Të paktën 30 të vdekur nga vërshimet në Iran
16/04/2017 - 9:12

Nga vërshimet në një provincë në veriperëndim të Iranit, kanë vdekur të paktën 30 persona, ka raportuar sot televizioni shtetëror.

Zyra për Menaxhimin e Krizave ka thënë se 16 trupa të pajetë janë gjetur në qytetin Ajabshir, ndërkaq 14 të tjerë në qytetin Azarshahr.

Drejtori për Menaxhimin e Krizave, Khalil Saei ka thënë se punëtorët e Gjysmëhënës së Kuqe, ajroambulancat, policia dhe ushtria, janë duke ju ofruar ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet, të cilat u shkaktuan pas reshjeve të shiut, raporton Evropa e Lirë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Ja çfarë bën pastruesja kur pronarët nuk janë në shtëpi

Close