Samiti i Triestes - Merkel: Solidaritet me Italinë, ka bërë shumë për emigrantët
12/07/2017 - 20:14

Pak para nisjes së Samitit të Triestes për vendet e Ballkanit Perëndimir, u zhvillua një takim  mes Kancelares Angela Merkel, kryeministrit italian, Paolo Gentillioni dhe atij të Francës Emanuele Macron. Në përfundim, të tre dolën në një konferencë për mediat ku shprehën qëndrimet e tyre për emigrantët.

Kancelarja e Gjermanisë, Angele Merkel ka vlerësuar punën e bërë nga Italia për çështjen e emigrantëve. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, me dy presidentët, Merkel, që në mënyrë simbolike nisi edhe Samiti i Triestes, shprehu solidaritet me shtetin italian për politikat e emigracionit.

Merkel: “Italia ka bërë një punë të madhe për emigrantët dhe ne jemi në solidaritet me Italinë në politikat e migracionit. Të tre vendet tona duhet të përballen me emigracionin e paligjshëm përmes bashkëpunimit me Afrikën, veçanërisht në zonat si Nigeria dhe Libia.

Ndërkohë, presidenti Gentilloni tha se Italia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj sa i përket çështjes së emigrantëve, ndërsa kërkoi më shumë bashkëpunim.

Gentiolloni: “Italia ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj në ndihmën dhe mikpritjen e emigrantëve. Politika për emigrantët nuk duhet tu besohet vetëm disa shteteve, por të jetë e shpërndarë në të gjitha vendet e BE-së”.

Presidenti i Francës, Emanuelle Macron shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të marrë përgjegjësitë, por tha se nuk duhet lejuar emigrimi i paligjshëm.

Macron: “Ne nuk mund të pranojmë burrat dhe gratë të cilët për arsye ekonomike vijnë në vendet tona. Kjo kategori dhe ata që kërkojnë azil, janë dy realitete të ndryshme”.

Është parashikuar që në fund të takimit të firmoset marrëveshja mbi bashkimin e transportit si një prej rezultateve konkrete të këtij Samiti, si dhe pritet miratimi i planit të veprimit shumë vjeçar mbi hapësirën rajonale ekonomike të Ballkanit, që përfshin tregëtinë, investimet dhe integrimin dixhital.

I pranishëm në takim është edhe Kryeministri Edi Rama, i cili mori përgëzimet e Kancelares Merkel. “Përgëzojmë kolegun tonë shqiptar, Edi Rama. Shqipëria nën udhëheqjen e tij ka bërë progres”, uroi Merkel, kryeministrin me rastin e fitores në zgjedhjet e 25 qershorit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
ALUIZNI i vë shtëpinë në emër të vëllait, BOOM zgjidh problemin

Close