Brexit - Shtyhet divorci Britani-BE, Juncker: Negociatat pas zgjedhjeve britanike
19/04/2017 - 17:39 Nga: Anjola Hamzaj

Presidenti i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker ka deklaruar se bisedimet e vërteta për Brexit do të nisin vetëm pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme të Britanisë së Madhe më 8 qershor. Konfirmimi vjen nga zëdhënësi i komisionit evropian Margaritis Schinas, i cili tha se Junker ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministren e Britanisë së Madhe Teresa May, menjëherë pas njoftimit të saj për zgjedhje të parakohshme të martën.

“Presidenti i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker dje zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministren e Britanisë së Madhe Teresa may. Pas bisedës së tyre, presidenti konsideron se negociatat e vërteta politike të nenit 50 me mbretërinë e bashkuar do të nisin pas zgjedhjeve të parakohshme më tetë qershor”, tha ai.

Schinas tha se Britania nuk do të ketë një rol në vendndodhjen e ardhshme  të agjencive me bazë në Londër e BE-së, duke kundërshtuar një zyrtar në Mbretërinë e Bashkuar që e tha këtë javë se çështja do të jetë pjesë e negociatave Brexit. I gjithë debati zhvillohet veçanërisht për vendndodhjen e Autoritetit Evropian Bankar dhe agjencisë për Produkte Medicinale Evropiane, dy organe të BE-së me bazë në Londër, për të cilat tha se vendimi për zhvendosjen e tyre apo lokacionin e ri do të merret nga 27 vendet e mbetura të Unionit. Gjithashtu, Margiritis tha se Komisioni Evropian  nuk do të ndërhyjë ne zgjedhjet britanike për shkak se janë “një çështje e brendshme e vendit.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close