Taxhikistan - Thirrja e Presidentit: Hiqni mjekrat dhe hixhabet
11/07/2017 - 16:48

Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon, i bëri thirrje popullit të tij të mos mbajë mjekra apo hixhabe.

Rahmon tha se hixhabet dhe veshjet e zeza të grave nuk janë në përputhje me traditat e Taxhikistanit dhe se mjekrat nuk janë domosdoshmërisht reflektim i fesë.

Ai tha se taxhikët “duhet ta duan Zotin me zemër” dhe jo të kërkojnë drejtësi përmes atributeve të jashtme.

Taxhikistani, ish-republikë sovjetike, me 8.5 milionë banorë, është vend me shumicë myslimane.

Qeveria e Rahmonit vazhdimisht ka bërë përpjekje për forcimin e parimeve laike.

Ajo ka ndaluar shamitë në shkolla, ka ndaluar të miturit të shkojnë në xhami dhe ka detyruar mijëra studentë të kthehen në shtëpi nga shkollat islamike jashtë vendit./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Xhaçka pret homologun kosovar: Mbështetje për integrimin në NATO

Close