Trump nën hetim
15/06/2017 - 9:57 Nga: Xhoi Zajmi

Presidenti Donald Trump po hetohet nga këshilltari special Robert Mueller për një shkelje të mundshme.

Lajmi raportohet nga mediat amerikane që gjithashtu shtojnë se zyrtarë të lartë të inteligjencës do të merren në pyetje intervistohen për të vërtetuar nëse Trump ka kërkuar përfundimin e hetimit mbi ish-këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare.

Robert Mueller po mbikëqyr kështu një hetim të FBI-së mbi ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar dhe çdo lidhje që Trump mund të ketë në këtë çështje.

Presidenti ka mohuar vazhdimisht se ka patur një bashkëpunim me Rusinë, duke e përshkruar hetimin që po zhvillohet si një “gjueti shtrigash”.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, marrja në pyetje lidhur me këtë hetim mund të fillojë edhe brenda kësaj jave, ndërkohë që zyrtarë anonimë janë shprehur për të përditshmet amerikane se hetimi ka nisur pak ditë pasi presidenti Trump shkarkoi ish-shefin e FBI James Comey.

Përpara kësaj, Trump kishte kërkuar nga Comey t’i konfirmonte se ai personalisht nuk ishte nën hetim. Nuk ka patur asnjë koment nga presidenti Trump deri më tani lidhur me raportimin më të fundit nga mediat amerikane.

Sidoqoftë, skuadra e tij ligjore është përgjigjur ashpër teksa e ka konsideruar këtë rrjedhje më të fundit të informacioneve si të pajustifikueshme dhe ilegale.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close