SHBA sulm ndaj Koresë së Veriut? Trump urdhëron shqyrtimin e opsioneve
10/04/2017 - 17:24

Presidenti Amerikan Donald Trump ka kërkuar që të shihen mundësinë për ndërhyrje ushtarake ndaj regjimit të Koresë së Veriut për të shkatërruar programin e saj bërthamor.

Nga ana tjetër, Kim Jong është duke u përgatitur për një tjetër test bërthamor brenda 15 ditësh, kur edhe shënohet 105 vjetori i ditëlindjes së gjyshit të tij, Kim Il-sung, që konsiderohet si themeluesi komunist i Koresë së Veriut.

Presidenti i SHBA-ve ka urdhëruar nisjen e luftë-anijes “USS Carl Vinson” drejt Gadishullit Korean, që synon shfaqjen e forcës ndaj Koresë së Veriut.

Frika shtohen ndërkohë që Pheniani pritet të kryej një tjetër provë bërthamore si dhe përgatitjen e testit të raketës balistike ndërkontinentale, një lëvizje që përfshin në rrezet e veprimit Australinë dhe Shtetet e Bashkuara.

“Presidenti ka kërkuar që të jemi të përgatitur për t’i dhënë atij një gamë të plotë të opsioneve për të hequr këtë kërcënim ndaj popullin amerikan dhe aleatëve dhe partnerëve tanë në rajon“, ka thënë këshilltari për Sigurinë Kombëtare i zt. Trump HR McMaster.

Ai tha se Koreja e Veriut është angazhuar vazhdimisht në sjellje provokuese dhe se për zt.Trump, kjo “është e papranueshme dhe se ajo që duhet të ndodhë është de-nuklerarizimi i Gadishullit Korean”.

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson duke ilustruar me sulmet me raketa ndaj bazave ajrore siriane, tha se Shtetet e Bashkuara janë në gatishmëri ndaj regjimeve të papërgjegjshme.

“Mesazhi që çdo komb mund të marrë është; në qoftë se ju shkelni normat dhe marrëveshjet ndërkombëtare, në qoftë se ju bëheni kërcënim për të tjerët, në një moment ka të ngjarë që të merrni një përgjigje”, tha ai.

Ai shtoi se në kushtet e Koresë së Veriut, Uashingtoni ka qenë i qartë se objektivi mbetet që Gadishulli Korean të mos ketë armë bërthamore.

Koreja e Veriut ka organizuar pesë teste bërthamore, dy prej tyre vitin e kaluar, dhe imazhet satelitore sugjerojnë se vendi i vetmuar është duke u përgatitur për testin e gjashtë.

Pheniani zyrtar e konsideroi sulmin e SHBA-ve ndaj Sirisë si “akt agresioni të pafalshëm”.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close