Tillerson në Doha për të zgjidhur krizën e Gjirit
11/07/2017 - 15:56 Nga: Saimir Lleshi

Është jorealiste nga Arabia Saudite dhe vendet e tjera arabe që të presin nga Emiri Katarit të përmbushë të gjitha kërkesat e tyre, ka deklaruar një këshilltar i lartë i Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.

Shefi i diplomacisë amerikane ndodhet sot në Doha në përpjekje për të zgjidhur krizën diplomatike midis Katarit dhe fqinjëve të saj, kriza më e thellë e 30 viteve të fundit.

Qëndrimi disaditor i Tillerson në rajonin e Gjirit synon ndërmjetësimin e një marrëveshjeje midis Dohas dhe Arabisë Saudite, Bahrejnit, Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Disa prej kërkesave mund të përfshihen në një marrëveshje eventuale, ka shtuar zyrtari amerikan.

Muajin e kaluar, katër vendet paraqitën një listë prej 13 kërkesash për Dohan, duke këmbëngulur që të mbyllë kanalin tv Al Jazeera, të prishë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, të mbyllë bazën ushtarake turke si dhe të ndërpresë të gjitha lidhjet me Vëllazërinë Myslimane, Hezbollahun, Al-Kaidën dhe grupin e Shtetit Islamik.

Katari ka mohuar financimin e terroristëve, por ka hedhur poshtë kërkesat, duke i quajtur ata një “sulm të paprovokuar mbi sovranitetin e Katarit”.

“Duke lexuar mes linjave, vendet bllokuese po kërkojnë që ne duhet të dorëzojmë sovranitetin tonë për t’i dhënë fund rrethimit, diçka që … Katari kurrë nuk do të bëjë,” tha shefi i diplomacisë së Katarit, Mohammed bin Abdulrahman al-Thani.

Refuzimi i Dohas për të pranuar kërkesat e tyre dëshmon se ka lidhje me grupet terroriste, thanë 4 shtetet në deklaratën e tyre javën e kaluar.

Komuniteti ndërkombëtar po humbet durimin me financimin e grupeve ekstremiste të Gjirit, tha këshilltari i komunikimit i Tillerson, RC Hammond, duke shtuar se të gjitha vendet e rajonit duhej të vepronin kundër financimit të terrorizmit.

“Kjo është një rrugë me dy kalime,” tha ai. “Nuk ka duar të pastra”.

Uashingtoni ka dërguar mesazhe të përziera për çështjen. Ndërkohë që Presidenti Donald Trump mbështeti bllokadën e Katarit në krye të Saudisë, Tillerson bëri thirrje për zbutjen e ndalimit.

Teksa Trump akuzoi Katarin për financim të terrorizmit, administrata e tij autorizoi shitjen e armëve me vlerë prej 21 miliardë dollarësh.

Në Katar ka më shumë se 10,000 anëtarë të shërbimit amerikan në bazën e Komandës Qendrore.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Lista Serbe pret nga partitë shqiptare t’i bëjnë 51 vota për të siguruar votën e tyre

Close