Afganistan - Sulm pranë një xhamie në Kabul, tre persona u vranë
15/06/2017 - 22:08

Të paktën tre persona janë raportuar të vdekur në një sulm në Kabul, në një zonë të dominuar nga pakica myslimanë shiitë.

Ministria e Brendshme e Afganistanit thotë se sulmi ka ndodhur në xhaminë al-Zahra, që gjendet në periferi të qytetit dhe është konsideruar si sulm terrorist.

Sipas BBC, mes tre viktimave është edhe një oficer policie, ndërkohë raportohet edhe për 10 persona të plagosur.

Sulmi vjen gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close