Romë - U ndje keq pas kthimit nga Parisi, operohet Kryeminstri italian
11/01/2017 - 11:32 Nga: Alba Kepi

Kryeministri italian Paolo Gentiloni i është nënshtruar sot një operacioni koronar arterial në Spitalin Gemelli të Romës.

Burime nga ky spital informojnë se operacioni ka përfunduar me sukses dhe se Kryeministri italian gjendet aktualisht në repartin e terapisë intensive të pavionit të Kardiologjisë e do të qëndrojë për disa ditë i shtruar në spital.

Kryeminstri italian është ndjerë keq një natë më parë gjatë rikthimit të tij nga Parisi, ku u takua me Presidentin francez, François Hollande.

Ndërkohë që është anulluar takimi tij i programuar gjatë ditës së nesërme në Londër me kryeminstren britanike, Theresa May.

Operacioni koronar arterial të cilit iu nënshtrua Kryeministri italian, është kryer me teknikën angioplastike periferike në venat e gjakut të gjymtyrëve të poshtme dhe me anestezi lokale.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Vlorë, mbytet në kanal 57 vjeçari

Close