SHBA, ringjallen debatet rreth simboleve të Konfederatës
16/08/2017 - 22:39

Ngjarjet e së shtunës në Sharlotsvill të Virxhinias kanë ringjallur debatet e vjetra rreth statujave dhe simboleve të tjera të Konfederatës. Shumë njerëz kërkojnë heqjen e këtyre simboleve, ndërsa shumë të tjerë thonë se historia nuk duhet të fshihet.

Në qendër të protestave dhe kundër protestave Sharlotsvill ishte çështja e heqjes së një statuje të gjeneralit Robert E. Lee të Konfederatës. Supremacistët e bardhë thanë se e mbajtën protestën për t’u shprehur kundër planeve për heqjen e statujës.

Ndërkaq, të mërkurën në orët e para të mengjesit, në qytetin Baltimore pranë Uashingtonit, u hoqën nga vendet publike disa monumente të Konfederatës.

Heqja e monumenteve u bë në errësirë dhe pa bujë. Punëtorët hoqën nga piedestalet një monument të madh të gjeneralit Lee dhe një tjetër që përkujton komandantin e ushtrisë së Konfederatës Thomas Stonewall Jackson.

Heqja e shpejtë e monumenteve vjen pak ditë pas tubimit të së shtunës, më i madhi i supremacistëve në një dekadë, ku morën pjesë gjithashtu neonazistë, skinheads dhe anëtarë të Ku-Kluks-Klanit.

Sipas revistës Slate, në SHBA ka rreth 13 mijë statuja dhe simbole të tjera të Konfederatës. Një prej tyre ndodhet fare pranë Uashingtonit, në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, në anën tjetër të lumit që e ndan kryeqytetin me shtetin e Virxhinias.

Po kështu në zona të tjera të Virxhinias ka shkolla që mbajnë emrin e figurave të Konfederatës.

Në të kaluarën, disa organizata janë përpjekur ta ndajnë emrin e Konferederatës nga skllavëria që ajo mbështeste dhe ta paraqesin thelbin e luftës mes Veriut dhe Jugut në shekullin e 19 si një luftë për mbrojtjen e të drejtave të shteteve dhe për vetëqeverisje.

Ushtarët e Konferedatës janë paraqitur nga këto organizata si heronj që luftonin me nder dhe me guxim përballë një ushtrie më të madhe në numër, ideale që admirohen dhe respektohen nga amerikanët./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. KENDVESHTRIM says:

    kjo perplasje ka dy mesazhe domethenie ,1 qe amerika perbehet nga gjitha kombesit ku interesat e gjitha kombesive ,nga jashte amerikes pasqyrohen ne te brenda ,2, interesat dhe politikat amerikane nga brenda per jashte ne zhvillimin e vet popmojne impulese pozitiviteti ose negativiteti jashte te cilat rikthehen brenda,ne zhvillime harmonie pozitiviteti ose negativiteti,me ter fuqin e mundesive,nje mesazh kam per te gjith ,o njerz largohuni nga padrejtesia,sepse qe nga krijimi e thene shkurt duken ne te vetem negativitet ,gjat gjith zhvillimit te vet,ne tere gjeresin e vet me elementet formues ne zinxhirin e saje te zhvillimit vet,shenjat e saje jane e urrjem te gjith.sepse zbeh perplas shkatrron dhe zhduk gjithcka,eshte sprova e humbjes te cilen djalli mallkuar armiku jon i perbashket kerkon te na humbe ne kete bote dhe boten tjeter,i cili na nxit veset tona [egon unin epshin per vepra te keqia] sikur gjith te shikonim veset tona ne raport me cfar thot i malli zot ,do mbeteshim gjith vellezer,ne kemi vetem nje armik te tijin djallin e mallkuar nje front lufte ,luften kunder egos,sejcili me veten e vet,te gjith e duam paqen per vete ndersa per tjeret luften qe ne te kemi paqe fuqi zhvillim lumturi ,por koha vertetoj qe ne te gjith ram ne kurthin e egos sone veprimeve tona ,sepse te menduarit folurit dhe vepruarit keq ndaj tjetrit ,eshte drejtperdrejte te mendosh dhe veprosh keq naj vetes sejcili ne vecanti dhe gjith ne pergjithesi,nderkohe qe ne per vete mendojme vetem mire dhe veten sejcili e don shume ,kete e tregon me se miri raliteti aktiv por e shpjegon me sakte dhe ne menyre precize ne cdo detaj kurani dhe syneti profetik ullezimi hyjnore ,si ullzim e meshire per mbare botnat treguesi me i mire i zgjilljeve te problematikave tona ,ku te urtit per gjat historis kan gjetur zgjillje miresi shpetim ky koment behet per hulumtuesit shkencore te fushave te gjeopolitikes dhe orientimit me respekt per kerkuesit shkencore

Komento

Read previous post:
Turizmi, Prefekti ngre problemin e ujit, stafit mjekësor dhe kullat e rojës

Close