Tifozi 22 vjeçar hidhet nga tribuna 10 metra, vdes
17/04/2017 - 19:20

Një tifoz 22 vjeçar në Belgrano të Argjentinës është hedhur nga tribuna nga një grup huliganësh, duke përfunduar në vdekje klinike.

I riu Emanuel Balbo është përplasur në tokë, duke i shkaktuar “vdekje të trurit”, çka do të thotë se gjendja e tij është e ‘pakthyeshme”, konfirmoi zv/drejtori i spitalit të qytetit.

I riu u hodh nga tribuna të shtunën pasdite nga tifozët e Belganos në stadiumin “Mario Kempes”.

“Truri i tij ka vdekur. Familja e tij e di se nuk mund të ketë më kontakte me të”, tha mjeku. Përtej lojës së futbollit, ngjarja ka një sfond tjetër. I riu kishte njohur vrasësin e vëllait të tij gjatë një aksidenti, procesi për të cilin vazhdon.

Në momentin që 22 vjeçari ka hyrë në stadium, burri ka bërtitur sikur ai ishte tifoz i skuadrës tjetër. I riu është hedhur nga 10 metra lartësi.

 Shtypi argjentinas shkruan që policia lokale ka identifikuar 4 të rinj si përgjegjës për dhunën ndaj Balbos, ndërkohë që dy prej tyre janë arrestuar dhe rrezikojnë burgimin me disa vite burg.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Vajza shkon në shkollë me protezë në këmbë, shokët e presin të lumtur

Close