Barcelone - Shkon në 15 numri i viktimave nga sulmet në Spanjë
21/08/2017 - 16:34 Nga: Xhoi Zajmi

Policia spanjolle ka konfirmuar edhe viktimën e 15 të sulmeve në Barcelonë e Cambrils, i identifikuar si Pau Perez. Ai u gjet i therur për vdekje në sediljen e pasagjerit të makinës së tij, që besohet se është sulmuar nga Abouyaaqoub pas terrorit në Las Ramblas.

Ndwrkohw operacioni i kërkimit për drejtuesin e mjetit që vrau 14 persona në Barcelonë është shtrirë përqark Europës. Lajmi u përcoll nga zyrtarët katalanas, të cilët gjithashtu kanë konfirmuar identitetin e të dyshuarit si 22-vjeçari maroken Younes Abouyaaqoub.

Më herët, autoritetet deklaruan se nuk mund të përjashtohej mundësia që i dyshuari të kishte kaluar kufirin drejt Francës.

Pamje të reja nga kamerat e sigurisë në ditën e sulmit tregojnë Abouyaaqoub në tregun La Bouqueria, duke mbajtur syze dielli, ndërkohë që kalon përkrah njerëzve që largohen nga Las Ramblas.

Sipas shefit të policisë katalanase Jose Lluis Trapero, nga 12 të dyshuarit si pjesë e celulës terroriste që përgatiti sulmin në Barcelonë, vetëm Abouyaaqoub është ende i lirë.

4 persona janë arrestuar, 5 u vranë gjatë një sulmi të dytë në Cambrils dhe 2 sete me eshtra të gjetura në Alcanar do të identifikohen në vijim. Policia sakaq ka bërë thirrje për ndihmë në lokalizimin e Abouyaaqoub, ndërsa ka paralajmëruar se i dyshuari është i rrezikshëm e mund të jetë i armatosur.

Së fundmi është hedhur pista se një imam që jetonte në qytetin e Ripoll, rekrutonte të rinj për kauza ekstremiste. Imam Abdelbaki Es Satty mendohet të ketë qenë edhe organizatori kyç i celulës terroriste që kreu kasaphanën në Barcelonë. Policia spanjolle ka sugjeruar se Es Satty mund të jetë një nga personat e vdekur gjatë shpërthimit në një shtëpi në Alcanar.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Trade with foreign countries, INSTAT: Exports of construction materials and metals increased

Close