Francë - Sulmi në aeroportin Orly, agresori dyshohet për lidhje radikale
19/03/2017 - 9:03

Prokurorët e anti terrorit në Francë janë duke hetuar për sulmin në aeroportin Orly të Parisit nga një person i armatosur, i cili u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë.

Zyrtaret thanë se Ziyed Ben Belgacem, 39 vjeç u vra të shtunën, pasi i mori armën një ushtari dhe tha se donte të vdiste në emër të Allahut. Ndërkohë me armën që i mori ushtarit mendohet se ai do të kryente edhe sulmin.

Më herët 39- vjecari kishte plagosur një polic gjatë një kontrolli rutine në periferi të Parisit e më pas ishte arratisur me një automjet të grabitur.

Autoritet franceze bënë me dije se agresori dyshohej për lidhje terroriste dhe shtëpia e tij ishte mes dhjetëra banesave të bastisura në nëntor të 2015-s pas sulmeve ku mbetën të vrarë 130 persona.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
“Fetucini me fileto pule dhe kerpudha”

Close