratës aktuale dhe Rusisë janë shtuar së tepërmi. Një ditë më parë, mediat raportuan se Robert Mallër, i cili është hetuesi special i cështjes së Rusisë, po investigonte Presidentin Trump mbi akzuën e pengimit të drejtësisë.

Kjo gjë erdhi pas dëshmisë së dhënë në senat, nga ish-drejtuesi i FBI-së, James Comey, i cili tha se lideri i Uashingtonit i kishte sugjeruar të pushonte cështjen e nisur mbi Michael Flynn.

Ky i fundit dha dorëheqjen nga posti i Këshilltarit të Presidentit për Cështjet e Sigurisë Kombëtare gjë që solli gjithashtu debate të shumta.

Megjithatë, pavarësisht të gjitha akuzave, Trump ka deklaruar edhe njëherë se cdo gjë që po thuhet është e pabazuar. Nëpërmjet postimeve në twitter, lideri i Uashingtonit nënvizon se bëhet fjalë për atë që ai e quan “gjueti shtrigash”.

/Oranews.tv/ 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close