Vritet “përsëri” Abu Bakr Al-Baghdadi
11/07/2017 - 17:16

Është folur disa herë në kohë të ndryshme që lideri i të ashtuquajturit Shteti Islamik se është vrarë.

Pak kohë më parë, ishte Rusia që tha se lideri i ISIS ishte vrarë në një kompleks ndërtesash në Raqqa.

Së fundmi, është Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) që deklaron se Abu Bakr Al-Baghdadi është vrarë.

“Ne kemi konfirmuar informacione nga udhëheqësit, duke përfshirë një nga radhët e parë, në [territorin Isis] në fshatin lindor të Deir Ezzor”, tha të martën, drejtori i grupit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Rami Abdulrahman për Reuters.

Nuk ka pasur konfirmim nga agjensia zyrtare e lajmeve Isis Amaq. Burimet e SOHR nuk thanë kur Bagdadi supozohej se ishte vrarë apo se si kishte ndodhur kjo.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Lista Serbe pret nga partitë shqiptare t’i bëjnë 51 vota për të siguruar votën e tyre

Close