France - Me postë dërgohet letër bombë në zyrën e FMN-së në Paris
16/03/2017 - 12:40

Një letër bombë ka shpërthyer në zyrën e FMN-së në Paris duke shkaktuar plagosjen e personit që e hapi zarfin, bën të ditur policia.

Punonjësi i FMN-së ka plagë në fytyrë dhe në duar ndërkohë që stafi u evakua menjëherë.
Shefja e FMN-së Christine Lagarde dënoi “aktin frikacak të dhunës” kundër stafit të FMN-së.

Ndërkohë të mërkurën autoritetet gjermane çaktivizuan një paketë me eksploziv, që ishte dërguar në selinë e ministrisë së Financave, Wolfgang Schaeuble në Berlin.

Si dërgues i paketës, paraqitet një politikan i njohur grek, Adonis Georgiadis, nënkryetari i partisë më të madhe opozitare, Demokracia e Re.

Letra u dergua me poste- Lagarde tha në një deklaratë se FMN po punonte ngushtë me autoritetet franceze për të hetuar shpërthimin

Burime të policisë të cilët nuk duan të identifikohen i thanë gazetës Le Parisien se mund të ketë shpërthyer ndonjë fishekzjarre.

Letra është dërguar me postë por nuk dihet ende se kush është origjina

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Gjykata Speciale në Kosovë flet për arrestimet e para

Close