Hetimet - Zarfi bombë në zyrat e FMN në Paris ishte nisur nga Greqia
16/03/2017 - 19:57

Zarfi bombë që shpërtheu në zyrën e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Paris ishte dërguar nga Greqia.

Ministri grek i rendit, Nikos Toskas, ka deklaruar se si dërgues paraqitej zëdhënësi i Partisë Demokracia e Re, Vasilis Kikilias.

Toskas shtoi më tej se autoritetet greke po hetojnë sesi zarfi ka kaluar nga kontrollet e sigurisë në aeroportin e Athinës.

Persona ende të paidentifikuar dërguan sotnjë zarf me eksploziv në zyrat e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Paris, teksa personi që e hapi ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka alarmuar autoritetet e kryeqytetit francez, teksa njësi të shumta anti-terroriste mbërritën në godinën e institucionit ekonomik.

Nga të dhënat e deri tanishme, mësohet se personi që ka mbetur i plagosur nuk është në rrezik për jetën, por zyrtarët theksojnë se ai do të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, hetuesit kanë nisur menjëherë procesin investigativ për të mësuar më shumë rreth këtij rasti.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Vajza shkon në shkollë me protezë në këmbë, shokët e presin të lumtur

Close