Sulm në stacionin e Milanos, autori simpatizant i ISIS
19/05/2017 - 15:24 Nga: Anjola Hamzaj

Një agjent policie e dy ushtarë janë plagosur gjatë mbrëmjes së djeshme në stacionin qendror të qytetit të Milanos nga një 20 vjeçar italian me origjinë nga Afrika e Veriut.

Siç duket edhe nga imazhet e publikuara nga policia italiane, forcat e sigurisë ka ndalur Ismail Hosnin rreth orës 20 të një nate më parë në brendësi të stacionit të Milanos për një kontroll rutinë dokumentesh. I riu  ka reaguar duke i goditur ata me thikë.

Fatmirësisht të 3 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Ismail Hosni, me nënë italiane e baba tunizian njihet nga drejtësia italiane për krime të lidhura me trafikun e drogës.

Autoritetet italiane po hetojnë mbi motivin terrorist pas këtij akti të dhunshëm të 20 vjeçarit. Në profilin e tij në Facebook është gjetur një video nxitëse e propagandës së shtetit islamik e postuar më datë 24 shtator.

Në përkthimin  nga gjuha arabe të komentit të 20 vjeçarit Ismail Hosni thuhet ;”Himni më i bukur i ISIS i dëgjuar në jetën time.” Profili në facebook i 20 vjecarit është bllokuar dhe antiterrorizmi italian po heton nëse ai kishte nisur një proces radikalizimi islamik.

Kreu i Policisë së Milanos Marcello Cardona ka deklaruar për mediat se “mbi këtë ngjarje për momentin nuk mund të themi asgjë, dhe nuk kemi elementë të mjaftueshëm për të lidhur aktin e tij me terrorizmin islamik.

“Po hetojmë mbi jetën e të arrestuarit edhe në nivel informatik.” Në momentin e arrestimin Ismail Hosni ka deklaruar se ndjehet i vetëm dhe i braktisur. Aktualisht ndodhet në burgun San Vittorio të Milanos me akuzën e tentativës së vrasjes ndaj një agjenti policie e dy ushtarëve italianë.

 

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Kënga bamirëse e artistëve për zjarrin në Londër thyen rekord

Close