Uashingtoni - SHBA paralajmëron Korenë e Veriut: Po na soset durimi
17/04/2017 - 11:31 Nga: Xhoi Malesia

Zv. Presidenti amerikan, Mike Pence, ka paralajmëruar Korenë e Veriut, duke u shprehur se durimit strategjik të ShBA-së, po i vjen fundi dhe se Uashingtoni në këto momente nuk po përjashton asnjë mundësi në lidhje me Penianin.

Qëndrimi i fortë erdhi gjatë vizitës së Pence në Korenë e Jugut, ku ndër të tjera, numri dy i administratës Trump, vizitoi edhe zonën kufitare që ndan dy vendet. Nga ana tjetër,Sekretari Tillerson, ka deklaruar se ShBA mund të ndërmarrë edhe veporime ushtarake parandaluese.

Gjatë vizitës së tij në Korenë e Jugut, zv. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, ka lëshuar mesazhe të qarta për koreano-veriorët, duke u shprehur se durimit të ShBA-së po i vjen fundi dhe se amerikanët tashmë po shqyrtojnë çdo mundësi për të neutralizuar veprimet provokuese të Penianit.

Numri dy i Uashingtonit i cilësoi të papranueshme testimet e njëpasnjëshme të rraketave balistike në Koreja e Veriut, ndërsa shtoi se administrata Trump është e vendosur për të vazhduar mbështetjen ndaj Koresë e Jugut. Pence u takua në Seul me Presidentin Huang Kyo-ahn, me të cilin ka disktuar rreth situatës së tensionuar në gadishullin korean. Palët ranë dakord që të vijojnë përpjekjet e përbashkëta për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.

Pence vizitoi gjithashtu zonën e çmilitarizuar, një zonë kufitare që vetëm emrin ka të tillë, pasi cdo ditë, ushtarët e dy shteteve shihen sy më sy në këtë distancë.

Më herët, një deklaratë për situatën në gadishullin korean pati edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson i cili tha se ShBA po konsideron edhe ndërmarrjen e veprimeve ushtarake me karakter parandalues ndaj Koresë së Veriut.

E ndërkohë, gjatë ditëve në vijim, zv. Presidenti Pence do të vijojë turin e tij në Azi dhe Australi, ndërsa do të vizitojë gjithashtu Japoninë, Indonezinë dhe Australinë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close