Zbulohet shkaku i zjarrit masiv që shkrumboi pallatin 24 katesh në Londër
15/06/2017 - 20:17 Nga: Saimir Lleshi

Burri që dha alarmin për zjarrin masiv në kullën e Grenfell në Londër, është bërë i “gjallë”.

Ai është Behailu Kebede, nga Etiopia, i quajtur ndryshe si 999 u paraqit sot për herë të parë, ndërsa ishte ai që dha alarmin i pari natën e tragjedisë.

Më shumë se 100 persona dyshohet të kenë vdekur nga zjarri, pasi sot u dha lajmin se nuk ka më shanse për të gjetur të mbijetuar.

Shkaku i zjarri dyshohet të jetë frigorifer, i cili besohet se shpërtheu në katin e katërt të ndërtesës 23 katesh, ku banonte Kebede.

Zjarri u përhap me shpejtësi ndërsa vetë burri u largua në kohë.

Deri më tani, numri i viktimave është 17 të vdekur, ndërsa mbi 60 persona kanë mbetur të plagosur. Zjarri përfshiu të gjithë kullën brenda pak minutash.

Burri që dha alarmin

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Opposition front , DP and SMI demand the removal of the prime minister

Close