SHBA - Shtëpia e Bardhë alarmohet nga një makinë, dyshohet se kishte bombë
19/03/2017 - 9:58

Shërbimet sekrete amerikane kanë ndaluar një i cili po drejtonte  makinën e tij deri në pikën e kontrollit drejt Shtëpisë së Bardhë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës dhe mendohet se brenda makinës ka pasur një bombë.

Nuk ka pasur ndonjë konfirmim që se është gjetur ose jo ndonjë mjet i dyshimtë, por menjëherë pas kësaj sigurimi i Shtëpisë së Bardhë ka qëndruar në gjendje gatishmërie.

Raportohet se  në kohën kur ka ndodhur ngjarja, presidenti Donald Trump nuk ka qenë aty.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close