Vizita e Trump në “zemër” të Islamit për të dhënë mesazhin e fortë
19/05/2017 - 16:45

Arabia Saudite ka përgatitur një pritje spektakolare për të mirëpritur Presidentin amerikan Donald Trump, duke injoruar shqetësimet në rritje rreth temperamentit të tij.

Trump do të rikonfirmojë të shtunën se Mbretëria Saudite është forca kryesore rajonale.

Zyrtarët sauditë thonë se vendimi i Presidentit amerikan për ta bërë Riadin stacionin e parë të turit të tij në shumë vende, dërgon një mesazh të fuqishëm duke nënvizuar ndikimin e Arabisë Saudite pas tetë viteve të marrëdhënieve të tensionuara midis dy vendeve kur në krye të Shtëpisë së Bardha ishte Barak Obamës.

Vizitat e shumta të Trump kanë në agjendë ambicioze që kanë për synim ta dëshmojnë si një udhëheqës global.

Së pari, ai do të mbajë një fjalim mbi Islamin në vendlindjes e fesë në Arabinë Saudite dhe më pas do të zhvendoset në Jerusalem dhe në Romë, kryeqendrat e dy feve të tjera monoteiste. Udhëtimi i tij do të përfundojë në një vizitë në NATO dhe në Samitin G7.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter