Itali - Shoferja kapet duke pirë cigare me djalin 8 vjeç në makinë, gjobitet
20/03/2017 - 10:26

Mund të duket e çuditshme por ky është legjislacioni italian. Edhe për mediat italiane ka qenë një surpizë, pasi raportojnë se ky është rasti i parë i zbatimit të ligjit të ri kundër pirjes së duhanit që ka hyrë në fuqi në 2016.

Pasditen e së shtunës, policia ndaloi për kontroll rutinë një automjet në periferi të Genovas, ku konstatoi një grua 33 vjeçare e cila po pinte cigare në mjetin ku ndodheshin djali 8 vjeç dhe bashkëshorti i saj.

Policia nuk e kurseu, por e gjobiti me 110 euro.

“Ky është rezultati i ligjit të ri për duhanin që ka hyrë në fuqi në janar 2016, por deri më tani aplikuar shumë pak herë për shoferët. Në Liguria për shembull, ky është rasti i parë” shruajnë mediat.

Legjislacioni parashikon ndalimin e pirjes së duhanit në makinë në praninë e një gruaje shtatëzënë ose një fëmijë; për shkelësit gjoba është 55 € nëse fëmija është mbi 12 vjeç, dhe dyfish gjobë nëse është më i vogël se 12 vjeç, siç ishte rasti në Genova.

Që të mos e shqetësojë fëmijën menjëherë sapo policia ka ndaluar makinën, gruaja ka zbritur dhe janë larguar pak metra nga mjeti, ku dhe oficerët i kanë komunikuar se ka shkelur ligjin.

Gruaja shtëpiake, nuk ka protestuar për gjobën, por ka kërkuar edhe falje për sjelljen e saj duke shpjeguar se nuk ishte në dijeni të këtij fakti.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur pak ditë më parë në Cattolica, në zonën e Riminit.

Policia rrugore kishte kapur në flagrancë një grua duke tymosur ndërsa drejtonte makinën dhe pas saj kishte djalin e vogël. Edhe në këtë rast gruaja u ndaluar dhe u gjobit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
A e dini se të hani sekrecionet e hundës është e shëndetshme?

Close