FBI nis hetimet - Virxhinia, arrestohet shoferi i makinës që përplasi turmën
13/08/2017 - 9:26

FBI-ja, Seksioni i të Drejtave Civile pranë Departamentit të Drejtësisë kanë hapur një hetim lidhur me goditjen e turmës me makinë gjatë një proteste të ndodhur dje kundër një demonstrate të nacionalistëve të bardhë në Sharlotsvil të Virxhinias.

Një grua humbi jetën ndërsa 19 persona u plagosën kur makina goditi turmën.

Pamjet janë të rënda.

Guvernatori i Virxhinias, Terry McAuliffe, tha dje se i vetmi mesazh për të gjithë supremacistët e bardhë dhe nazistët që erdhën sot në Sharlotsvil është “të shkojnë në shtëpi”

“Ju nuk jeni të dëshiruar në këtë shtet. Të keni turp,” tha ai. Ai ka shpallur gjëndjen e jashtëzakonshme “për të ndihmuar reagimin e autoriteteve shtetërore ndaj dhunës në tubimin e së djathtës alternativë në Sharlotsvil”

Përveç incidentit me makinë departamenti i policisë i Sharlotsvil tha se 15 persona ishin plagosur gjatë dhunës së shpërthyer në marshimin e të ekstremistëve të djathtë, informon BBC

Më vonë, policia e shtetit Virxhinia njoftoi për një helikopter të saj të rrëzuar në një zonë të pyllëzuar jashtë qytetit. Dy policë humbën jetën në këtë incident.

Helikopteri ishte pjesë e operacionit të monitorimit të përplasjes.

Arrestohet shoferi- Policia tha se kishte arrestuar shoferin e makinës, duke e identifikuar atë më vonë si James Alex Fields Jr, 20 vjeç nga Ohajo. Fields po mbahet si i dyshuar për vrasje të shkallës së dytë.

Protesta per heqjen e statujes- Në muajin prill, qyteti Sharlotsvil votoi për ta hequr statujën, një masë që po merret nga shumë qytete amerikane kundër përmendoreve të tilla të Konfederatës që i përkasin epokës së luftës civile. Që nga ajo kohë, qyteti Sharlotsvil ka qenë në shënjestër e nacionalistëve të bardhë

  Supermacistët e bardhë organizuan një protestë kundër planit për të hequr statujën e gjeneralit Robert E. Lee, hero i Konfederatës gjatë Luftës Civile. Ata hidhnin parulla të tilla si: “Jetët e të bardhëve kanë rëndësi,” si reagim ndaj organizatës “Jetët e zezakëve kanë rëndësi” e cila u krijua pas disa vrasjeve të afrikano-amerikanëve nga ana e policisë.

Në muajin prill, qyteti Sharlotsvil votoi për ta hequr statujën, një masë që po merret nga shumë qytete amerikane kundër përmendoreve të tilla të Konfederatës që i përkasin epokës së luftës civile. Që nga ajo kohë, qyteti Sharlotsvil ka qenë në shënjestër e nacionalistëve të bardhë

Shoferi i mjetit i cili goditi turmen

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close