Kuala Lumpur - Zjarr në një shkollë fetare, humbin jetën 24 nxënës dhe mësues
14/09/2017 - 9:43 Nga: Alba Kekezi

24 të vdekur është bilanci i viktimave të shkaktuara nga zjarri i rënë në një shkollë islamike në Kuala Lumpur të Malajzisë. 21 prej viktimave ishin studentë të moshës 13 deri në 17 vjeç, të cilët nuk mundën t’i shpëtonin flakëve që përfshinë godinën. Policia ka hapur tashmë një hetim për të zbuluar shkaqet e zjarrit ndërkohë që autoritetet ngrenë shqetësimet për sigurinë në të tilla godina.

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një shkollë fetare në Kuala Lumpur të Malajzisë. Dëshmitarë në vendngjarje raportuan se kishin dëgjuar thirrje për ndihmë nga brenda ndërtesës së përfshirë nga flakët, ku studentët kishin mbetur të  bllokuar nën grilat e dritareve metalike.

Sipas raporteve paraprake të policisë vendase, të vdekurit ishin 22 studentë të gjinisë mashkullore midis moshës 13 dhe 17 vjeç dhe dy anëtarë të stafit të shkollës fetare së Kuala Lumpurit.  Zjarri kishte filluar nga katet e dhomave të gjumit për t’u përhapur më pas në të gjithë ndërtesën.

Drejtori i departamentit të zjarrit dhe shpëtimit ne Kuala Lumpur tha për mediat se, fatkeqësisht kishte vetëm një hyrje e cila ishte e përfshirë nga flakët, kështu që studentët nuk mund të shpëtonin. Të gjithë trupat u gjetën të grumbulluar me njëri-tjetrin.  Autorietet thonë se kjo është një nga fatkeqësitë më të mëdha të shkaktuara nga zjarri në 20 vitet e fundit.

Sipas dyshimeve paraprake, zjarri mund të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër ose një spirale e ndezur kundër mushkonjave. Policia majlaziane tashmë po heton për të zbuluar shkakun e rënies së zjarrit që mori 24 jetë njerëzish. Ndërkaq, autoritetet vendase kanë ngritur shqetësime rreth masave të sigurisë në shkollat fetare private të parregulluara, pasi që nga viti 2015 janë regjistruar gjithsej 29 incidente zjarri.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Trafikantët e drogës-policit: Ju tregoj unë çfarë të bëni tani

Close