Turqia sot në referendum për kompetencat e Presidentit
16/04/2017 - 8:02

Në Turqi ka nisur votimi për referendumin, i cili do të përcaktojë rritjen ose jo të kompetencave të Presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Votimi parashikon ndryshime kushtetuese në 32 qytete në lindje të Turqisë, ndërsa në pjesën tjetër të mbetur procesi nis në orën 08:00 sipas orës lokale, raporton Agjencia Anadolu.

Deri më sot në Turqi janë zhvilluar 6 referendume për ndryshimet kushtetuese. Të cilësuar si “referendum” ata janë zhvilluar në vitet 1961, 1982, 1987, 1988, 2007 dhe 2010, ndërsa vetëm në atë të 1988-ës qytetarët i thanë jo ndryshimeve kushtetuese.

Sot shkohet në kutitë e votimit për herë të 7-të në referendum për ndryshimet kushtetuese prej 18 pikash të cilat synojnë të kthejnë sistemin e qeverisjes në “sistem presidencial”. Numri i votuesve të regjistruar në Turqi është 55 milionë e 319 mijë e 222 zgjedhës rezidentë në këtë vend. Ata do të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në 167 mijë e 140 qendra votimi. Ndërkohë 461 qendra votimi do të hapen edhe në burgje.

Qytetarët do të mund të votojnë me dokumentin e zgjedhjeve, nëse nuk e kanë atë atëherë do të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës duke treguar një mjet identifikimi, apo një dokument i lëshuar nga autoritetet në mungesë të dokumentit të identifikimit. 

Fleta e votimit përbëhet nga dy ngjyra, pjesa e bardhë është për “po”, ndërsa ajo ngjyrë kafe është “jo”. Fleta do të vendoset në një zarf të posaçëm me filigramin e “Komisionit të Lartë të Zgjedhjeve të Republikës së Turqisë”.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close