Tani mund të përdorni celularët tuaj sa herë të dilni jashtë vendit
15/06/2017 - 17:16

Tashmë askush nuk do të ketë nevojë që të marrë një numër të huaj sa herë të dalë jashtë vendit.

Një ligj i ri i BE ka hyrë në fuqi, i cili thotë se të gjithë qytetarët që udhëtojnë brenda Europës do të jenë në gjendje të telefonojnë, të shkruajnë dhe të lundrojnë në internet me të njëjtin cmim që paguajnë në shtëpi.

Pas akuzave të shumta për këtë gjë, Komisioni Evropian tha se kjo ishte ndër sukseset më të mëdha që ka arritur BE-ja.

Në shumë raste, përdoruesit përballeshin me fatura shumë të larta vetëm se kishin nevojë për të përdorur celularët e tyre jashtë vendit.

“Sa herë që një qytetar i Europës të udhëtojë jashtë vendit të tij, por brenda Europës për pushime, punë, studime apo thjesht për një ditë, ata nuk duhet të shqetësohen për përdorimin e celularëve apo faturat e larta që mund të marrin kur të kthehen në shtëpi,”  -tha një deklaratë nga Komisioni Europian.

Ndërkohë, ka më shumë se 10 vite që flitet për këtë gjë, dhe më në fund sot ka arritur të fuqizohet si rregull.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close