Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë kritikuar referendumin në Turqi
17/04/2017 - 19:56

Monitorusit ndërkombëtarë e kanë kritikuar referendumin në Turqi, që i ka dhënë autoritete të reja shtesë presidentit të këtij vendi, Recep Tayyip Erdogan, duke thënë se fushata ishte udhëhequr në “terren jo të barabartë të lojës” dhe se numërimi i votave ishte përshkruar me procedura të vonuara të ndryshimit.

Mëtutje, në kumtesën e përbashkët të publikuar sot, observatorët e OSBE-së dhe të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, theksuan se korniza juridike për referendum “mbetej joadekuate për mbajtje të referendumit të vërtetë demokratik”.

Tana de Zulueta, shefe e misionit të Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut të OSBE-së, tha sot se referendumi i Turqisë nuk i ka plotësuar standardet ndërkombëtare.

Sipas saj, referendumi i ka shkelur përkushtimet e Turqisë për standarde të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe të Këshullit të Evropës, “lidhur me lirinë dhe barazinë në fushatë”.

Tana de Zulueta, po ashtu, ka thënë se retorika në fushatë ishte “dëmtuar nga disa zyrtarë të lartë që kundërshtarët e votës ‘po’ i barazonin me simpatizuesit e terrorizmit”.

“Në shumë raste, simpatizuesit për ‘jo’ janë ballafaquar me intervenime policore dhe përleshje të dhunshme në ngjarjet e tyre”, tha de Zulueta./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close