Mirëpriti emigrantët - UNESCO i jep çmimin e Paqes kryebashkiakes së Lampeduzës
19/04/2017 - 12:56 Nga: Alba Kepi

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Kulturën, Shkencën e Edukimin ka zgjedhur të vlerësojë sivjet me çmimin e rëndësishëm të Paqes, individë e organizata që kanë kontribuar në linjë të parë në përballimin e krizës së emigrantëve në Mesdhe, duke i shpëtuar jetën shumë prej tyre e duke u  dhuruar mikpritje e dinjitet.

Juria e “Houphouet-Boigny” e UNESCO-s ka vlerësuar sot me çmimin e lartë të Paqes, znj Giusi Nicolini, kryetaren e Bashkisë së ishullit të Lampeduzës në Itali.

Motivimi i këtij çmimi është se “Që prej vitit 2013 kur është zgjedhur kryetare e Bashkisë së Lampeduzës , Nicolini është dalluar për humanizmin e madh të saj, për impenjimin  konstant në administrimin e krizës së emigrantëve si dhe në integrimin e tyre, përgjatë proçesit të vështirë të mbërritjes së mijërave emigrantëve në brigjet e Lampeduzës o kudo tjetër në Itali.”

Gjithashtu me këtë çmim është vlerësuar dhe organizata humanitare franceze “SOS Mediterranee” për aktivitetin e tyre në asistencën ndaj personave në nevojë në detin Mesdhe.”

Çmimi i Paqes së UNESCO-s është ngritur më vitin 1989 me qëllim vlerësimin ndaj atyre personave e individëve që dallohen për punën e impenjimin e tyre në kërkim të paqes.

Me këtë çmim janë vlerësuar më parë personalitete si François Hollande, Nelson Mandela, Shimon Peres e Yasser Arafat.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close