Fushata në Hungari - Zëdhënësi i Soros e cilëson fushatën e Orban si “Orët e errëta të Evropës”
12/07/2017 - 11:09

Në Hungari ka nisur fushata elektorale dhe në qendër të fushatës së Viktor Orban janë edhe sulmet ndaj George Soros, ku janë fokusuar edhe reklamat televizive si dhe billbordet e fushatës. Kryeministri hungarez shkruan “Mos e lër Sorosin të qeshë i fundit”.

Soros, një hebre i lindur në Hungari, kreu studimet në Britani dhe pas Luftës së Dytë Botërore ke emigruar në Shtetet e Bashkuara ku vuri një pasuri tejet të madhe. Ai ka qenë prej kohësh një kritik i zëshëm i politikave të krahut të djathtë të Orban dhe mbështet kufijtë e hapur për Evropën.

Michael Vachon, një zëdhënës i Soros, e ka quajtur fushatën e Orban “anti-evropiane”, duke thënë se ai paraqet pikëpamjet e miliarderit mbi emigracionin, duke e cilësuar këtë fushatë si “Orët e errëta të Evropës”.

“Javën e kaluar qeveria e udhëhequr nga Fidesz nisi një billboard mbarëkombëtar dhe fushatë televizive që kujton orët më të errëta të Evropës”, tha Vachon, cituar nga Reuters.

“Ksenofobia e regjimit hungarez dhe demonizimi i refugjatëve janë anti-evropiane,” tha ai.

Komentet e tij vijnë vetëm disa ditë pasi Lydia Gall e Human Rights Watch (HRW), tha se posterat në fushatë i ngjallin kujtimet e posterave nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore duke treguar ‘Jewish Laughing’.

Ndërkohë, fushata e Orbanit është kritikuar gjithashtu nga grupet hebraike, duke përfshirë Federatën e kongregacioneve hebraike hungareze (Mazsihisz), e cila i ka bërë thirrje kryeministrit hungarez që t’i japë fund asaj.

“Kjo fushatë, megjithëse nuk është hapur anti-semite, ka potencialin të ndezë emocionet e pakontrolluara, duke përfshirë antisemitizmin”, tha federata javën e kaluar.

Orban u përgjigj shpejt në një letër të postuar nga agjensia shtetërore e lajmeve MTI të premten, duke thënë se ishte detyra e tij për të mbrojtur hungarezët – duke përfshirë 100,000 hebrenjtë e vendit – nga migrimi ilegal.

“Personi që përdor pasurinë, fuqinë, ndikimin e tij dhe një rrjet të organizatave joqeveritare (OJQ) të financuara nga ai për të vendosur miliona emigrantë në Hungari dhe Bashkimin Evropian, e vë të ardhmen tonë në rrezik”, shkruan Orban.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Lista Serbe pret nga partitë shqiptare t’i bëjnë 51 vota për të siguruar votën e tyre

Close