Kinë - Shpërthim pranë një kopshti fëmijësh, 7 të vdekur
15/06/2017 - 14:20

Të paktën 7 persona kanë vdekur dhe 66 persona janë plagosur nga shpërthimi që u  shënua pranë një kopshti fëmijësh në Kinë.

Mes viktimave ka fëmijë dhe gra bëjnë të ditur mediat vendase ndërkohë pamjet dhe fotot nga vendngjarja janë të rënda.

Agjencia e lajmeve zyrtare kineze Xinhua tha se shpërthimi ndodhi pranë një kopshti në fshatin Fengxian të provincës lindore Jiangsu të Kinës.

Sipas autoriteteve, shpërthimi ndodhi rreth orës 16:50 (me oren lokale) në portën e kopshtit në çastin kur fëmijët po largoheshin nga ndërtesa.

Dëshmitarët thanë se panë viktima, por numri i saktë nuk është i qartë. Zyrtarët lokalë nxituan menjëherë për në vendngjarje. Shkaku i shpërthimit është ende i panjohur.

 

 

 

/Oranews.tv/ 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close