Tërmeti në Kinë, deri më tani 19 viktima dhe qindra të plagosur
09/08/2017 - 14:25 Nga: Xhoi Zajmi

Një tërmet me magnitudë 7 i ka marrë jetën të paktën 19 personave dhe ka plagosur 247 të tjerë në provincën jug-perëndimore të Sichuan në Kinë.

Mes viktimave, 6 mendohet të jenë turistë, ndërkohë që rreth 45,000 persona janë evakuuar nga zona.

Sipas Vëzhgimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, tërmeti goditi kryesisht pjesën veriore të provincës, ku banon një numër i vogël i popullsisë.

Tërmeti u shënua rreth orës 21:30 referuar orës lokale, rreth 300 km në veri të kryeqytetit të provincës Chengdu, ndërkohë që thellësia e lëkundjeve arriti 10 km.

Epiqendra ishte Jiuzhaigou, një zonë shumë popullore për turistët, ndërkohë që lëkundjet janë ndjerë deri në Chengdu dhe Xian, rreth 700 km larg.

Është raportuar gjithashtu edhe një lëkundje e magnitudës 6.6 në zonën e largët të Xinjiang, ku 32 persona kanë mbetur të plagosur. Sipas Administratës kineze të Tërmeteve, janë regjistruar më shumë se 1,000 tronditje të tokës, më e fuqishmja prej tyre me magnitudë 4.8.

Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për organizimin e shpejtë të përpjekjeve të shpëtimit, ndërkohë që ushtarë dhe forca të zjarrfikëses janë vendosur pranë zonave të prekura për të dhënë ndihmën e tyre. Sipas Komisionit Kombëtar Kinez për Reduktimin e Katastrofave, numri i viktimave mund të jetë 100, me rreth 130,000 shtëpi të dëmtuara. Provinca e Sichuan është e prirur ndaj të tilla tërmeteve. Më shumë 70,000 persona humbën jetën në lëkundjet e fuqishme të vitit 2008.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close