Stërvitja dramatike, tanku qëllon ushtarakët
07/09/2017 - 17:09

Të paktën një ushtarak u vra dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur gjatë një stërvitjeje ushtarake në të afërsi të Shën Petersburgut në Rusi të enjten.

Incidenti dramatik ndodhi gjatë praktikës së synuar në një zonë zjarri në rajonin e Leningradit, konfirmuan zyrtarët lokalë ushtarakë.

Një predhë e shkëputur nga një tank ndryshoi trajektoren e synuar, u rikthye në tokë dhe shpërtheu afër pozicionit ku ndodheshin gjashtë ushtarakë.

Të plagosurit pesë janë dërguar në spital, tha deklarata, duke shtuar se një komision hetimor ushtarak është aktualisht në vendin e shpërthimit.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Atentat me armë në Lushnje, dy të vrarë e dy të plagosur

Close