Jemen - Sulmohet anija me emigrantë, 31 të vdekur
17/03/2017 - 12:12

Të paktën 31 persona kanë mbetur të vrarë nga një sulm ndaj një anije që mbante emigrant somlezë.

Lajmi është konfirmuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Sulmi ndaj anijes me emigrantë ndodhi në brigjet e Jemenit, mbrëmjen e së enjtes nga një helikopter.

Rojet bregdetare thanë se refugjatët ishin duke udhëtuar nga Jemeni për në Sudan, kur u sulmuan nga një helikopter Apach pranë ngushticës Bab al-Mandeb.

Një prej marinarëve Ibrahim Ali Zeyad, tha se 80 refugjatë u shpëtuan pas incidentit.

Ende nuk dihet se kush e ka kryer sulmin, edhe pse koalicioni i udhëhequr nga Arabia është i njohur për fkluturimet me helikopter Apache pranë ngushticës Bab al-Mandeb, që lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit që mbart miliona fuçi naftë në ditë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Tahiri: Ekuilibrat e politikës së madhe çekuilibrojnë Shqipërinë

Close