Stamboll - Turqia kërcënon për anulim të paktit migrator me BE-në
16/03/2017 - 11:24

Turqia, nëpërmjet zërit të shefit të diplomacisë, Mevlut Cavusoglu kërcënoi sot për anulim të njëanshëm të paktit migrator në mars 2016 me Bashkimin Evropian, që i ka mundësuar reduktimin në mënyrë të konsiderueshme të mbërritjes së migrantëve dhe refugjatëve në Evropë.

“Ne mund t’i japim fund kësaj marrëveshjeje në mënyrë të njëanshme. Nuk kemi informuar ende bashkëbiseduesit tanë evropianë, gjithçka mbetet në dorën tonë”, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu në një intervistë për stacionin televiziv 24 TV, në sfondin e tensioneve me disa vende të BE-së./Ata/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Basha: Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij

Close