Itali - Shembet pallati në Napoli, dyshohet për 8 persona të bllokuar
07/07/2017 - 9:36

Një pallat 4-katësh është shembur në qytetin Torre Annunziata në Napoli të Italisë. Dyshohet se nën rrënoja janë 8  persona nga dy familje, ku mes tyre mendohet se ka edhe fëmijë.

Autoritet italiane po punojnë për nxjerrjen nga rrënojat të personave të zhdukur.

Agjencia e lajmeve ANSA citoi dëshmitarët të thoshin se nuk kishte shpërthim përpara rënies së pallatit mëngjesin e së premtes, por ata thanë se një tren mallrash kishte kaluar përpara shembjes.

Një prej dëshmitarëve ka deklaruar se nuk ka dëgjuar shpërthim, por vetëm zhurmën e shembjes së pallatit.

Përkohësisht është pezulluar edhe linja hekurudhore. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e arsyeve të shembjes së pallatit. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Ilir Zhilla i ftuar në Ora News

Close