Sërish tensione SHBA-Kubë, përjashtohen 2 diplomatë kubanë
10/08/2017 - 11:28 Nga: Xhoi Zajmi

Uashingtoni ka përjashtuar dy diplomatë kubanë pasi stafi i ambasadës amerikane në Havana shfaqi simptoma fizike misterioze, sipas departamentit amerikan të shtetit.

Një zyrtar i qeverisë i cituar nga agjensia e lajmeve Reuters u shpreh se një pjesë e stafit të ambasadës amerikane pësuan humbje të dëgjimit. Mendohet se kjo mund të jetë shkaktuar nga një lloj pajisjeje sonike e vendosur jashtë shtëpive të diplomatëve.

Sipas zëdhënëses Heather Nauert, vitin e kaluar stafi i ambasadës amerikane ishte ankuar për këto simptoma të çuditshme. Edhe pse ato nuk ishin kërcënuese për jetën, Nauert zbuloi se disa persona ishin kthyer në SHBA si rezultat.

Ministria e Jashtme e Kubës është angazhuar në hetimin e këtyre pretendimeve. Zyrtarët e quajtën të pajustifikueshme shkarkimin e stafit kuban por shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar me Uashingtonin në sqarimin e situatës. Palët i rivendosën marrëdhëniet vetëm në 2015, pas 50 vitesh armiqësi mes dy vendeve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close